Lidhu me ne

Radar

Integrimi/ Bumçi: Rama është i kryeministri i parë që nxit urrejte ndaj BE-së

Integrimi/ Bumçi: Rama është i kryeministri i parë që

Bashkimi Evropian deri tani nuk ka dhënë as një sinjal pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Bisedimet për integrimin vijojnë ende të mbeten pezull.

Në një intervistë për RTV Ora, ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi u shpreh se kryeministri Edi Rama është i pari që po tenton të krijojë një urrejtje për BE-në. Sipas tij, Rama kërkon të fajësojë BE-në për mos çeljen e negociatave.

“Jo është një gjuhë e njohur e Kryeministrit që kërkon të fajsojë  BE, vendet anëtare, pse nuk janë hapur negociata për tetë vite. Jemi në një periudhë jo të re. As Nano, as Berisha, Majko dhe Meta nuk kanë pasur asnjëherë këtë gjuhë  ndaj BE. Rama është kryeministri i parë shqiptar që ka përdorur një gjuhë të ashpër, që nuk i përket shqiptarëve. Gjuha që përdor Rama është kërcënuese ndaj BE, dhe duke nxitur ndjenja anti-europiane. Rama e vë ‘topin’ te ata dhe asnjëherë tek vetja. Madje ka bërë kërcënime që Shqipëria kërcënohet nga radikalizmi islamik, e pavërtetë nuk ka një rrezik të tillë. Nuk mundet Kryeministri i vendit ta shfaq vendin e tij si një vend ku ka rrezik të islamizmit radikal,” tha Bumçi.

Ndër të tjera, Bumçi shtoi se Shqipëria ka pasur një mbështetje nga ndërkombëtarët. Sipas tij, raporti i KE-së ka zbuitur problemet që në fakt Shqipëria i ka të dukshme, duke përmendur këtu mungesën e gjykatave.

“Shqipëria ka pasur një mbështetje të jashtëzakonshme. Raportet e KE i thonë të vërtetat por kanë qenë shumë dashamirëse për të nxitur hapjen e negociatave. Kanë mbyllur dhe ndonjëherë sytë për fakte shumë të dukshme. Ca vende anëtare i kanë thënë si mundet që ju prodhoni një raport kur s’ka asnjë problem. Ne kemi problem të dukshme, s’kemi Gjykata. Komisioni ka arritur deri aty sa ti zbusë problemet. Merkel filloi procesin e ‘Berlinit’ që të motivonte vendet. Çfarë bëri Rama? Këtë dashamirësi të europianëve, e përktheu në një periudhë kur ne nuk bëmë asnjë hap përpara,” u shpreh Bumçi.

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix6 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi20 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi20 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix20 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix20 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske20 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook