Lidhu me ne

Mix

Balina Bodinaku për veten, Andi Bushatin dhe ekranin!

Intervistoi/ Nada Biraçi

I kishte munguar ekranit, por figura e saj duket se nuk ishte harruar për publikun, madje ekrani i shkon njësoj si të mos jetë shkëputur për asnjë çast prej tij. E pranishme në dritaren magjike dy herë në javë si opinioniste e Big Brother Albania VIP, Balina është kthyer në një personazh tejet karizmatik. E njohur si një ndër emrat më diskret të ekranit Balina nuk pëlqen të japë intervista apo të flasë për jetën private; ndaj ju ftojmë të lexoni një rrëfim të rrallë ekskluziv për Bordo pak vite më parë.

Bodinaku vjen në një rrëfim për Bordo.al si asnjëherë më parë, për marrëdhënien e saj me analistin e njohur Andi Bushatin, rikthimin në televizion, si dhe zbulon disa sekrete të rutinës së saj për përkujdesjen ndaj vetes dhe stilit të saj të jetesës…

Televizioni për Balinën duket se është një dashuri jo afatgjatë. Ka qenë zgjedhja jote që nuk ke preferuar të vazhdosh për periudha të gjata në ekran, apo ashtu kanë qenë rrethanat? 

Televizioni nuk ka qenë një zgjedhje ime e parë. Përveç një periudhe të shkurtër në Vizion Plus, giithë kohën tjetër, televizioni ka qenë një zgjedhje dhe një punë e dytë. Një mënyrë, për të marrë disa emocione ndryshe, për të mbajtur veten të karikuar dhe të impenjuar me gjëra që më pëlqejnë dhe më bëjnë të ndjehem mirë. Televizioni e ofron këtë mundësi, sepse unë e pëlqej.

Duket se nuk i ndahesh dot programeve me makina, aventura, udhëtime…

Në të vërtetë nuk më ndahen ato mua. Që pas ‘Moto+’, emisionit me makina që bëja dikur në Vizion Plus, duket se të gjithë më identifikojnë me këtë profil. Ka kaq vite që emisioni është ndërprerë dhe ende thirrem nëpër studio për të folur për makinat, megjithëse në shumë raste kam shpjeguar se, pavarësisht se më është dashur t’i njoh për shkak të emisionit, unë nuk jam një e çmendur pas tyre dhe ato nuk janë pasioni më i madh i jetës time. Është ky rasti dhe i emisionit më të fundit ne RTSH. Kur ideatorët e emisionit ndanë ditët, tematikat dhe ngjyrat, unë u kërkova për të mbuluar të martën dhe ngjyrën e gjelbërt, që i korrespondonte pikërisht udhëtimeve, aventurave, makinave dhe lëvizjes në përgjithësi. Sigurisht është një fushë që më pëlqen ta mbuloj dhe e bëj me shumë kënaqësi, pasi them se kam një njohje dhe eksperiencë që ma mundëson këtë.

Cila është makina e ëndrrave të Balinës, aventura më e çmendur që ke bërë dhe udhëtimi më mbresëlënës? 

Të them të drejtën, nuk ëndërroj për makina. Në përgjithësi preferoj ‘SUV-et’,  makinat e larta. Sa i përket aventurave, partneri im  më akuzon gjithmonë së unë çdo ditë futem në një aventurë të re. Besoj se ka të drejtë, megjithëse asnjëherë nuk ia pranoj.
Udhëtimet janë shumë. Them gjithmonë, se Argjentina është një vend ku do të kthehesha gjithmonë, pa e menduar dy herë. Por udhëtimi që mund të veçoj si ai që më ka marrë më shumë kohë për t’u përgatitur është udhëtimi në Izrael dhe Palestinë. Më është dashur të lexoj shumë, të shoh dokumentare e filma sa të mundesha, në mënyrë që ta kuptoja e ta shijoja si udhëtim. Për fatin tonë të keq, formimi shkollor nuk na ka mundësuar një kulturë të mjaftueshme mbi historinë e fesë dhe besimeve. E po t’i shtosh gjithë parapërgatitjes edhe larmishmërinë e eksperiencave që ofrojnë këto dy vende, në çdo kuptim të fjalës; atë historik dhe te aktualitetit, të pejsazheve natyrore edhe kurioze ndonjëherë (siç ofron p.sh Deti i Vdekur)  dhe të zhvillimit urban e teknologjik ( Tel Aviv), të eksperiencave personale dhe emocionale (siç përjetova ne Hebron) apo  spirtualizmit, që përjetohet në një qytet si Jeruzalemi, ky udhëtim, është një konkurrencë e fortë për çdo udhëtim tjetër. Është një tokë me kaq shumë histori, sa e bekuar, aq dhe peng e bekimit te saj. Impresionuese!

Prej vitesh po jetoni një histori  dashurie me analistin e njohur Andi Bushati. Andin e njohim si një analist apo opinionist në tema poltike, por si është ai si partner?

Kam frikë se do jem e padrejtë t’u vë fjalë mendimeve në këtë rast. Por fare shkurt mund të them se Andi im është i kujdesshëm, është i pranishëm, është me mua në çdo gjë që bëj, e në çdo rast kur kam nevojë për dikë. I jam pafund mirënjohëse Zotit, universit, apo çfarëdo lloj force, apo rrethane që e solli në jetën time. Thënë kjo, ai do tallet me mua e do më ngacmojë  një vit rresht,  pasi të lexojë këto që po them për të. Dhe përveç kësaj, duke qenë ai vetë shumë diskret, e i rezervuar për jetën e tij, unë bëj mirë ta mbyll me kaq (Qesh)

Si e komenton partneri  Balinën kur e sheh në ekran? Konsultoheni bashkë? 

Mund të them se është shumë mbështetës.

Sipas jush çfarë e bën një marrëdhënie të funksionojë? 

Kimia, koordinimi, interesat e përbashkët, besimi në të njëjtat parime. Po këto janë fjalë shumë të përgjithshme. Në të vërtetë, mendoj se një formulë nuk ka dhe sugjerimet në këtë pikë janë të pavlera. Çdo çift duhet ta gjejë vetë atë që funksionon për të. E nëse nuk e gjen… atëherë nuk funksionon.

Le të flasim pak për Balinën dhe kujdesin që tregon ajo për veten

Cila është gjëja e parë që mendon kur zgjohesh në mëngjes? 

Nuk mendoj dot se thuajse gjithmone jam vonë për në punë.

Cili është mëngjesi i preferuar? 

Të zgjohem kur të më dojë qejfi, pa alarmin te koka dhe nxitimin për punë.

Cila është rutina ditore e bukurisë? 

Rutinë mund të quaj vetëm kremin e diellit në fytyrë që s’e lë pa vënë dimër verë dhe larja e fytyrës para se të fle. Çdo gjë tjetër mund të ndryshojë nga dita në ditë, pra nuk mund të quhet rutinë. Aa apo, me ditë të zakonshme pune nuk dal pa bërë një grim të lehtë. Produktet e preferuara jane nga ‘Make Up Forever’. Nuk u ndahem prej vitesh.

Në ç’mënyrë përkujdesesh për flokët? 

E lë veten në dorë të Danias. Është do të thoja, një parukiere dhe mikeshë speciale. Ndjehem me fat që e kam njohur. Ajo kujdeset. Sa i përket produkteve u qëndroj besnike produkteve natyrale. ‘Davines’ dhe ‘Comfort Zone’ janë produktet që më së shumti preferoj dhe përdor, pasi janë produkte kaq natyrale, një pjesë e tyre me mbi 90 % përbërës natyrale, sa me shaka shpesh them se mundet dhe t’i hash. Në verë përdor linjën me mbrojtje nga dielli dhe në plazh një qumësht spray për flokë të linjës ‘SunSoul’ që ka një aromë e cila e bën të panevojshëm parfumin.

Cilat janë produktet që nuk mungojnë kurrë në çantën e Balinës? 

Nuk mbaj produkte kozmetike në çantë përveç buzëkuqit. Por thuajse gjithmonë kam diçka për të ngrënë.

Si relaksohesh përpara një takimi apo një ngjarje të rëndësishme. Çfarë bën? 

Asgjë specifike. Veproj sipas rastit.

Si e mban trupin në formë? 

Nuk bëj ndonjë gjë të madhe të them të drejtën. Duhet të jetë diçka gjenetike, pasi më e shumta që mund të shtoj, apo bie në peshë prej shumë e shumë vitesh janë vetëm 1 ose 2 kg. Po besoj se ndihmojnë dhe zakonet e shëndetshme, të cilat ose i kam marrë që e vogël, ose kanë qenë një prirje e natyrshme, pasi nuk mbaj mend të kem bërë ndonjë sforco ndonjëherë. Fle mirë, pi shumë lëngje, ka ditë deri në 6 litra, nuk konsumoj alkool dhe asnjëherë s’e kam bërë, nuk kam pirë kurrë duhan, kafen s’e dua fare dhe nuk hyn tek zakonet e mia. Kurrë s’më kanë tërhequr fast food-et dhe asnjëherë, në asnjë fazë të jetës time pijet e gazuara. Të ëmblat s’i ha. Kripa thuajse nuk ndjehet në ushqimet e mia. Mund të duken shume privime dhe ka edhe me shumë, po për mua nuk janë të tilla. Kanë ardhur natyrshëm, thjesht e pa sforco. Më saktë kam gjithë jetën që jetoj kështu.

Ndjek ndonjë klasë sporti? 

Herë pas here kam frekuentuar sporte të ndryshme. Por kisha shume vite që i kisha lënë të gjitha përveç se ndonjë ecje, jo në mënyrë fort te rregullt. Ka pak muaj që i jam rikthyer palestrës.

Cilat janë ushqimet që u jepni proritet në dietën tuaj ushqimore? 

Pëlqej shumë mishin dhe produktet e detit. Në përgjithësi produktet proteinike i dua dhe i kërkoj. Mishi është i vetmi ushqim pa të cilin s’do bëja dot,( megjithëse kam shumë besim tek vullneti im dhe nëse vendos të mos e bëj një gjë, ajo thjesht fshihet, nuk ekziston) Mishin mund ta ha çdo ditë edhe në të treja vaktet dhe megjithëse thonë se nuk bën mire, nuk do hiqja kurrë dorë, përveç se për hall. Sushi është po ashtu i preferuari im. Ashtu si mishin mund ta ha çdo ditë e të mos më mërzitet.

Cili është mëkati i ëmbël (përsa i përket ushqimit). 

Mëkat të ëmbël nuk ka. Nuk i kam pëlqyer ndonjëherë ëmbëlsirat dhe shumë rrallë mund t’i kem ngrënë. As që bëhet fjalë për neps për të ëmbla. Madje prej dy vitesh besoj s’kam ngënë ëmbëlsira fare. Mund të jetë kjo koha më e gjatë që nuk kam ngrënë ëmbëlsira. Thjesht s’më tërheqin. Edhe kur ndonjëherë më shkon mendja për ndonjë akullore, nuk e çoj dot deri në fund.

Cili është stili i të veshurit në përditshmërinë tënde? 

Preferoj veshjet sportive, por puna në bankë nuk ma lejon këtë gjë. Gjithesesi qëndroj diku në mes.

Nëse shkon në sallon kozmetik, çfarë trajtimesh bën zakonisht?

Kujdeset e përmuajshme janë pak: flokë (lyerje, fije, prerje, sipas rastit) thonj ( vetëm  6 muaj në vit. 6 të tjerë nuk i bëj fare) depilim, pedikyr dhe 1 herë në vit marr një paketë anticelulit që hap sezonin e plazhit.

Çfarë mendon kur shihesh në pasqyrë? 

S’e di… hutohem!

Pas një dite të lodhshme dhe impenjative, çfarë bën për t’u relaksuar? 

Po varet nga dita dhe arsyeja e lodhjes. Nëse do kisha një problem të natyrës fizike, i telefonoj Adit, fizioterapistit që bën magji me masazhet e tij, shumë herë të forta, madje dhe të dhimbshme në ndonjë rast, por mrekullibërës. Nuk ekzagjeroj, më ka shpëtuar në kushedi sa situata dëmtimesh, apo kontraktimesh. Pastaj kryesorja fare dhe aktiviteti im i preferuar është gjumi. Asgjë nuk e zëvendëson gjumin. Që fëmijë jam mësuar të fle herët dhe vazhdoj ta ruaj këtë zakon edhe sot. Janë të rralla netët kur unë fle pas orës 10.30-11 të darkës. Mundohem gjithmonë të bëj të paktën 8 orë gjumë. Dhe nëse më jepet mundësia të fle dhe në drekë, është një bonus shumë i mirëpritur.

Rutina e fytyrës, para se të shtriheni në shtrat? 

Nuk kam ndonjë rutinë kushedi çfarë. E vetmja gjë që nuk le dot pa bërë në asnjë rrethanë e asnjë orë është pastrimi i fytyrës, më saktë akoma larja e fytyrës. Më pëlqen uji dhe nuk përdor produkte specifike për heqjen e grimit apo pastrimin e lëkurës, përveç një laresi. Sigurisht i ndjekur nga një krem që është i njëjti për ditën dhe natën. Asgjë tjetër. Dikur, flas shuuumë vite më parë, edhe unë si shumë vajza të tjera kisha qejfin e blerjes së produkteve pafund, qumësht, tonik, krem sysh, dite, nate, krem për qafën, scrube e maska lloje lloje. Por shumë shpejt hoqa dore, e para se zbulova që qejfi qëndronte te blerja dhe jo te përdorimi i gjithë këtyre gjërave qe zhvletësoheshin pas 2 ose 3 ditësh. Dhe arsyeja e dytë është  se kam një lëkurë që nuk duron shumë “temena”. Është perfekt nëse i vendos vetëm pak krem, e ndonjëherë dhe aspak, por nuk reagon aspak mirë nëse e ngarkoj më shumë . Sidomos trajtimet pastruese e scrubet nuk i duron fare.

Interviste e publikuar në qershor 2017 në bordo.al 

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix4 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi17 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi17 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix17 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix17 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske18 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook