Lidhu me ne

Letersi

“Varfëria” poezia prekëse dhe ende aktuale nga Naim Frashëri!

“Varfëria” poezia prekëse dhe ende aktuale nga Naim

Poezia “Varfëria” nga Naim Frashëri është një poezitë më të bukura kushtuar pikërisht varfërisë dhe mjerimit. Poezia mund të ndahet në dy pjesë që kontrastojnë njëra-tjetrën. Pjesa e parë përshkruan njerëzit e pasur dhe jetën mondane, ndërkohë pjesa e dytë përshkruan varfërinë në të gjitha aspektet e saj. Duket sikur pjesët, nëse do të shkëputeshin, nuk do të kishin lidhje, por autori i lidh me pyetjen “S’u vjen fare të qarë vallë për varfërinë?”. Kjo pyetje ka një peshë shumë të madhe në poezi, pasi tregon jo vetëm diferencat i pasur-i varfër, por edhe faktin që të pasurit shpesh nuk kujtohen për shtresën e ulët dhe në vuajtje, dukuri kjo ende aktuale në shoqërinë e sotme.

Ju, të pasur, kur rrini
Rreth zjarrit me gëzime,
Qeshni, hani e pini,
Xbaviti me dëfrime,
Kërceni e këndoni
Dhe çeli e gëzoni,
Bëni gaxhi e loni
Edhe prëhi e ngrohi.
U vjen së largu afshi
Ndë sallonet të gjerë,
Shtruarë pej mëndafshi,
Mbushur me gjë të vlerë.
Nga ari, nga ergjëndi,
Nga floriri, nga drita
Llapëtin gjithë vëndi,
Tfaqet natënë dita.

Zonjatë bukuroshe
Veshur me rrobat’ e arta,
Vashatë vogëlushe,
Të bardha posi karta
Djemthit’ e përkëdhelur,
Të larë e të ndruar,
Me zëmërë të çelur,
Me buzë të gëzuar,
Vinë rreth e kërcejnë
Dhe qeshin e këndojnë,
Lozinë e dëfrjnë,
Kohën me gas e shkojnë,
Dhe juve, duke parë
Me sy fatbardhësinë,
S’u vjen fare të qarë
Vallë për varfërinë?
E dini q’është jashtë
Një plak’ e dobëtuar,
E përgjynjur, e lashtë,
E mjer’, e dëshëruar,
E fishkur’ edh’ e thatë,
E thinjur’ e kërcure,
E urtë dit’ e natë,
Dergjetë nër qivure!
Një plak q’i vdiq fëmija,
Edhe mbet i helmuar,
Se iu shkretua shtëpija,
Mbet si kandil i shuar!
Një foshnj’ e varfëruar
Pa nënëz’ e pa atë,
E gjor’ e dobëtuar,
E ligurë e e thatë!
Gjithë këta të mjerë
Në të këqia rrojnë,
Vin’ e lipin më derë,
Një kafshitë kërkojnë!
E kur vjen të kërkojnë,
Brengën s’munt’ ta rrëfenjë,
Po zë dhe të këndonjë
E rreh të na dëfrenjë.
Sa ‘shtë turp për njerinë,
Kur shkojm’ e s’kthejmë synë!
S’dëgjojmë Perëndinë?
S’është vëllathi ynë?
Oh, epni ju që kini!
Kush i ndih varfërisë,
Ay q’ep, po e dini
Q’i huan Perëndisë.
T’apin, se vjen një ditë
Q’e lemë këtë jetë
Dhe gjën’ e bagëtitë,
Vemi në të vërtetë,
Përpara Perëndisë,
Që do të na gjykonjë;
Urat’ e varfërisë
Arrin të na shpëtonjë,
Ajo or’ e borinjtë,
Që ligjëron e bije,
Rreth t’i plakin të rinjtë,
Buzë varrit na shpije.
Epni t’u falnjë Zoti
Juve gjithë të mirat
E të mos mutnjë moti
T’u sjellë të pahirat.
Mba unazat në dorë
Pa njëfarë nevojë!
Zonjë, shumë të gjorë
Vdesën për bukë ngoje!
Ep t’apë Perëndija
Të gjitha mirësitë,
Të të kenë fëmija
Shëndet e jet’ e ditë.
Zot i math’, i vërtetë
E gjithë ju të Mirët,
Mos e lini përjetë
Njerinë n’errësirët!

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook