Lidhu me ne

Radar

Çfarë arritjesh?/ Ngjela “masakron” Ramën, tregon pikat e dobëta të qeverisë

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna lajme bota, cna kronike,

Avokati Spartak Ngjela i ka dhënë një “shuplakë” të fortë sot kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se në dy mandate qeverisëse nuk ka asnjë arritje, përkundrazi sipas tij ka pasur vetëm stanjacion.

I ftuar në studion e News 24, Ngjela tha se deri më tani qeveritë e Ramës në dy mandatet e  para nuk kanë pasur asnjë arritje.

Çfarë arritjesh se s’kam dëgjuar? Ku në të gjitha fushat? Do thuash  çfarë? Ku di unë. Do thotë bëmë këtë, këtë, këtë. Është abstraksion. S’ka aritje. Staniacion. Pyetja ime është kjo, sa e blen këtë pas 8 vitesh. Sa e ke rrogën pas 8 vitesh? Me kë flas? Çfarë arritjesh?

Bluzat e bardha s’janë rritje rroge, janë impenjim ndaj një sëmundje që s’ka orë, punon jashtë orarit. Mësuesit patën vlerësim shumë të vogël. Nuk e përfill. Çfarë fitove në 8 vite? Bëra rrugë thotë ai. Po nuk më sollën lekë në xhep nuk vlejnë. Ky s’është shtet komunist. Ato bëhen në funksion të njeriut. Do më tregosh çfarë fitova unë, të bësh investime për të rritur mirëqënien. Çfarë fituan në 8 vjet? Ato rroga janë. Po të çojë shteti në 1 milion lekë rrogën minimale, tronditet gjithë tregu. Nuk e pompon paranë në treg kapitali, ai i fut në bankë. Staniacion, ka vijuar, por s’ka patur krizë.

Për krimin dhe korrupsionin s’kemi të dhënat. Do të dalin në fund të vitit. 2020 me 2021 të krahasojmë. 2020 ka qenë izolim, krimi ka qenë në izolim, s’ka patur hapësirë. Demokracia e liria sjellin krimin. Duhet të kesh fuqi ta eleminosh. Sa më e madhe e liria, aq më shumë krim. ’’- tha Ngjela.

Sa i përket qeverisë së re, Ngjela tha se fytyra e saj do të shihet nga ministrat.

Gjithashtu Ngjela u ndal edhe tek qeveria aktuale, për të cilën tha se “pika e dobët”, janë ministrat momentalë si anonimë që u bënë të njohur vetëm pasi i reklamoi Rama.

Sipas Ngjelës qeverisë i mungojnë akademikët.

Që të flas për qeverinë duhet të shoh ministrat. Po është me këta anonimët, se këta u njohën pasi i bëri ky. As sa Mao nuk kanë mend, leqë Mao ishte universal pavarësisht se ishte komunist. Mao kur bëri qeverinë e parë i la jashtë militantët. I thanë që po fut devijatorët, kundërshtarët vuri ky. E di sit ha Mao? Nuk kam çfarë bëj i tha, ata i njohin, juve jo.

Këta kryeministra, duke filluar nga Enver Hoxha në fazën e dytë e të tretë janë kundër botës akademike. Si mund të qeverisësh pa botë akademike. Ku dinë ata? Ata s’dinë ligjin. Këta janë kot. Ku ka pa bazë juridike në parlamentet perëndimore. A thonë do hyjnë në perëndim. Shih sa jurist e ekonomistë ka në parlamente? Nuk e mbajnë mësuesët e këta që thotë ai. Të shohim a do i drejtohet botës akademike, juristëve a ekonomistëve?”- theksoi Ngjela.

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore20 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix20 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook