Lidhu me ne

Kioske

Gafa e rëndë, ( me dashje ) e opozitës me Eurobondin

Nga Klodian Tomorri

Abstenimi i opozitës në votimin e projektligjit për Eurobondin është gabim i rëndë politik. Justifikimi se nuk mund të votohet kundër marrëveshjeve ndërkombëtare është i rremë. Eurobondi është një operacion i pastër tregtar dhe nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare.

Justifikimi tjetër se edhe në 2015-ën opozita nuk ka votuar kundër sërish nuk qendron. Në 2015-ën opozita nuk mori pjesë fare në votimin për Eurobondin. Bojkoti është një veprim shumë më i fortë se abstenimi. Sepse në bojkot ti nuk merr pjesë në vendimarrje, ndersa me abstenim njeh vendimarrjen dhe thjesht tregohesh neutral ndaj saj. Pra nuk ke kundërshtim.

May be an image of text that says "Pershendetje; per kujtese per votimimin; 1. Projektligji per Eurobond, votimi Pro; 2. Projektligji per huane e OSHE, Abstenim; 3. Projektligji per buxhetin faktit, Kunder; 4. Projektvendim per ngritjen e komisionit hetimor per inceneratoret Pro sipas propozimit te PD Me falni, ka nje gabim; eurobond Abstenim 17:49 18:01"

Tani pse është gabim i rëndë politik? Nese ka një ligj, ku opozita është e detyruar të votojë gjithmonë kundër qeverisë, ai është buxheti dhe paketa e drafteve të lidhura me të. Eurobondi është pjesë e buxhetit, sepse praktikisht është operacion i financimit të deficitit.

Nëse një opozitë nuk voton kundër paketës së ligjeve të buxhetit atëherë ajo bëhet automatikisht pjesë e qeverisë, ose shtojcë e saj. Në praktikën e demokracive të konsoliduara, opozita jep votë për buxhetin vetëm kundrejt marrëveshjeve, ku ajo përfiton diçka tjetër në këmbim.

Për shembull republikanët në SHBA bien dakord të rrisin kufirin e borxhit, vetëm nëse demokratët pranojnë në këmbim uljen e taksave. Apo anasjelltas. Pra është trade-off i pastër politik. Ti cedon tek një parim i yti, por avancon një çeshtje tjetër. Por të mos i biesh buxhetit kokës, kur nuk ke marrë asnjë përfitim, është autogol politik.

Une nuk mendoj se Basha ka bërë marreveshje me Ramën dhe se abstenimi i opozitës për Eurobondin është pjesë e një platforme të fshehtë bashkëqeverisje. Më shumë me duket si veprim kaotik. Opozita ka humbur identitetin politik dhe nuk di të bëjë me rolin e saj. Tani nuk di të them, cila nga këto të dyja është më e rëndë, por një opozitë që bën autogole të ketij lloji, nuk i ka punët hiç mirë.

Image

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix22 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix22 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix23 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix23 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix23 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix23 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix23 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix23 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix23 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook