Lidhu me ne

Radar

Malaj: Qeveria po fsheh borxhin për të shtyrë krizën financiare

Malaj: Qeveria po fsheh borxhin për të shtyrë krizën

Ish-ministri dhe eksperti i ekonomisë, Arben Malaj deklaron se qeveria po lejon grumbullimin e borxhit të fshehur nga institucionet shtetërore.

Duke folur për Euronews Albania, ish ministri i Ekonomisë, u bën thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Financave të ndërhyjnë menjëherë për mospagesat e borxhit, pasi kjo llogaritet si borxh i fshehur dhe vret ekonominë.

Sipas tij, përmes borxhit të fshehur qeveria po kërkon të shtyjë krizën por kjo vetëm sjell thellimin e saj dhe rëndon mbi financat publike dhe taksapaguesit.

“Nëse nuk merren masa që qeveria menjëherë të vendosë një bllokim të disa shpenzimeve dhe investimeve të panevojshme, atëherë duhet të kuptojmë se ndodhemi në një situatë e cila do ta godasë më rëndë ekonominë, papunësinë, varfërinë dhe stabilitetin e financave publike,” deklaroi Malaj.

“Kjo tregon se qeverisemi në mënyrë joprofesionale, deri diku dhe arrogante, nuk mbahen parasysh eksperiencat pozitive, nuk dëgjohen ekspertët në administratë, gjithçka vendoset nga lart dhe ne qeverisemi nga ministra kokëtundës që kënaqin kryeministrin më shumë si kokëtundës sesa si përgjegjës për mandatet që kanë kërkuar,” shtoi eksperti.

Malaj u shpreh gjithashtu se ekspertët janë të shqetësuar se “qeveria po abuzon me lehtësimin e rritjes së borxhit, kjo materializohet dhe në kërkesën publike të institucioneve ndërkombëtare, sidomos FMN që i ka kërkuar qeverisë shqiptare të fokusohet tek menaxhimi i pasojave pandemisë dhe i pastërmetit, të reduktojë rritjen e borxhit nga projektet e mëdha, Partneritetet Publike Private”.

Sipas tij, PPP-të në Shqipëri janë shpeshherë preferenciale, ku janë të qarta shenjat e korrupsionit.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook