Lidhu me ne

Kioske

“Basha nuk e ‘vrau’ Berishën, mori një vendim të vështirë për të shpëtuar PD nga ‘fundosja’”

Analisti Artur Zheji, i ftuar në rubrikën “Opinion” në ‘News24’, ka komentuar vendimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili përjashtoi nga grupi parlamentar, Sali Berishën. Ky vendim erdhi pas shpalljes së Berishës non grata nga ana e SHBA-ve. Zheji komentoi edhe zërat kundër këtij vendimi, që sipas tyre Basha kishte ‘vrarë babain e tij’.

Ndërkohë që Zheji theksoi se Basha nuk kishte ‘vrarë’ Berishën, por kishte marrë një vendim shumë të vështirë.

“Dialektikisht e prisja si vendim, por si imazh nuk e krijoja dot. Presioni i përshkallëzuar i SHBA-ve, përmes ambasadës së SHBA, kishin ndikim. Vendimi non-grata është e rëndë, pasi Berisha është cilësuar si cenues i sigurisë së SHBA. Mendoja se Berisha duhet të bënte 1 hap pas që t’ja bënte më të lehtë Basha. Në daljen e tij të parë dje Berisha ishte më i butë pasi tha se; Basha pati kërcënime dhe jo vetëm presione. Ai në logjikën e tij ka dashur që të mbrojë PD-në.”, tha Zheji.

Ndërkohë, pyetjes nëse ishte vendim i duhur i marrë nga zoti Basha, Zheji tha se Basha vendosi që të shpëtojë PD-në nga ‘fundosja’.

“Kam dëgjuar edhe shumë mjekë se mjekësia nuk është shkencë ekzakte. Edhe politika po ashtu. Ajo është interpretim dhe balancë interesash. Por çfarë do të ndodhte nëse Basha do të bënte atë që tha zoti Berisha?! Të jepte dorëheqjen. Do shpallte veten e vetë si të paaftë. Ose do të ishte pas kësaj ose Lulëzim Basha dhe PD aleate e SHBA, ose do të ishte aleate e Berishës. Ca do ndodhet ne PD? Do të ktheheshin ata që nuk merren vesh me njëri-tjetrin. Do kthehet vetë Berisha siç po kthehet tani. Do e zgjidhnin kryetar historik, dhe do na kthenin 30 vite pas. Kjo nuk është ‘atvrasje’, por është një vrasje duke të mburrur. Basha se vrau Sali Berishën, por ka marrë një vendim të vështirë për të ndarë Berishën nga PD në mënyrë që fundja e tij mos të ishte e PD. Një kapiten kur duhet të marrë një vendim të tillë, kur personazhi fundos gjithë anijen, atëherë do të marrë vet dhe të thotë; gjejmë një zgjidhje. Në këtë rast kjo është dilema. Nuk është vrasje, por zgjidhje e dhimbshme.”, pohoi ai.

Ndër të tjera analisti tha se me këtë vendim të Bashës, PD-ja pësoi një tërmet të madh, i cili do të sjellë edhe pasoja dhe se sipas tij situata do të jetë kaotike.

“Koha politike e Berishës ka ikur. Kjo tentativë do të shpërndajë disa benefite te disa njerëz të dështuar që duan të shpërndajnë marazin dhe dramën për përfitime personale. Por kjo dëmton Berishën, PD. S’mund të them se PD është në ditët më të mira, apo se Basha është më i fortë. Sot Basha është më i qartë. Sulmi që sot Berisha bëri në parlament kundër Bashës është një luftë e hapur që do të çojë në çarjen e PD. Do jetë një skenar që e kam të qartë por s’dua ta them para kohe. E shoh që do kemi dy parti demokratike. Një parti radikale, një ekstremiste. Nëse amerikanët do të reagojnë në mënyrë energjike, dhe ata që janë sot për ndonjë copë, do marrin dhe ata atë sinjal na SHBA. Do ishte mirë që të ndodhte e kundërta, të ishte një dhomë këshillimi e reflektimi. Që mos ta nxisnin Berishën për përplasje publike, por të kishte përplasje me dyer të mbyllura. Ne duam që t’ju japim më shumë sovranitet fals BE, për të na dhënë solidaritet dhe liri. Vend më sovran se Kina s’ka, por shko jeton aty! Aty ka dënim me vdekje. A jemi ne për të përballuar 97? Apo të sulmojmë Kryeministrinë në 98?! Ne e çuam këtë vend për lesh në 97-98. Ca do bëjmë ne, sovranizëm prapë? Janë teza emocionale dhe me formulime aty për aty dhe s’besoj se do të ketë jetëgjatësi politike. Do doja të gjeja pika pajtimi dhe harmonizimi të Bashës dh e Berishës, dhe jo se ku ndahen ata. Po të isha në jetë tjetër, pasioni im do ishte për të ndërtuar ura, për të bashkuar brigje. Lulzim Basha është më i qartë, PD pësoi një ‘tërmet’ të madh. ‘Tërmeti’ do të ketë pasoja, disa prej godinave do të shemben. Do jetë situatë kaotike. Shpresoj që Basha të rezistojë. Se di nëse do e bëjë deri në fund. Pjesa më e shëndetshme e PD, më e emancipuara do të gjejë identitetin e vetë. Më shumë se Flamur Noka dhe Lulzim Basha dhe Berisha, që është i mërzitur. Uroj që zoti Basha të ketë energji, për të qenë pjesë e të ardhmes. Berisha e ka të qartë skenarin, largimin e Bashës nga PD. Drejtimin nga ai vetë, apo të një kukulle. Kjo i krijon iluzion Berishës, duke qenë i rrethuar me një parti që do të ishte 100% Berishës. Por kjo nuk realizohet dot.”, theksoi Zheji.

Analisti tha se njeriu më i mërzitur për këtë vendim të Bashës, pas Berishës, është kryeministri Edi Rama. Sipas Zhejit, kjo tregon se PS-së i vjen koha për një reformim.

“Njeriu më i mërzitur pas Berishës, është Rama, pasi i vjen koha PS për një reformim. Pasi aty nuk ka asnjë fraksion dhe asnjë të pakënaqur. Gurë shahu që nuk flasin dhe nuk ankohen.”, tha ai

MË TEPËR

Kioske23 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar23 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore23 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix23 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix23 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar23 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix23 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix23 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix23 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook