Lidhu me ne

Mix

Pse jeni kaq të lodhur gjatë gjithë kohës?

Ka shumë arsye pse mund të ndiheni të lodhur, edhe nëse zakonisht flini për 7-8 orë. Nëse e ndjeni veten kështu, është e rëndësishme të zbuloni shkakun.

Mos e ka fajin gjendja juaj e humorit? Kjo mund të jetë e vështirë të kuptohet – a jeni të trishtuar sepse jeni të lodhur apo jeni të lodhur sepse jeni të trishtuar? A jeni në ankth sepse nuk keni energji dhe nuk mund të bëni gjithçka apo mungesë energjie sepse jeni në ankth? Ju mund të keni nevojë të flisni me një psikoterapist lidhur me këtë çështje.

Sidoqoftë, një pjesë e punës është identifikimi i shkaqeve të tjera të lodhjes. Kështu që, le të shohim disa prej tyre më poshtë:

Dieta

Këtu janë shkaktarët e zakonshëm që lidhen me atë që hani dhe pini.

Hani shumë pak: Disa njerëz ndjekin dieta të rrepta ose anashkalojnë vaktet sepse janë të zënë. Kini kujdes: Mungesa e ushqimit mund t’ju lodhë. Ushqimi është energji.

Hani shumë pak karbohidrate (ose shumë): Përsëri, ushqimi është energji dhe përfshin karbohidrate të shëndetshme. Nëse shpesh e anashkaloni mëngjesin, provoni të konsumoni diçka të shëndetshme dhe shihni nëse ndiheni më mirë në mes të mëngjesit sesa zakonisht.

Disa njerëz e teprojnë me karbohidrate si patate të skuqura ose bukë, të cilat gjithashtu mund të çojnë në lodhje.

Bëni ushtrime pa u ‘furnizuar’ fillimisht: Nëse nuk konsumoni mëngjesin dhe vraponi në palestër, mund të lodheni shumë lehtë më pas.

Dehidratim

A keni diarre? Ndoshta jeni duke humbur ujë, gjë që mund të çojë në dehidratim. Po kafja? Provat e fundit sugjerojnë se sasi të moderuara të kafeinës nuk janë dehidratuese, por ju mund ta teproni. Shumë kafe mund t’ju sjellin probleme.

Hekuri i ulët

Duke pasur shumë pak hekur në dietën tuaj mund të shkaktojë lodhje, veçanërisht nëse përfundoni me anemi, një gjendje kur keni shumë pak hemoglobinë ose jo mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut. Me anemi, qelizat e trupit tuaj nuk kanë mjaftueshëm oksigjen. Mund të keni lëkurë të zbehtë, dhimbje koke, marrje fryme ose marrje mendsh.

Cilësia e gjumit

Edhe nëse kaloni mjaft kohë në shtrat, mund të përfundoni të lodhur për shkak të cilësisë së dobët të gjumit. Ja çfarë kontribuon në cilësinë e ulët të gjumit.

Orari i parregullt: Mënyra më e mirë për t’u ndjerë të shplodhur është të shkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë. Nëse keni orare të çregullta gjumi mund të keni probleme me lodhjen.

Apnea e gjumit: A gërhisni? Kjo është një shenjë se keni apnea të gjumit, një gjendje në të cilën gjumi juaj prishet me intervale kur jeni duke marrë frymë. Ju nuk zgjoheni plotësisht – por përfundoni me një gjumë të cekët, më pak qetësues.

Ne priremi të mendojmë se apnea e gjumit është një problem vetëm për burrat që gërhasin me zë të lartë dhe bien në gjumë gjatë ditës. Por gratë gjithashtu mund të kenë apnea të gjumit.

Dhoma gjumi të zhurmshme: Edhe nëse nuk zgjoheni, trupi juaj regjistron zhurmë ndërsa jeni duke fjetur. Njerëzit të ekspozuar ndaj zhurmës së trafikut të natës kanë më shumë gjasa të kenë sëmundje të zemrës dhe të marrin ilaçe për gjumë, gjë që nuk ua kthen cilësinë e gjumit plotësisht. Pse? Zhurma ju mban në pjesën më të cekët të ciklit tuaj të gjumit dhe shkurton periudhat e mëvonshme kur pulsi dhe ritmi i frymëmarrjes ngadalësohen dhe ëndërroni.

Shkaqe të tjera përfshijnë: mungesën e aktivitetit fizik, humbjen e dëgjimit etj.

Probleme të tjera mjekësore

Është e rëndësishme të flisni me mjekun për lodhjen tuaj sepse mund të jetë një çelës për diçka tjetër. Sëmundjet e zemrës, hipotiroidizmi, diabeti, hepatiti dhe sindroma e lodhjes kronike mund të shkaktojnë lodhje të vazhdueshme.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix15 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix15 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix15 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix15 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook