Lidhu me ne

Mix

Çfarë i ndodh trupit kur ndërprisni kontraceptivët!

Ndoshta nga nxitimi, një mëngjes mund të harroni të pini kontraceptivët. Apo ndoshta mendoni se ka ardhur koha për të ngjizur një fëmijë. Pavarësisht nga arsyet, pothuajse çdo grua që merr pilula për parandalimin e shtatzënisë,  i ndërpret ato në një moment. Por kjo është pak e frikshme, duke u bazuar në atë që ndodh me trupin tuaj nga ky proces.

Pilulat kontraceptive shërbejnë për të parandaluar shtatzëninë duke parandaluar ovulacionin, thotë Alyssa Dweck, gjinekologe në Nju Jork dhe asistent profesore në shkollën e mjekësisë në Sinai. Shumica e tabletave përmbajnë forma sintetike të dy hormoneve femërore, estrogjen dhe progestin. (Një lloj i quajtur mini-pilulë ka vetëm progestin). Këto hormone sintetike stabilizojnë hormonet natyrore dhe parandalojnë ovulacionin.

Nëse harroni të pini 1 pilulë: Qetësohuni. “Të gjithë ne kemi harruar të pimë një pilulë ose dy, jemi qenie njerëzore!”, thotë Sheryl Ross, gjinekologe në Qendrën Shëndetësore në Santa Monika, Kaliforni. Merreni atë sa më shpejt që ju kujtohet, ose merrni dy tableta të nesërmen në të njëjtën orë. “Shansi për të mbetur shtatzënë është me të vërtetë i pamundur në qoftë se i merrni përsëri pilulat ditën tjetër, thotë Ross.

Nëse harroni të merrni 2 pilula: dyfishoni dozën ditën e nesërme. Megjithatë, mundësia e shtatzanisë është shumë e vështirë, thotë Ross.

Tre ose më shumë pilula: këtu situata komplikohet. Në këtë pikë, niveli juaj i hormoneve është ndërprerë, gjë e cila ul efektivitetin e pilulës. Nëse keni pasur marrëdhënie seksuale gjatë kësaj kohe, Dweck rekomandon marrjen e kontracepsionit të urgjencës (Plan B). Pastaj filloni një cikël të ri. Bëni pushim rreth një javë, duke përdorur një formë rezerve të kontracepsionit, si kondomët, përgjatë kësaj jave”, thotë Dweck.

Nëse vendosni t’i ndërprisni pilulat: shpesh gratë i marrin pilulat për shumë arsye të dobishme, për cikle më të rregullta, për më pak dhimbje, për të rregulluar problemet me lëkurën. Pilulat mund të përdoren për trajtimin e sindromës policistike të vezoreve (SPV). Kur ndaloni përdorimin e tyre, do të përjetojni të njëjtat probleme që keni pasur më parë, thotë Dweck( cikël të parregullt ose të dhimbshëm, dhimbje koke, dhimbje gjoksi).

Disa gra përjetojnë atë që quhet post-Pilula amenorrhea, thotë Dweck. Që do të thotë se ju nuk mund të merrni pilula, në një periudhë për dy deri në tre muaj pas ndalimit të marrjes së një cikli pilulash, pasi trupi fillon të përshtatet për prodhimin normal të hormoneve. Gjithashtu, mund të jeni në gjendje të ndjeheni gati për ovulacion. Rreth 20 për qind e femrave mund të ndiejnë dhimbje ose siklet në fundin e barkut, pasi vezoret janë të gatshme për lirimin e vezës. Një tjetër shenjë e ovulacionit: rritje e sasisë së mukusit cervikal (lëngut që duket si e bardhë veze).

Burimi: http://greatist.com

MË TEPËR

Kioske8 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar8 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore8 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix8 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix8 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar8 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix9 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix9 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix9 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook