Lidhu me ne

Kryesore

Berisha kërkon ndjesë publike për sjelljen e Bashës në krye të partisë dhe e quan “ish-kryetar”


Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një bashkëbisedim me anëtarët e PD-së në Tiranë. Momentet kulmore ishin kur ai e quajti Bashën ish-kryetar dhe kërkoi ndjesë publike që e ka mbështetur për t’u bërë kryetar.

Lulzim Basha në një akt të pashembullt të një shteti, diktatorial apo jo, pa pyetur asnjë njeri, del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës, duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD. Ai i futi një thikë pas shpine të gjitha forumeve të PD-së. Kujt i futi thikën tjetër ai? Ju, anëtarëve të PD. Vullnetit tuaj të shprehur në statutin e PD, të shprehur në delegatët, në forumet e partisë. Në Këshillin Kombëtar, te deputetët. Ai i asgjësoi të gjitha.

Prandaj ja ku jemi, por tani vendoseni veten në pozitat e dy zgjedhësve. Njëri prej tyre ka votuar PS, tjetri ka votuar PD-në. Votuesi i PS do i thotë atij të PD se këta të tutë qenkan pa parime, se këta i fusin thikën në shpinë tjetrit, se ai që keni votuar për kryeministër, nuk njeh sovranitetin dhe nuk respekton ligjet dhe rregullat e një vendi,” tha Berisha.

“Ne jemi mbledhur së pari për të kërkuar një ndjesë publike. Këto ditë kam takime me demokratë nga mëngjesi deri në darkë. Të gjithë më kanë thënë hapur se atë nuk e kemi dashur, por e kemi mbështetur sepse e mbështet Doktori. Ua them me sinqeritet absolut se me këtë përmasa nuk e njihja atë. Unë i kisha mbyllur hesapet dhe punoja nga mëngjesi deri në darkë vetëm për interesa të PD dhe të shoqërisë. Në 8 vite, ju garantoj se në 8 vite janë me gishtat e dorës njerëzit që kam promovuar apo lançuar në PD.

Por ka ndodhur një spastrim i heshtur i të gjithë atyre që kanë punuar me mua, por unë asnjëherë nuk i thashë. Çdo anëtar i PD-së duhet ta dijë se kam qenë përpara tij vetëm avokat i tyre. Nuk jam pajtuar asnjëherë, por si njeri i betuar që nuk do kthehem, isha betuar se njëri po mbetej, unë do isha i dyti. Unë nuk kisha projekt.

Për interes të karriges së tij, ai ka deklaruar te të huajt dhe shqiptarët se ‘unë nuk i marr vendimet, por i merr Berisha’,” tha Berisha.

MË TEPËR

Kioske1 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix2 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix2 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar2 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix2 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix2 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix2 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook