Lidhu me ne

Radar

Pfizer më e përdorura në Europë/ Shtetet e BP me ritëm të ngadaltë vaksinimi, vendet që kryesojnë

Pfizer më e përdorura në Europë/ Shtetet e BP me ritëm

Vendet e Ballkanit Perëndimor rezultojnë me ritëm më të ngadaltë vaksinimi, krahësuar me shtetet e tjera të Europës. Më pak se gjysma e popullsisë është vaksinuar të paktën me një dozë apo dozat e plota.

Serbia ka nivelin më të lartë, pasi ka vaksinuar të paktën 40% të popullsisë, ndërsa në fund të listës qëndron Bosnjë Hercegovinë me 13% të popullsisë vaksinuar plotësisht.

Kështu raporton “Open Data Albania”, ndërsa shton se Shqipëria ka vaksinuar plotësisht 25% të popullsisë dhe me një dozë 32% të saj. Në vendin tonë janë aplikuar dy nga vaksinat e njohur nga EMA, Pfizer dhe AstraZeneca, si dhe dy vaksina të tjera, Sptunik V dhe Sinovac.

Referuar të dhënave deri me datë 17 shtator, “ODA” thotë se vaksina e përdorur më së shumti kundër Covid 19 në Europë rezulton Pfizer, pasi 70% e dozave totale të shpërndara janë nga kjo vaksinë.

Ndërkohë 14% rezultojnë nga Astrazeneca, 13% nga Moderna dhe vetëm 3% Johnson and Johnson . Në vendet e Zonës Ekonomike Europiane janë shpërndarë në total 676 milion vaksina anticovid.

Gjithashtu konstatohet se shumica e shteteve të analizuara po përdorin vaksinat e pranuar nga EMA, përveç Hungarisë dhe Sllovakisë, të cilat kanë aplikuar dhe vaksina të tjera.

Në BE, Mbi 71% e popullsisë mbi 18-vjeç është vaksinuar plotësisht. Shteti që ka ecur me ritmet më të larta është Islanda me 90.5% të popullsisë të vaksinuar.

Më pas renditet Irlanda, Malta, Danimarka, Portugalia, Belgjikë, Norvegji, Spanjë dhe Francë, ku secila ka vaksinuar plotësisht mbi 80% të popullsisë.

Shtete që rezultojnë me progres jo shumë të lartë në vaksinim janë Bullgaria, Rumania, Letonia dhe Kroacia.  Ndërsa shtetet e tjera kanë vaksinuar të paktën gjysmën e popullsisë.

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore20 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix20 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook