Lidhu me ne

Radar

Rama në Beograd, Haradinaj: Kot po ngutet! Nuk ka ‘Ballkan të Hapur’ pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Rama në Beograd, Haradinaj: Kot po ngutet! Nuk ka ‘Ballkan të Hapur’ pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se nuk ka ‘Ballkan të Hapur’ pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi’.

I ftuar në ‘Të vaksinuarit’ me Aulon Kalanë, Haradinaj ka përsëritur se po ngatërrohet radha e gjërave, dhe se nuk mund të shkohet te Ballkani i Hapur pa njohur më parë Serbia Kosovën.Ai madje u shpreh se nuk e kupton ngutjen e Ramës për të shkuar në Beograd në një kohë kur Shqipëria nuk ka as kufi direkt me Serbinë, duke shtuar se e vetmja ngutje që duhet të ketë Shqipëria është njohja e Kosovës nga Serbia.

Ish-kryeministri Haradinaj u shpreh se pret nga ai që të fokusohet te njohja reciproke e Kosovës nga Serbia dhe ta bëjë të qartë këtë gjë kudo që shkon, dhe të mos bëhet sikur kjo çështje është harruar.

Haradinaj: Mini-Schengeni? Radha e gjërave fillon nga Kosova. Serbia nuk e ka njohur Kosovën. Pa njohur reciproke, ajo që quhet Open Balkan nuk është i plotë. Nuk mund të realizohet pa këtë njohje. Përfshirja e faktorëve ndërkombëtare duhet të përqëndrohen te njohja e Kosovës nga Serbia.

A do bëhet Kosova pjesë e kësaj nisme? Mendoj po, por radha e gjërave është njohja reciproke. Mendoj se edhe Rama duhet të shtjellojnë këtë problem. Duhet ta thotë në Beograd se çështjet e hapura mbyllen me njohje reciproke. Kohës së fundit kemi përkeqësim të gjendjes së sigurisë në Ballkan. Kemi sinjale të rrezikshme nga Bosnja, plot sinjale të rrezikshme në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Alarmi është ngritur në nivelin më të lartë. Çështja që zgjidh të gjitha problemet e Ballkanit është njohja reciproke Kosovë-Serbi.

Politika e Kosovës në bllok kundër Minis-Schengenit Ballkanik? Ne e kemi të mundur të hyjmë në një marrëdhënie të tillë pa njohje reciproke. Ne kërkojmë prej të gjita vendeve të rajonit që ta kenë parasysh se radha e gjërave nuk është hapja e tyre ndër vete, por njohja reciproke e Kosovë-Serbi.

A është nismë e dështuar? Nuk e shoh të afërt këtë sukses. Ajo që vërtetë është nyje sot është njohja e Kosovës. Çdo udhëheqës i Ballkanit duhet ta kuptojë se nëse duan të ecin para duhet të fokusohen te njohja reciproke. Pa njohjen e Kosovës, jo vetëm Ballkani i Hapur është i rrezikuar, por rrezikohet dhe destabiliteti i Ballkanit.

Vizita e Ramës në Serbi? Po të kishte vijë kufitare direkt midis Shqipërisë dhe Serbisë, edhe arsyetohen vizita të tilla. E vetmja urgjencë që ka Shqipëria është Kosova dhe njohja e Kosovës nga Serbia. Me këtë dua të them se pa njohjen reciproke nuk do të ketë përparim në rajon. Të gjitha këto vizita jo vetëm që do të jenë humbje kohe, por Ballkani rrezikon të kthehet mbrapa. Pres prej Kryeministrit të Shqipërisë që ta bëjmë të qartë që nuk mund të ndodhë asgjë e mirë në Ballkan pa njohjen e Kosovës nga Serbia. Është humbje kohe. Nuk mund të bëjmë sikur nuk egziston mosnjohja e Kosovës nga Serbia. Presioni që vjen nga Uashingtoni besoj se do ta ndryshojnë dinamikën e gjërave.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook