Lidhu me ne

Mix

Arsyet pse keni perioda të çrregullta (cikël menstrual)

Mungesa e periodave apo çrregullimi i ciklit menstrual mund t’i ndodhë çdo femre. Shumë gra përjetojnë perioda të parregullta për një periudhe të gjatë dhe ky është një fakt për t’u shqetësuar. Në cikle menstruale anormale, hormonet e grave janë të ndikuara nga një sërë faktorësh që prekin sistemin trupor.

menstrual

Hipotalamusi, hipofiza, veshkat, tiroidet janë gjendra të cilat punojnë së bashku për të ndihmuar në balancimin e hormoneve të natyrshme dhe për pasojë në rregullimin e ciklit menstrual. Nëse keni një cikël të rregullt dhe pa dhimbje çdo muaj, kjo është një shenjë që hormonet janë të balancuara dhe sistemi riprodhues është duke punuar siç duhet. Kur keni cikël menstrual të parregullt ose të shoqëruar me dhimbje do të thotë se nivelet e hormoneve ose mungojnë ose janë shumë të larta.

Kur një femre i ndalohet për një periudhë kohore cikli menstrual, quhet “amenorrhea” dhe ky është një faktor që duhet të shqetësoheni. Hormonet e parregullta dhe amenorrhea janë të lidhura me kushte të tilla si rreziku për osteoporozë, sëmundje të zemrës dhe komplikime të tjera hormonale.

  • Shkaqet e përbashkëta për perioda të parregullta

Niveli i lartë i stresit: kur jeni nën gjendjen e stresit për një periudhë të gjatë kohore, trupi harxhon energji dhe kjo bën parandalimin e ovulacionit. Kjo gjendje mund të shkaktojë keqfunksionim të veshkave, që pengon prodhimin e estrogjenit dhe hormoneve të tjera riprodhuese.

Çrregullimet e tiroides: tiroidet mund të jenë shkaku i problemeve lidhur me pabarazitë hormonale.  Gjendra tiroide konsiderohet si pjesë thelbësore e sistemit endokrin dhe kontrollon kryesisht metabolizmin dhe ndikimet e shumë hormoneve seksuale.

Problemet hormonale: këto lloj problemesh mund të çojnë në shtim në peshë, probleme të sheqerit në gjak, puçrra fytyre dhe në cikël menstrual të parregullt. Problemet hormonale mund të shkaktojnë edhe cist në vezore, gjë e cila sjell çrregullim ose mungesë të ciklit menstrual.

Kequshqyerja: një dietë e varfër me antioksidues, fibra, vitamina dhe proteina sjell çrregullim të periodave. Konsumi i lartë i sheqerit, yndyrnave të hidrogjenizuara dhe aditivëve artificialë kontribuojnë gjithashtu në çrregullimin e tyre.

Humbja e peshës në mënyrë të shpejtë: nëse keni humbur peshë në mënyrë të shpejtë, trupi juaj ka më pak yndyrna. Yndyrnat janë të rëndësishme për krijimin e estrogjenit dhe, nëse mungon, periodat do të mungojnë ose do të jenë të çrregullta.

Pilulat kontraceptive: nëse përdoren për një kohë të gjatë e të pandërprerë do të kenë pasoja negative në ciklin menstrual.

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar17 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix17 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix17 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix17 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix18 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix18 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix18 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix18 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix18 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook