Lidhu me ne

Aktualitet

“Prisni dhe shikoni”, Spartak Ngjela: Deputetët e korruptuar s’do lejohen të futen në Kuvend në shtator, do ketë arrestime në spektër të gjerë

"Prisni dhe shikoni", Ngjela: Deputetët e korruptuar s'do

“Të korruptuarit e niveleve të larta që kanë dalë deputetë në zgjedhjet e fundit elektorale, nuk mund të lejohen që të jenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.” Kështu shorehet avokat Spartak Ngjela në një reagim në rrjetet sociale teksa komenton arrestimet e fundit nga SPAK.

Ngjela shprehet se shqiptarët e ndershëm po presin vijimin e emërave për personat e korruptuar që do të dalin nongrata nga ShBA. Ai shton më tej se që nga ky muaj, kur filloi goditja që po vijon, e deri në fund të shtatorit, kuptohet gjithashtu se në Shqipëri do të ketë goditje antikorrupsion në spektër të gjerë dhe sipas tij, gjithçka ka lidhje me Kuvendin e ri, që pritet të mblidhet në këtë shtator.

Sipas Ngjelës, nëse të korruptuarit  do të hyjnë në parlament, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë me reformën antikorrupsion në Shqipëri.

Reagimi i plotë:

Koha e Shqipërisë dhe shqiptarëve po vjen, dhe historia e saj e fshehur dhe e grabitur barbarisht, po shfaqet dita-ditës.
Korrupsioni i lartë në Shqipëri, shihet se është trembur dhe po paguan kudo.
Mediat shqiptare të paguara për të nxirë Shqipërinë dhe përbuzur shqiptarët, kanë dhe pak kohë që të shiten. Pse, ju mendoni që gjithë ky mobilizim në korr i medias shqiptare për të nxirë Shqipërinë, është rastësi?!
Kjo lloj medieje është e paguar për të nxirë shqiptarët. Por nuk do të shpëtojnë.
Dhe jo vetëm këta.
l.
Historia e Shqipërisë do të marrë ngjyrën e të vërtetës, dhe brenda saj, shpejt do të goditën të gjithë keqbërësit. Madje, ajo ka filluar, sepse arrestimet e ditëve të fundit, kuptohet që janë në vetvete preludi i luftës antikorrupsion në Shoqëri.
Ata që shkatërruan Shqipërinë me urdhër nga pushtuesit e tokave shqiptare, në vitet 1992- 1996, nuk do të shpëtojnë dot.
Kurse, shqiptarët e ndershëm po presin vijimin e emërave për personat e korruptuar që do të dalin nongrata në Shtetet e Bashkuara, njëlloj si Berisha.
Këta janë i njëjti grup i errët antishqiptar i dokumentuar tashmë, por shqiptarët i duan këtas të jenë nongrarata në Amerikë, por nongrata edhe në Kuvendin e Shqipërisë, sepse janë shumë deputetë në mesin e tyre.
Procesi për të shpallur nongrata në Amerikë, individit e korrupsionit të lartë shqiptar, është pjesë e luftës antikorrupsion në Shqipëri.
Goditja që po bëhet në polici është një sukses i rëndësishëm.
Korrupsioni në polici ka qenë deri tani shpresa e familjeve mafioze të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri – ministra, kryeministra e kryetarë bashkish, në mbi njëzet vjet. Ju kujtohet mospranimin i policisë, me urdhër të Saliut, për të arrestuar autorët vrasës të 21 Janarit? Ja, ky është shembulli klasik kriminal i korrupsionit të lartë në Shqipëri.
ll.
Tani po kuptohet konkretisht se koha po e sjell progresin e vet goditës antikorrupsion, sipas skemës që kanë përgatitur institucionet e specializuara në Amerikë.
Në fakt, kjo është vetë rruga ku Shqipëria do të fitojë vendin e saj të merituar në histori, sepse shqiptarët, si popull i veçantë dhe më i vjetri në Ballkanin Perëndimor, janë aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në konfliktin politik Amerikë-Rusi.
Por krerët e korruptuar të politikës shqiptare janë të kapur nga Moska e Beogradi – dhe, pikërisht ky është sekreti i kësaj kohe, sepse këta krerë, pasi i vodhën shqiptarët, tani po kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë.
Në fakt, asgjë nuk mund të bëjnë dot: janë të gjithë të skeduar, dhe po kuptohet se janë nën kontroll.
Që nga ky muaj, kur filloi goditja që po vijon, e deri në fund të shtatorit, kuptohet gjithashtu se në Shqipëri do të ketë goditje antikorrupsion në spektër të gjerë. Dhe gjithëka ka lidhje me Kuvendin e ri, që pritet të mblidhet në këtë shtator.
Të korruptuarit e niveleve të larta që kanë dalë deputetë në zgjedhjet e fundit elektorale, nuk mund të lejohen që të jenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Nëse ata do të hyjnë në parlament, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë me reformën antikorrupsion në Shqipëri. Kurse, dihet se, pengesa për të qenë ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë, vjen normalisht sipas ligjit të dekriminalizimit, për të gjithë ata që do të shpallen nongrata në Amerikë; dhe, për të gjithë ata të tjerët, kundër të cilëve do të fillojë procesi penal, duke qenë të akuzuar për korrupsionin.
Ky është një proces që tani sapo ka filluar dhe që po spikat se është i menduar mirë.
Prisni dhe shikoni.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix11 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix11 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix11 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix11 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix11 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix11 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix11 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix11 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix12 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook