Lidhu me ne

Radar

“Ka konflikt ruso-amerikan në Tiranë”, gazetarja i mbyll intervistën Ngjelës: Avokat nuk qenkeni në damar sonte

“Ka konflikt ruso-amerikan në Tiranë”, gazetarja i mbyll

Avokati Spartak Ngjela, i cili njihet si personazh kontrovers duket se e ka tejkaluar “cakun” me aludimet ndërsa ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Për këtë, gazetarja Juli Xhokaxhi e ka ndërprerë intervistën në ABC me avokatin.

Fillimisht, Ngjela komentoi deklaratën e zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar që dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Reagimi i fortë i SHBA, sipas Ngjelës tregon se në Tiranë kemi një konflikt të fortë ruso-amerikan.

Derisa hynë politika amerikane, ka ndërhyrje të huaja. Naivë jemi ne? Ka ndërhyrje të huaja. I ke parë ku ka ndërhyrë Rusia te ato shtetet e tjera? Nuk e di nëse ka ndërhyrë këtu, por skema është e njëjtë. Nëse ato që u ngjitën nëpër shkallë dhe t’i kapnin do i vrisnin. Derisa flet politika amerikane nuk ka lidhje aq shumë me Shqipërinë. Ka një konflikt të madh ruso-amerikan në Tiranë, e dini ju? Konflikti është i vërtetuar. E ka përmendur politika amerikane disa herë. Ky është fakt. Të shikojmë si do të precipitojnë ngjarjet” deklaroi ai.

Por përse SHBA është përqendruar te goditja e Berishës? “Është non grata. Nuk ka më besim. Ai nuk ka lidhje fare me Amerikën. Ai bën gjithë këto lëvizje, anti-amerikane. Duhet të rrijë i qetë, në punën e tij, i ka rënë halli dhe të shkojë ta zgjidhë me ligj. Është e turpshme. E gjithë revolta e Saliut është sepse është non grata”.

Po pjesa që e mbështet Berishën? “800 veta. Shqipëria është një vend i korruptuar. Ai është non grata. Fakti që është non grata, ka konflikt me politikën amerikane dhe nuk e zgjidhin revoltat në Shqipëri. Përse nuk e çoi në gjykatë amerikane aktin juridik? Se nuk kishte prova. Dështoi. E pe si dështoi herën e fundit”.

Si e parashikon avokat fundin? “Basha do të ngjitet lart, Berisha nuk ka ku të shkojë më poshtë, po vazhdoi do të ketë fund të dëshpëruar. Pushtetin juridik e ka Basha, ky (Berisha) ka çelësat e kashtës. Basha po rigrupon të djathtën, shumë mirë po bën. Nuk është vetëm Basha, por ka edhe përkrahjen amerikane. Berisha duhet të ikë në shtëpi” tha ai.

Por intervista nuk shkoi deri në fund ashtu sikur nisi dhe gazetarja e cila e ndërpreu duke i mbyllur fjalën në mes të bisedës avokat Ngjelës.

“Avokat natën e mirë, faleminderit për intervistën. Ishte kënaqësi. Nuk qenkeni në damarin e duhur sonte. Faleminderit. Vazhdojmë me informacione të tjera. Nuk mund ta vazhdoj më këtë lloj interviste” ishte përgjigja e drejtueses.

MË TEPËR

Mix45 minuta më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix48 minuta më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix50 minuta më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix53 minuta më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore58 minuta më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix1 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix1 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook