Lidhu me ne

Radar

A ka lidhje kërcitja e gishtave dhe kockave me artritin?

Gjithkush nga ne mund të ketë kërcitur gishtat apo kockat në pjesë të ndryshme të trupit. Shumë njerëz e lidhin këtë kërcitje me artritin. Studimet e mjekëve ortopedë bëjnë fjalë për një shifër mes 25 deri në 54 përqind të njerëzve në botë që kërcasin gishtat rregullisht. Meshkujt janë ata që kërcasin më shumë gjymtyrët e tyre se femrat. Por zhurmë në kërcitje, përveç gishtave, bëjnë edhe gjunjët, kyçet, qafën dhe pjesën e shpinës.

Por mjekët thonë se kërcitja e kockave nuk përfaqëson asnjë formë të inflamacionit apo artritit dhe nuk shkakton dëme të tyre apo gjymtyrëve. Sipas tyre, zhurma kërcitëse vjen nga lëvizja e tendinave ose muskujve në kocka apo nga plasja e bulëzave të nitrogjenit që formohen në hapësirat ndërlidhëse të gjymtyrëve. Shkencëtarët shpjegojnë se tendosja e muskujve dhe tendinave është një faktor kontribues për zhurmat kërcitëse të gjymtyrëve. Kjo shpjegon edhe kërcitjen që njeriu mund të dëgjojë në gjymtyrë sapo zgjohet nga krevati apo lëviz nga karrigia. Ndonjëherë, kërcitja e gjymtyrëve shoqërohet me dhimbje, pas dëmtimit të kërceve në mes të indeve dhe kockave që fërkohen me njëra tjetrën. Ekspertët rekomandojnë një vizitë tek mjeku në rast se zhurmat e kockave shoqërohen me dhimbje, vështirësi në lëvizje apo enjtje të ndryshme.

A shkakton artrit kërcitja e gishtave?

Gishtat janë ato që njeriu kërcet më shumë me vetëdije pavarësisht paralajmërimeve të nënave dhe gjysheve se kjo kërcitje do të shkaktojë dridhje të forta duarsh në pleqëri. Studimet kanë konfirmuar se kërcitja e gishtave nuk shkakton artrit në një periudhë të mëvonshme të jetës. Madje, sipas studimeve shanset e të prekurit nga artriti nuk ndikohen nga kërcitja e gishtave.

Por, ndonëse kërcitja e gjymtyrëve nuk shkakton apo nuk vjen nga artriti, sërish ajo përfaqëson një lloj rreziku për shëndetin. Në rastin e duarve, studimet kanë treguar se kërcitja kronike mund të shkaktojë inflamacion dhe dobësim të kockave dhe shtrëngimit të duarve.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook