Lidhu me ne

Mix

10 analizat shëndetësore që gratë mbi 40 vjeç duhet të kryejnë

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton. Akoma më të shumtë janë ata që evitojnë takimin me doktorin si të ish një sëmundje e keqe. Kontrollet e rregullta mjekësore janë të rëndësishme për çdo moshë por, sipas të dhënave pas të dyzetave ato bëhen të domosdoshme. Në këtë moshë, si burrat ashtu edhe gratë sëmurën me shpesh dhe më shumë.

Femrat mbi 40 vjeç duhet të kryejnë menjëherë

Kontrollet e gjirit: Gratë mbi 40 vjeç duhet të kontrollojnë rregullisht gjendjen e gjirit të tyre për të parandaluar sëmundjen e kancerit të gjirit. Diagnostikimi i hershëm i gjendrave shpëton jetë.

Mamografia: Mamografia është një instrument i rëndësishëm për diagnotsikimin e kancerit të gjirit dhe parandalimin e përhapjes së tij. Çdo grua mbi 40 vjeç duhet ta bëjë atë.

Analiza e glukozënë gjak
Nëse jeni të predispozuar të prekeni nga diabeti, atëherë duhet të bëni analizat çdo tre vjet. Për fat të mirë mjafton një analizë urine ose gjaku për të kontrolluar nivelin e glukozës në gjak.

Niveli i kolesterolit: Sëmundjet e zemrës dhe ishemisë janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve të parakohshme. Sipas informacioneve, që nga mosha 20 vjeç një vajzë duhet të masë nivelin e kolesterolit çdo 4 deri në 6 vjet. Pas moshës 45 vjeçare, niveli i kolesterolit duhet testuar çdo një vit sepse rreziku i sëmundjeve të zemrës bëhet më i lartë me kalimin e moshës.

Tensioni i gjakut: Shanset që një grua të vuajë nga tensioni i gjakut rriten ndjeshëm pas menopauzës. Prandaj është e rëndësishme që tensioni të monitorohet vazhdimisht. Nëse tensioni është më i lartë se 140/90 mm Hg atëherë duhet të konsultoheni me një mjek.

Tumori i zorrës: Nëse dëshironi të mbroheni nga ky kancer vdekjeprurës atëherë duhet të filloni analizat e rregullta përpara se të arrini 50 vjeç. Rreziku është më i lartë për njerëzit, të afërmit e të cilëve janë prekur nga kjo sëmundje apo për ata që preken rregullisht nga inflamacioni i zorrëve.

Dendësia kockore: Gratë janë më të rrezikuara nga osteporoza ose frakturat e kockave. Kjo ndodh sepse me kalimin e moshës niveli i estrogjenit në trup bie. Ky hormon luan një rol mbrojtës për kockat e një gruaje. Për pasojë është e një rëndësie të veçantë që një grua mbi 40 vjeç të kryejë analizat e dendësisë kockore.

Kontrolli i lëkurës: Gratë që ekspozohen shumë në diell, ato me lëkurë të çelët ose ato që në historikun familjar kanë raste të kancerit të lëkurës janë më të rrezikuara nga kjo sëmundje. Ajo diagnostikohet lehtë nëpërmjet një takimi tek mjeku.

Kontrolli i syve: Gratë në moshë preken më shumë sindroma e syrit të thatë, glaucoma, apo perdja e syrit. Kontrolli i syve është shumë i rëndësishëm pas kësaj moshe. Mos harroni që shumë sëmundje të syve nuk shfaqen me simptoma paralajmëruese.

Kontrolli tek dentisti: Një grua duhet të bëjë kontrollin e gojës tek dentisti minimalisht një herë në vit. Në këtë mënyrë ju mund të mbroni dhëmbët por edhe të parandaloni sëmundjet e gojës. Gratë që pijnë duhan ose pijnë shumë alkol janë më të rrezikuara nga këto sëmundje.

MË TEPËR

Letersi10 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi10 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix10 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix10 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske11 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar23 orë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix23 orë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix23 orë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal23 orë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook