Lidhu me ne

Temporal

Humbja e Zaevit në Maqedoni si goditje ndaj Sorosit

Dorëheqja e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale të së dielës i ka dhënë një goditje të fortë edhe nismës Open Balkan që do të zhvillonte në mesjave takimin e saj të radhës në Beograd. Zaev shpalli tërheqjen e tij të parevokueshme nga qeveria dhe nga kryesimi i LSDM, por bëri thirrje që shumica e sotme qeverisëse ta ruajë pushtetin duke mos i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Ndonëse ai fitoi vetëm 7 bashki në ndryshim nga opozita e djathtë që mori 20 të tilla, kryeministri në detyrë bëri thirrje që VMRO-DPMNE mos vijë në pushtet.

Zaev meets Soros at Davos | Meta.mk

Si kryeministër i dorëhequr, por në detyrë, Zaev do të jetë me siguri në samitin e Beogradit ku ai do të takohet me Aleksandar Vuçiç dhe Edi Ramën.

Në datat 3 dhe 4 nëntor tre liderët pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve. Takimi pritej të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe dot të pasohej me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Why is the Open Society Foundation still supporting Zaev, despite all the  corruption allegations, VMRO asks – Republika English

Por largimi i Zaevit dhe rritja në elektorat e opozitës së djathtë përbën një barrierrë më shumë për nismën e presidentit serb dhe kryeministrit shqiptar. Nëse atë deri më tani nuk e kanë pranuar Kosova, Bosnja dhe Mali i ZI, ndërsa europpianët kanë paralajmëruar se ajo nuk duhet të mbivendoset mbi procesin gjithëpërfshirës së Berlinit, humbja e një aleati të bindur si Zaev duket një goditje e rëndë për planet e Ramës dhe Vuçiçit.

Dekonspirohet dhe "Shengeni Ballkanik", Soros takon Zaev dhe Pendarovskin,  takim edhe me Ramën

Kjo për më tepër se opozita e VMRO-DPMNE është shprehur kundër kësaj nisme. Ajo e ka kritikuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut se po përdor “Ballkanin e hapur” si alternativë ndaj dështimit në rrugën e integrimit drejt BE-së.

Partia opozitare VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut gjithashtu kritikoi ashpër Zoran Zaev për iniciativën, duke e përshkruar atë si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE. Gjatë samitit të këtij korriku kur “Mini Shengeni ndërroi emrin në Open Balkan, VMRO-DPMNE lëshoi një deklaratë:

“Maqedonia i përket familjes së gjerë evropiane të vendeve dhe përpjekjet e tilla të Zaevit për të treguar një bashkëpunim shumëpalësh të vendeve të Ballkanit si sukses të madh diplomatik, në fakt është dështim diplomatik për të arritur qëllimin – anëtarësimin në BE. Është e qartë se përveç dështimeve në vend, qeveria e Zaevit po përballet me disfatë edhe në nivel ndërkombëtar. Për katër vjet paturpësisht gënjeu qytetarët për integrimet evropiane të Maqedonisë, duke kërkuar alibi dhe fajtorë te të tjerët, për të përfunduar në “Mini Shengen”, thuhej në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Mini-Shengenin Ballkanik”/ Në Ohër dje edhe Soros. | Sprint News Albania

Pas rezultatit të zgjedhjeve lokale e djathta po kërkon zgjedhje të menjëhershme të parakohëshme, por ndonëse shumica parlamentare në maqedoni e ka rrefuzuar këtë ide, si largimi i Zoran Zaevit si dhe mbështetja që elektorati i dha një opozite kundër Ballkanit të hapur nuk është një lajm i mirë për Ramën dhe Vuçiçin që do të takohen sërish këtë mesjavë në Beograd.

Çfarë bëri atje? Alexandër Soros fotografohet në Shkup në takimin mes  Ramës, Zaev dhe Vuçiç: I nderuar - NTV

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet2 orë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix3 orë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar3 orë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar3 orë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Facebook