Lidhu me ne

Radar

Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë / SHBA i ka skeduar emrat, do goditet korrupsioni 30-vjeçar

Ngjela bën paralajmërimin e fortë/ SHBA i ka skeduar emrat, do goditet korrupsioni 30-vjeçar 

Avokati Spartak Ngjela vijon të jetë në zë mjaft kritik, ndaj politikës 30-vjeçare në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela paralajmëron se politika amerikane tani i ka të gjithë të korruptuarit e shtetit shqiptar të skeduar.

Sipas tij, publikimi i tyre, varet nga optika aktuale e politikës amerikane, por, e vetmja rrugë është nxjerrja në pahun e kohës e të gjithë krimit të madh antishqiptar që është bëre nga një bandë e madhe ogurzezë, kundër popullit shqiptar.

Ky që po kalojmë është një moment i rëndësishëm historik, për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Moment historik quhet segmenti kohor, kur ai vjen për të zhvendosur fatin e një populli, nga mjerimi në një ndriçim gjithëshoqëror.

Por, ky moment historik qëndron i varur vetëm pas kësaj pyetjeje:

A do të informohen shqiptarët nga politika amerikane, me kompetencë dhe autoritet njoftues, për të gjithë mënyrën që shqiptarët kanë qenë të detyruar të kalojnë, si pasojë e korrupsionit çnjerëzor?

Politika amerikane tani i ka të gjithë të korruptuarit e shtetit shqiptar të skeduar.

Publikimi i tyre, varet nga optika aktuale e politikës amerikane, por, e vetmja rrugë është nxjerrja në pahun e kohës e të gjithë krimit të madh antishqiptar që është bëre nga një bandë e madhe ogurzezë, kundër popullit shqiptar.

Dhe këta janë:

Vjedhës, injorantë, mjeranë, kërkues të pamendtë të asgjësë, të pasur që në fakt kanë kapur hiçin, të gëzuar e të pafestë, të varfër me para që nuk i pranon qytetërimi perëndimor – dhe, më në fund: të kapur si vjedhës që do të hyjnë me radhë në tragjeditë familjare që i gatuan vetë. Kjo është aradha e korrupsionit të lartë shqiptar në 30 vjet histori antikombëtare.”-shkruan Ngjela.

Më tej, avokati thekson se shqiptarët po presin goditjen e tyre, sepse korrupsioni i lartë në 30 vjet qeverisje ka përbuzur shqiptarët me një urrejtje primitive.

“Por kjo kohë tani, mbart me vete të vetmen shpresë për një histori kthyese që po presin shqiptarët: goditjen e tyre, sepse korrupsioni i lartë në 30 vjet qeverisje ka përbuzur shqiptarët me një urrejtje primitive, dhe, për faktin që këta të korrupruar kanë drejtuar gjithçka, ja çfarë kanë krijuar në Shqipëri:

Kanë sjellë varfërinë ekstreme të Shqipërisë;

Kanë krijuar me skemë të veçantë antishqiptare idenë që “ky vend nuk bëhet”, prandaj duhet ikur prej tij;

Kanë shkatërruar ekonominë me këtë qëllim;

Kanë shkatërruar arsimin;

Kanë stimuluar krimin dhe kanë krijuar partnereship me të;

I kanë dorëzuar shtetin krimit të organizuar;

Kanë shitur interesin kombëtar, sipas kërkesave të pushtuesëve të territoreve shqiptare;

Kanë bashkëpunuar me Beogradin, Athinën dhe Moskën kundër interesit kombëtar;

Nuk kanë pranuar bombardimin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës.

Ja, kjo është e vërteta që mban brenda vetes kjo kohë.

Por shqiptarët po e duan me kërkesë ekspozimin real të kësaj kohe të trishtë që kanë kaluar – emër për emër, për keqbërësit e tyre .

Ata po presin…”-përfundon postimin e tij avokat Ngjela.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Alma Bektashi flet për divorcin: S’jam as e para, as e fundit, jeta vazhdon!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një...

Mix19 orë më herët

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit...

Radar19 orë më herët

Deklarata skandaloze në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku...

Kryesore3 ditë më herët

Fjalia e Xhaçkës që shkallmoi çdo propagandë të PS!

Shkruar nga Irena BeqirajXhaçka dhe Rama Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të...

Mix3 ditë më herët

Cila nga shenjat e horoskopit tradhton më shumë?!

A është Dashi tradhtar? 34% e njerëzve të kësaj shenje tradhtojnë. A është Demi tradhtar? Shenja më sensuale, por që...

Radar3 ditë më herët

Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj parlamenti dëshmoi se mban...

Mix3 ditë më herët

Zbuloni 6 arsyet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose...

Mix3 ditë më herët

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të...

Mix3 ditë më herët

Bora Zemani dhe shtatzënia “fake” për klikime

Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On...

Mix3 ditë më herët

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe ndërsa ishte live në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”. Drejt saj...

Facebook