Lidhu me ne

Radar

Para zgjedhjeve i kërkoi dorëheqjen, sot e mbështeti; si ndryshoi qëndrim Ori Nebiaj ndaj Bashës

Para zgjedhjeve i kërkoi dorëheqjen, sot e mbështeti; si ndryshoi

Ori Nebiaj ishte një prej kandidateve për deputete që kërkoi largimin e kryedemokratit Lulzim Basha, nëse PD do të humbiste zgjedhjet e 25 prillit.

“Z.Basha, ne do fitojmë. Të lutem, nëse ne humbasim, jep dorëheqjen”, deklaroi Nebiaj. Kjo e fundit, e renditur e 18-ta në listën e PD për Tiranën nuk arriti ta siguronte mandatin e deputetes.

Disa muaj pasi i kërkoi që të jepte dorëheqjen, Nebiaj i ka dalë në krah Bashës, sa i përket vendimit të tij për mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha strukturat në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Kreu i demokratëve udhëroi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin. Pjesë të këtij grupi pune, që do të ketë dhe një rol më protagonist vendosi Ori Nebiajn. Pjesa tjetër e këtij grupi pune janë të rinj që janë angazhuar në PD.

Në një prononcim që pati ditën e sotme për gazetarët, në të njëjtën linjë me kryetarin, Nebiaj tha se Forumi Rinor nuk ka një kryetar legjitim dhe një kryesi legjitime për shkak të mbarimit të mandatit.

Ajo shtoi se është i nevojshme një proces i ri për zgjedhjen e një kryetari që nuk mendon për interesa të veta, ndërsa theksoi se ende s’ka një datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Demokracia duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Do të kujdesemi që forumi të ketë një proces gjithëpërfshirës. Nuk kemi një datë. Besoj që është e vlefshme që ta shfrytëzojnë këtë të gjithë bashkë. Dua tu bëj thirrje të rinjve që e shikojnë përfshirjen në politikë jo si burokraci.

Janë pretendime në sajë edhe të faktit që të gjitha mandatet kanë kaluar. Duhet të ishte bërë dhe më në fund jemi gati të realizojmë një proces të bukur, që nuk mandaton një kryetar për interesa të vetat por për të të gjithëve”, u shpreh ajo.

Pas zgjedhjeve Nebiaj u tërhoq nga daljet publike që lidheshin me PD apo politikën, por me vendimin e fundit, Basha tregoi se raportet mes tyre janë të mira dhe se Nebiaj do të ketë rol aktiv në parti.

Kujtojmë se zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kanë mbaruar në vitin 2019.

Kryetari aktual, njëherësh deputet i PD, Belind Këlliçi e ka cilësuar vendimin për nisjen e procesit të zgjedhjeve në FRPD nul dhe pa asnjë vlerë ligjore. Ky vendim i Bashës ka ngritur zërat që mendojnë për hakmarrje nga ana e Bashës, pasi shumë të rinj dhe vetë Këlliçi do t’i bashkohen “Foltores” që ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë ditën e nesërme.

Basha nuk u ndal vetëm me zgjedhjet në FRPD. Pasi kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi mbështeti Këlliçin, Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook