Lidhu me ne

Temporal

Faik Konica, Fan Nolit…

        Me rastin e kremtimit të Ditës së flamurit u poqa me shokun e vjetër, Peshkop Fan Nolin të cilin nuk e kisha parë disa vjetë. Fan Noli ( një njeri që ka lojtar një rol aqë të math në lëvizjen t’onë dhe është aq’i njohur munt t’i përmendet emëri pa nonjë titull si një fytyrë historike, pa hyrë në nonjë pakësim nderimi në këtë mungesë titulli), Fan Noli, thom, s’ka ndruar shumë. Heronjt’ e Homerit çkëmbejnë fjalët t’ashpëra, pastaj bashkoheshin, si më parë.

Sado që s’jemi si ata heronj, m’u kujtuan kur u poqa me një fytyrë me të cilën kam lëftuar aqë shumë kohë si shok, edhe pak kohë si kunërshtar. Me Fan Nolin merrem kurdoherë vesh më lehtë, se flasim një gjuhë: kuptohemi kur thomi se njeriu që shkruajti muzikën e Don Giovani-t bëri një punë më të madhe se njeriu që çpiku telefonin, ose kur thomi se Parthenon-i edhe Tarxh Mahal-i janë monumente më të lartë se kulla e Eiffel-it, e cila është njëmij këmbë e lartë. Fan Noli ësht edhe i ri: prova më e mirë është se ësht’ i zoti të qeshë. Në bëfshi mundimin të këndoni një letrë t’ime të botuar në numër të Janarit të së përkohëshmes Judge në Neë York, do të shihni se ç’kuptim të thellë i jep zotësisë për qeshje.

“Fan Noli jo vetem ësht’ i ditur në muzikë, po ka zotësin’ e rrallë të një stërvitë të tjerë n’atë mjeshtëri të bukur, dhe t’i stërvitë në pak kohë. Ç’humbje për Shqipërinë që një njeriu t’atillë nuk jipet rasti t’organizojë stërvitjen muzikale të popullit në shkolla të vendit! Ç’humbje që nuk jipet rasti t’organizojë nje Universitet popullor në Shqipëri, ku njerëz të pjekur të venë nj’a dy orë ditën të stërviten! Fan Noli është hequr nga politika edhe më tepër se sa jam hequr unë. Kuptohet se një njeri i mendjes ka nevojë për siguri dhe për dinjitet: po t’i jepeshin këto, do t’ish një fitim për Shqipërinë.

“…At Noli do të mbetet në histori të Shqipërisë si burri që arriu i pari, me hirë të vullnetit dhe të hollësisë së tij, të kllasi zyrtarisht gjuhën shqip në meshë. Dita që mëshoj për të parën herë është një ogur i bardh n’udhë të përparimit t’onë. Dhe as e harrojmë, as mund të lëmë të tjerët të harrojnë

Lesh-zi, me sy të mprehtë, një fizionomi të qeshur, gati të presë një shaka dhe t’a kthejë me uzurë, mendje-hapur, njohës i gjuhëve romane dhe skandinave, At Noli, nga kultura, nga mendësia dhe nga karakteri i tij më kujton shpesh kishëtarët e Përlindjes italiane.

MË TEPËR

Mix47 sekonda më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 minuta më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 minuta më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix12 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix13 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix13 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix13 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore13 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix13 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix13 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Facebook