Lidhu me ne

Kioske

Mezi pres të iki. Ose do iki nga mendja, ose do iki me maune në Angli!

Vend i poshtër/ Qeveria rrit naftën, ne rrisim p*rdhët
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Bledi Mane

* Plaka më tha në telefon të flakja plehërat se ajo gruaja që na pastron shtëpinë nuk erdhi sot ngaqë ka shumë trafik dhe urbani i Shkozës ka mbetur i bllokuar. Unë zbrita poshtë te garazhi me qesen e zezë në dorë, i hipa makinës, eca 60 metra nga pallati ynë dhe nga dritarja e makinës flaka plehërat aty afër kazanëve ngjyrë portokalli.

Pastaj mora çunat në telefon të bënim xhirro nga Blloku, por motra ime që sapo kishte dalë nga parukeria më kërkoi ti nisja një taxi se nuk nxirrte dot makinën e saj. I ishte bllokuar mu para parukerisë te rruga e Elbasanit ngaqë kishte trafik edhe andej.

Plaku ndërkohë na niste në “whats app-in” e familjes foto ku dukeshin të dyja krahët e autostradës të bllokuara nga makinat. Kishte mbaruar drekën me shokët në Durrës që në orën 6 por dy orë qëndronte i bllokuar në trafik. Në trafik qëndronte e bllokuar edhe plaka ngaqë kishte shkuar me tezen në aeroport të përcillnin kunatën e dajës për në Belgjikë. E donin shumë njëra-tjetrën sa gjithë rrugës kishin qarë të treja por ngaqë u bllokuan 80 minuta në trafik u ishin tharë edhe lotët madje kishte humbur edhe fluturimin kunata e dajës. Unë u futa andej nga “Myslym Shyri” se është një kalimshe kur më kapi syri nga vitrina e butikut “Marinella Bertolluci” një super bluzë ngjyrë varaku dhe me një kafkë të madhe me xixa. Ndeza bllokazhin, u futa në dyqan të provoja bluzën dhe nuk u vonova më shumë se çerek ore kur ç’të shikoj, rradha e gjatë e makinave dhe boriet të çanin trapin në rradhë pas makinës time.

I dhashë gaz por u bllokova përsëri se një grup i madh njerëzish me biçikleta po protestonin te karburanti në të majtë. Në duar mbanin pakarta të çuditshme:

“Rrisni çmimin e naftës çdo muaj”,

“Më pak makina në rrugë, më të shëndetshme mushkëritë e Tiranës”.

Më iku petlla kur nuk hapnin rrugë këta pabuksa me biçikleta të lodhura ndërsa telefoni im nuk pushonte. Çunat më merrnin një e nga një dhe më tregonin se në Bllok kishte dalë me makinë edhe ajo bjondja e “Përputhen” që kam fiksim unë dhe me xhamat hapur, me muzikë me zë të lartë bënte xhiro. Më duket se i kishte blerë makinë të re ai barkderri, shoku i plakut tim që e gjuante kur ishim në plazh në Bodrum të Turqisë.

Bjondja vinte vërdallë me makinë nëpër Bllok e ndjekur nga 3 makina të tjera me targa angleze ndërsa unë vazhdoja i bllokuar mes protestuesve…

Ja pse e urrej Shqipërinë dhe mezi pres të iki. Ose do iki nga mendja, ose do iki me maune në Angli!

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook