Lidhu me ne

Letersi

Poezi dashurie / “Falmë”, poezia prekëse e Robert Shvarc

“Falmë” është ndër poezitë më të bukura të përkthyesit dhe poetit të njohur shqiptar, Robert Shvarc. I lindur nga një nënë shqiptare dhe nga një baba austriak, Robert Shvarc është përkthyesi i shumë veprave të njohura nga gjermanishtja në shqip. Kujtojmë këtu veprat e famshme të Erich Maria Remarque, por edhe plot të tjera. Në poezinë e mëposhtme, autori duket i mërzitur me rrjedhën e jetës së tij. Ai ka dashuruar pafund (zemra e tij u ndez përherë), por nuk i është kthyer mbrapsht dashuria. (Kurrë s’i tha njeri “Të dua”; zemra e tij u shua). Në këtë poezi, autori i kërkon falje vajzës që dashuron aktualisht, pasi duket sikur asaj ia kërkon me ngulm dashurinë të kthyer mbrapsht, kur në fakt rrethanat e kanë çuar të kërkojë dëshpërimisht dashuri.

Ky është ndoshta realiteti i shumë personave, të cilët duke u ndjerë të vetmuar, duket sikur dëshpërimisht kërkojnë dashuri prej të tjerëve për të mbushur zbrazëtinë që ndiejnë në shpirt. Ndoshta ndonjëherë nuk i kuptojmë, por bëjmë gabimin më të madh, në rast se i gjykojmë. Vetëm duke qenë e duke përjetuar të njëjtat rrethana, mund t’i kuptojmë realisht ata. Ndaj, e mira është të mos nxitohemi në gjykimet tona për ta.

“Falmë”
Oh, falmë, falmë pse kërkoj
prej teje unë dashurinë
e dhembshurisht pse të qortoj
në çastet-vrer, kur shpesh harroj
se ty ta vranë rininë…

Ësht’ malli im gjithë pikëllim
që djeg e bren aq pushtetplot,
e kur s’e gjen atë flijim
që e njeh aq fort në shpirtin tim,
i mbeten veçse lot!

Ësht’ zemra ime q’u mësua
çdo rrahje t’sajën ta durojë,
që kurrë s’i tha njeri “Të dua!”,
që u ndez përherë dhe u shua…
Pse di të dashurojë.

E pra, më fal, e dashur ti,
tani t’kuptoj unë ty më mirë:
çdo çast dhe unë po ndiej mërzi
e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,
s’kam gaz, s’kam më dëshirë!

Oh, falmë, falmë mikja ime,
s’do t’i lëndojmë ne kurrsesi
k’to plagë që s’duan ngushëllime,
që duan t’mbeten veç jetime
ashtu si unë, ashtu si ti…

Që don të mbetet si jetime,
… krenare pa njeri!

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix16 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix16 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix16 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix16 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix16 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook