Lidhu me ne

Kritike

O sa mirë me qenë shqiptar?! Në fakt, jo!

O sa mirë me qenë shqiptar?! Në fakt, jo!

Alfred Lela

Ka një ndryshim mes dy tribunave në stadiumet tona, të Shkodrës, Elbasanit, apo dhe më të riut, Arenës Kombëtare, asaj VIP dhe tjetrës përballë, apo siç njihej dikur, ‘20-shet’. Te sektori VIP është si të shohësh një film në kinema: qetësi, ndonjë duartrokitje sa me thënë, ndonjë koment me zë të lartë, dhe kaq. Çka mungon në pjesëmarrje e merr në ‘pordhë’: puro, pije, telefonë të shtrenjtë, telefonata edhe më të shtrenjta, dhe unione të së pazakontës, sepse sheh në të njëjtin vend njerëz në të dy anët e ligjit: ata që duhet ta mbrojnë dhe ata që e shkelin.

20-shet janë gjë tjetër. Aty ndodh Shqipëria e çdo dite. Nga të varfërit që mezi i kanë sajuar lekët e një bilete, deri te shtresa e mesme që nuk i duron dot pasanikët e VIP, por mund ta blinte edhe atje një biletë.

Në të dyja tribunat ke se çfarë vëzhgon, por 20-shet janë shumë më fun. Një adoleshent shante në shqip tifozët polakë, që as e dëgjonin dot, dhe ngrinte krahun në përshëndetje naziste duke pasë ditur diçka nga shkolla për Luftën e dytë Botërore dhe pushtimin e Polonisë nga Hitleri. Veshur mbante bluzën e Bayern-it të Munihut, lojtari kryesor i të cilit, Levandovski, luante në fushë për Poloninë kundër Shqipërisë së tij.

Si dhe të tjerë raste, ky djalosh përfaqësonte atë se në Shqipëri nuk shkohet në stadium për festën e lojës dhe as për skuadrën tënde, por për kundërshtarin. Linçimi i tij, më shumë se gëzimi për të tutë duket se e sundon ende tifozerinë tonë. Në një përpjekje të vazhdueshme për t’u identifikuar, jo nëpërmjet vetes, por dallimit, qoftë edhe të shpikur me tjetrin.

Dhe, kjo nuk është habi. Ndodh kudo. Futbolli është një sport i shumicës që projekton edhe qëndrimet sociale dhe politike të saj. Natyrisht, edhe të metat.

Siç ishin dje në stadium parullat kundër Serbisë, mbështetja në kor për UÇK-në, edhe në një moment aspak të duhur, si minutëheshtja për fizioterapistin e ndjerë të Kombëtares, Ylli Mihalin.

Mbi të gjitha këto sundonte kori tashmë i famshëm “o sa mirë me qenë shqiptar!”. Sa më takon, nuk më thotë asgjë. Për faktin e thjeshtë se ne nuk kemi asnjë kontribut në të qenët shqiptar. Eshte e gjitha një rastësi. Na ka rënë koka këtu dhe mund të na kishte rënë gjithkund. Të jesh krenar me një gjë te e cila nuk ke asnjë rol është naïve. Veç kësaj, jo të gjithë jemi shqiptarë. Kur themi shqiptarë duhet me pasë parasysh ato vetitë e racës të cilat i ngremë lart, si vetë ashtu dhe të tjerët. Për shembull mikpritja, besa, bujaria, trimëria, mençuria, e me radhë. Të fërshëllyerit dhe zhurmimi i himnit kombëtar të skuadrës kundërshtare, për shembul, nuk mund të konsiderohet mikpritje. Për të mos thënë se është një lloj pabesie ndaj atij që të ka ardhur në shtëpi.

Një shenjë të mungesës së trimërisë dhe të maturisë dëshmohet edhe te mospërballja me humbjen. Ashtu si për fitoren edhe për humbjen duhet dinjitet. Ajo çka ndodhi në stadium mbrëmje e së martës, me hedhjen e një breshërie shishesh mbi kokat e polakëve nuk është trimëri, por burracakëri.

Tregon madje mungesë mençurie. Sepse nuk pësuan gjë polakët, por shqiptarët. Si në imazh ashtu edhe në kosto financiare. Federatës do i duhet të paguajë një gjobë, stadiumit me gjasë të dënohet. Çka është më keq, shqiptari do vazhdojë të shihet si dele e zezë. Si dikush që nuk i repekton dot rregullat e fair play-t.

Çfarë vlere ka në raste të tilla kori “o sa mirë me qenë shqiptar!”?

Sidoqë të shkojë, dënimin nuk duhet ta mbajmë kolektivisht në formën e prishjes së imazhit etj. Federata e futbollit duhet ta lëvizë dhe ta menaxhojë siç duhet impiantin kombëtar të futbollit. Kontrolli policor për çakmakë para futjes në stadium dhe shitja e ujit dhe pijeve të tjera me shishe plastike brenda stadiumit, kur e di se turma e o-sa-mirë-me-qenë-shqiptarëve është ende e papjekur në kodet e sjelljes, është groteske.

Federata e ka fare të lehtë të administrojë pamjet e zonave nga ku hodhën shishet, të identifikojë autorët dhe t’i kërkojë Policisë t’i procedojë dhe, këtë e ka në dorë vetë, t’ua ndalojë hyrjen në stadium.

Për disa tifozë, të organizuar në shoqata zhurmëmëdha apo jo, një rast për të shkuar në stadium mund të jetë një mundësi për të shkarkuar testosteronin e tepërt dhe frustrimet e herës, por ngjarje të tilla kanë të bëjnë më shumë se me ta. Janë pronë e të gjithëve. Nëse tifozët e organizuar përdorin ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ duke folur në emër të të gjithë shqiptarëve, bëjnë mirë që edhe të sillen si shqiptarë të mirë.

Simbolet e kombit nuk janë për (sh)përdorim personal.  

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske5 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar5 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore5 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix5 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix5 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar5 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix5 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix5 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix5 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook