Lidhu me ne

Mix

Sapo kam mbushur 40 vjeç. Ja 8 leksionet e jetës, që do të doja t’i kisha mësuar 10 vjet më parë

Sapo kam mbushur 40 vjeç. Ja 8 leksionet e jetës, që do të

Nga Jason Stahl

Kur po i afrohesha të 30-ve, bashkë me shefin tim në punë,patëm disa dreka epike ku biseduam shumë gjatë mbi jetën. Një ditë, ai më tha se kur të mbushësh 30 vjeç duhet të fillosh të jesh i përgjegjshëm. Nuk e mora seriozisht, por tani që jam 40vjeç, do të doja t`a kisha bërë. Ja 8 leksionet që kam mësuar tashmë, dhe që do të doja që dikush të m’i kishte shpjeguar 10 vjet më parë:

1. Ju mund të shiheni më rrallë me disa miq, por lidhja mbetet e fortë

Kam zbuluar se miqtë më të ngushtë të 20 viteve të mia të fundit, janë ata nga vitet e universitetit; një lidhje vërtet e përjetshme. Por, ndërsa jeta kalon edhe njerëzit ndryshojnë.Disa nga miqtë tuaj do të shkojnë të jetojnë diku tjetër, disa do të martohen, do të bëhen me fëmijë, dhe do të përfundojnë të zhytur në një lagje periferike.

Me kalimin e moshës, rrethi juaj i miqve të ngushtë do të tkurret gjithnjë e më shumë.

Por kjo nuk do të thotë që njerëzit që i shihni më rrallë, janë thuajse të humbur për ju. Kur takohemi pas shumë kohësh e nisim aty ku e kishim lënë. Duket sikur koha nuk ka kaluar kurrë.

2. Prindërit tuaj do të kenë nevojë për ndihmë

Prindërit e mi bëhen së shpejti70 vjeç, dhe shëndeti i tyre ka filluar të më shqetësojë. Ata vuajnë nga kolesteroli i lartë, dëgjimi i dobët, marrin çdo ditë shumë ilaçe, dhe vizitat mjekësore po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Është e rëndësishme të kuptoni historinë shëndetësore dhe mjekësore të familjes suaj, dhe të dini të gjitha informacionet përkatëse, në mënyrë që të mund të trajtoni çdo situatë mjekësore që mund të keni.

3. Një martesë ekstravagante është e mbivlerësuar

Dasmat sot mund të kushtojnë shumë. Shpesh planifikimi i një martese, shkakton stres si për nusen ashtu edhe për dhëndrin, por edhe grindje të shumta midis prindërve që paguajnë kostot. Nëse doni vërtet të martoheni, fokusohuni tek lista e të ftuarve, duke e reduktuar atë vetëm me njerëzit më të rëndësishëm.

4. Të jesh prind, është shumë më argëtuese sesa të jesh xhaxha i mirë

Kur lindi fëmija i parë i motrës time, unë e mbusha atë me dhurata. Edhe pas 11 viteve, ajo ende ka lodrën e parë që i bleva. Kjo prirje vazhdoi edhe me lindjen e nipit tjetër. Të qenit xhaxha sigurisht më përgatiti për atësinë time. Tani që jam baba, nuk mund t`a imagjinoj jetën pa djalin tim. Aventurat dhe lojërat tona janë të paçmueshme. Do të doja të ruaja çdo moment.

5. Është shumë më mirë të kesh më pak gjëra

Kur isha fëmijë vidhja gjithçka që gjeja në dhomën e hotelit (vite më vonë zbulova se babai im duhej të paguante për një telekomandë). Si redaktor në një revistë, mbaja një grumbull tëmadh gazetash. Pastaj lexova librin “Fuqia magjike e rregullimit. Metoda japoneze që transformon hapësirat dhe jetën tuaj” nga Maria Kondo. I hodha në kosh të gjitha ato gazeta, së bashku me shumë libra, DVD, rroba të papërdorura, pirgje me letra dhe shumëçka.Ndalova së ruajturi gjithçka që nuk më sillte gëzim.

6. Kujdesuni për trupin tuaj

Kam dëmtuar një kërc në njërën nga shpatullat e mia duke bërë kikboks, dhe në tjetrën duke luajtur volejboll. I kam gjunjët copë, por nuk po e heq dot barkun. Nuk dua të dukem një tip i palestruar. Thjesht dua të ndjehem rehat dhe komod brenda trupit tim. Kur isha gazetar në një revistë shëndetësore dhe fitnesi, kuptova që edhe pse mund të rikthehesh në formë në çdo moshë, është shumë më e thjeshtë të mbetesh në formë. Prandaj kujdesuni gjithmonë për trupin tuaj, që në rini!

7. Kini durim për karrierën tuaj

Unë jam një ish-student i Universitetit të Sirakuzës, dhe ndonëse punoj në media, disa supozojnë se unë kam mbaruar shkollën e famshme të komunikimit SI Nwhouse School of Communications. Nuk është kështu. Unë jam marrë me shitjet me pakicë. Kam dashur gjithmonë të bëhem shkrimtar dhe gazetar.

Tani jam dhe kam qenë i përfshirë në disa projekte vërtet fantastike: Kam shkruar një libër, bleva një revistë; madje fitova një çmim Emmy. Por, duke dalë nga universiteti pa përvojë komunikimi, isha në fillim shumë i disavantazhuar. Plus,kam pasur pak fat në karrierën time:Jam pushuar nga puna, kam pësuar ulje rroge, dhe kam përfituar asistencën në 7 raste të ndryshme.

Ndonjë herë, të priturit shansin e madh në një industri të vështirë si ajo e medias,ka qenë e vështirë dhe dëshpëruese si për mua dhe për gruan time. Por unë jetoj për atë lloj stresi:mbyllja e numri të një reviste natën vonë dhe netët pa gjumë për të përmbushur afatet, janë diçka që ia vlen vërtet.

8. Merreni seriozisht sigurinë financiare

Unë kam qenë gjithmonë i mirë në kursimin e parave, sigurisht kur i kisha. Por asnjëherë nuk kam rrezikuar për të pasur sa më shumë para,apo që t’i bëj që “të funksionojë” për mua. Nuk kam takuar kurrë një këshilltar financiar. Tani po përpiqem të lë diçka për pensionin tim, ndërsa në të njëjtën kohë po përpiqem të balancoj shpenzimet aktuale. Mësimi:asnjëherë nuk është shumë herët për të menduar për të ardhmen. / “Business Insider” – Bota.al

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix16 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix16 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix16 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix16 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix16 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook