Lidhu me ne

Radar

Firmat në PD, Ngjela: Janë nul, kuvendi nuk do mblidhet. Basha të bëjë denoncim në SPAK!

Avokati Spartak Ngjela gjatë një interviste në “News24” deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është figurë anti-historike dhe se sipas tij synon destabilizimin e vendit.

Për Ngjelën firmat janë të pavlefshme dhe se sipas tij vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit.

“Të gjitha ata që merren me këtë janë falsifikator. Saliu e ka parim, vetëm gënjen. Këtu ka procedurë dhe ajo është statusi i partisë. Nëse nuk ecet sipas statutit të gjithë veprimet e tjera janë të pavlefshme. Përse nuk e dorëzojnë sipas statusit që kryesia të shikojë firmat të mbledhë Kuvendin? Sepse ato janë falco. Thonë se do të nxjerrin Komision, kë komision? Kjo që dëgjova është turp e dija që kështu do të ndodhte. Ne po e shohim si komedi ndërsa ata e ndjejnë si tragjedi”, tha Ngjela.

Gjatë intervistës, Ngjela theksoi se nëse nuk respektohet statuti atëherë çdo veprim është i pavlefshëm.

Sipas Ngjelës Kuvendi nuk do të mblidhet më 11 dhjetor, ndërsa thekson se do të shohim një komedi me këtë situatë.

Gjithashtu ai sugjeroi që kreu i PD-së Lulzim Basha të bëjë kallëzim në SPAK , pasi sipas tij firmat janë false dhe kjo është një vepër penale.

Pjesë nga intervista:

Kujtojmë se deklaruan se kush ka kuriozitet për të parë firmat lë të vijë në zyrën e z. Ndoka?

Ngjela: E shikoni që ky është shteti që ndërtoi Saliu…Pa dokumente, pa ligje , vetëm përpara me dy gishta…janë të gjithë gënjeshtarë.

Ngjela: Është figurë anti-historike e PD. Do ta dëgjoni sa ti dalin provat nga Uashingtoni dhe nuk po e lejon partinë të ngjitet drejt perëndimit. Nëse nuk paraqesin firmat brenda statutit është nul gjithçka…por po të isha unë kryetar partie do bëja denoncim në SPAK. Kemi të dhëna që kanë falsifikuar firmat dhe kjo është vepër penale, por e ka kryetari i partisë në dorë. Do ta çojë apo jo në SPAK. Vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit.

I sugjeroni Bashës të denoncojë në SPAK Berishën për falsifikim?

Ngjela: Padi penale në SPAK dhe ka marrë fund ajo. Nëse firmat janë false atëherë është korrupsion. Vetëm forca e ligjit rregullon sistemin.

Parashikoni se do të mbahet Kuvendi në 11 dhjetor?

Ngjela: Unë ju thashë se është komedi. Kuvendi nuk do të mblidhet. Nëse futet Rama në këtë mes atëherë kemi një nivel të ulët politik. Nuk është politikë kjo. S’ka lidhje Rama këtu.

Berisha duket i vendosur për të mbajtur Kuvendin Kombëtar me 11 dhjetor? Padia do ta frenonte?

Ngjela: Kjo padi e frenon, por problemi është se ai e di statutin dhe pse nuk e pranon. Por këtu ka forca amerikane, këtë e di mirë Saliu…

E keni ndjekur se ambasadorja amerikane Yuri Kim disa orë përpara se Berisha të mbante mbledhjen deklaroi se nëse nuk bashkëpunon, SHBA nuk do të pranojë një person non-grata. Si e shikoni këtë histori?

Ngjela: Gënjeshtër. Si del ambasadorja amerikane dhe flet në kokën e vet. Problemi qëndron që ata do të bëjnë një forum kot. Është një veprim i pavlefshëm. Me një letër që kërkon Basha, me një denoncim që i bën dhe mbyllet kjo histori. Berisha nuk ka dalë për të ndërruar kryetarin, do të bëjë sikur që të bëjë destabilizimin e Shqipërisë. E mbani mend çadrën, destabilizim e kishte. Kanë ardhur këtu oficerë rus , e pe si e morën për rreckash dhe e çuan në parlament , por ky nuk zë mend.

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook