Lidhu me ne

Mix

Kanceri i gjirit, si bëhet zbulimi i hershëm dhe trajtimi

kanceri 4

Diagnoza e hershme për kapjen sa më herët të rasteve pa shenja të sëmundjes, mbetet një strategji e rëndësishme

Lumturi Mërkuri/ Specialiste ne ISHP

Kontrolli i faktorëve të riskut të modifikueshëmmund të ketë një impakt në reduktimin e rasteve me kancer të gjirit. Diagnoza e hershme për kapjen në kohëtë rasteve pa shenja të sëmundjes, mbetet një strategji e rëndësishme sidomos në vendet në zhvillim, si dhe vendi ynë, ku sëmundja diagnostikohet në faza të vonshme.

Strategjitë e rekomanduara për zbulimin e hershëm janë 1) vetekzaminimi i gjirit 2) ekzaminimi klinik i gjirit dhe 3) mamografia.

1. Vetëkontrolli mujor i gjirit

Vetëkontrolli i gjirit bëhet duke kontrolluar gjirin nëpërmjet prekjes me duar për të vërejtur nëse ka ndonjë ndryshim të pazakontë. Është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim. Me dorë, lehtë me lëvizje rrotulluese, kontrollohen me radhë gjinjtë. Me dorën e majtë kontrollohet gjiri i djathtë dhe pastaj me dorën e djathtë kontrollohet gjiri i majtë, duke përfshirëedhe pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat.

Vetëekzaminimi i gjirit ka rëndësi nëse realizohet në mënyrë korrekte. Prandaj është e këshillueshmë që vetëekzaminimi i gjirit fillimisht të mësohet nga personeli shëndetësor i trajnuar.

Vet-kontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj duke filluar nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatshme për një femër për të ekzaminuar gjinjtëe saj do të ishte 3-4 ditë mbas kalimit të periodave, sepse gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm e të tendosur. Një femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit. Duke i kontrolluar gjinjtë rregullisht një femër mëson se si është pamja normale e tyre duke ubërë familjare me ta, dhe kështu do të vërejë menjëherë ndonjë gjë të pazakontë dhe të shkojë tek mjeku. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë të cilat nëpërmjet prekjes së gjirit kanë vërejtur ndryshime të cilat i kanë detyruar të shkojnë tek mjeku.

Një femër duhet të shkojë menjëherë tek mjeku nëse ve re shenja jo normale si: zmadhim apo forcim të gjirit të pazakontë, gjëndra apo mahisje në gji, rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit, njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë, tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre si dhe çdo gjë tjetër në dukje jo normale.

Por, jo të gjitha gjendrat që mund të dalin në gji janë kancer. Megjithatë, një femër duhet të drejtohet sa më shpejt tek mjeku nëse ve re ndonjë ndryshim jo normal në gjinjtë e saj. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.

kanceri_i_gjirit_2

2. Ekzaminimi klinik i gjirit

Ekzaminim klinik i gjirit është një vizitë e gjirit e kryer nga një personel mjekësor i trajnuar. Ekzaminimi klinik i gjirit mund të kapë disa kancere të gjirit në stade relativisht të herëshme të zhvillimit të tij. Ekzaminim klinik i gjinjve rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet.

3. Mammography

Mamografia është një lloj radiografie e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit në faza shumë të herëshme, atëhere kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë, afërsisht rreth 2-3 vjet përpara shfaqjes së shenjave.

Mamografia mund të kryhet në çdo kohë, por do të ishte gjithmonë e përshtatshme që të zgjidhej një moment kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm.

Nuk duhet ndonjë para përgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Është mirë që kur gratë të shkojnë për mamografi, të veshin bluza me fund ose pantallona në mënyrë që të lehtësojë procedurat e ekzaminimit të gjirit. Gjithashtu, në ditën e ekzaminimit nuk këshillohen të përdoren deodorantë pasi disa prej tyre mbajnë substanca që mund të interferojnë me leximin e mamografisë.

Këshillohet që për gratë që kanë kryer mamografi më parë, të kenë filmat e tyre me vete për ti konsultuar me radiologun.

Dy janë arsyet kryesore pse gratë hezitojnë të kryejnë mamografinë-frika nga rezultati i mamografisë/frika nga diagnoza, si dhe dhimbja gjatë procedurës së ekzaminimit.

Lidhur me frikën prej rezultatit të mamografisë, duhet ditur se në ditët e sotme kanceri i gjirit mund të trajtohet në pjesën më të madhe të rasteve, mjafton të diagnostikohet në kohë. Mamografia shpëton jetën e shume grave. Shumë gra janë në jetë sot për arsye se ato kanë bërë depistime të rregullta për kancer gjiri.

Është e vërtetë se për disa gra mamografia krijon një gjendje parehatie për shkak të shtypjes së gjirit midis dy pllakave të aparatit të mamografisë. Por kjo shtypje apo dhimbje gjatë procedurës që perceptohet prej disa grave, mund të evitohet nëse femrat planifikojnë të kryejnë mamografinë në fund të periodave ose 3-4 ditë mbas tyre. Kjo për arsye se para dhe gjatë mensturacioneve gjinjtë janë të tendosur dhe të dhimbshëm.

Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë madje edhe nga një mamografi tek tjetra. Prandaj mamografia nuk duhet bërë vetëm një herë në jetë, por në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë jetës! Është mjeku ai që rekomandon se sa herë duhet të bëhet mamografia.

Rekomandime mbi grupmoshat dhe format e depistimit

Femrat e moshes 20-30 vjeç- Rekomandohet ekzaminimi klinik i gjirit çdo tre vjet. Për femrat e interesuara, këshillohet vetëekzaminimi i gjirit çdo muaj

Femrat e moshës 30-50 vjeç- Ekzaminim klinik i gjirit, vetekzaminim mujor i gjirit dhe mamografi çdo 3 vjet,

Femrat e moshës 50-70 vjeç-Mamografi çdo 1-2 vjet, ekzaminimi klinik i gjirit, vetekzaminim mujor i gjirit

Si trajtohet

Kanceri i gjirit sot është ndër kancerët e vetëm pothuaj tërësisht të trajtueshëm. Sot ekzistojnë mënyra të ndryshme të trajtimit si: marrja e preparateve të ndryshëm hormonal, kimioterapia,  trajtimi kirurgjikal, etj. Fatmirësisht pothuaj të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. Së fundmi kanë hyrë edhe preparate të cilat rrisin jetë gjatësinë për pacientet në faza të avancuara. Trajtimet e rejavonojnë përparimin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme, duke ofruar një mundësi të repër pacientët.

Kujdesi paliativ

Në Shqipëri ekzistojnë edhe shërbime të kujdesit paliativ publik dhe jo publik qëu shërbejnë të sëmurave në shtëpi në faza të avancuara të kancerit të gjirit.Këto shërbime janë të paisura me staf multidisiplinar të trajnuar.

Faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit

Shkaku i kancerit të gjirit ashtu si edhe i gjithë kancereve në përgjithësi, nuk është shumë i njohur, por disa faktorë duken se rrisin rrezikun për këtë lloj kanceri. Këta faktorëgrupohen në dy kategori: a) faktorë risku të pandryshueshëm të cilët janëtë pranishëm dhe nuk mund tëndikohen për t’i ndryshuardhe b) faktorë risku të ndryshueshëm të cilët mund t’i mbajmë nën kontroll.

Ndër faktorët e riskut të pandryshueshëm/të pamodifikueshëm mund të permendim:

Gjinia/të qënit femër: kanceri i gjirit shfaqet kryesisht tek seksi femër. Gati 99% e të gjitha kancereve të gjirit ndodhin tek femrat.Kanceri i gjirit zhvillohet dhe tek meshkujt por është shumë i rrallë.

Faktori moshë: risku për të pasur kancer gjiri rritet me moshëndhe më së shumti kancerii gjirit shfaqet në moshat mbi 50 vjeç. Psh, në Angli raporti i riskut nga kanceri i gjirit me rritjen e moshës është në raport të tillë:1 në 2000 gra për moshat deri 29 vjeç dhe 1 në 8 gra për moshat deri 90 vjeç, pra vjen ne rritje me moshën.

Faktorë genetikë: deri 10% e kancereve të gjirit mendohet të jenë pasojë e defektevenë disa gene që pandalojnë kancerin. Në disa familje me mutaciongenetik të tillë risku i hasjes së kancerit të gjirit mund të jetë deri në 80%. Këto kancere priren të zhvillohen në gratë e reja dhe shpesh mund të prekin të dy gjinjtë.

Histori familjare me kancer të gjirit: gratë, të cilat kanë familjarë me lidhje të ngushta gjaku me kancer gjiri, kanë një risk më të lartë për tu prekur prej kancerit të gjirit se pjesa tjetër e popullatës. Risku i gruas pothuaj dyfishohet në rastet kur nëna apo motra ka pasur kancer gjiri. Ky risk gati trefishohet kur ka pasur dy raste të tilla ndër familjarët e afërt.

Histori personale me kancer gjiri: një grua me kancer në njerin gji ka një risk 3-4 herë më të lartë për të zhvilluar kancer të ri në gjirin tjetër apo në një pjesë tjetër të të njëjtit gji.

Ind gjiri me densitet të lartë: gratë me ind gjiri me densitet më të lartëkanë risk më të lartë për kancer gjiri. Nga ana tjetër, indi i ngjeshur i gjirit e bën më të vështirë kapjen e gjendjeve parakanceroze në mamografi.

Menstruacionetë hershme apo menopauzë e vonshme: femrat të cilat kanë pasur menstruacione të hershme (para moshës 12 vjeç) ose menopauzë të vonshme (më vonë se mosha 55 vjeç), kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri.

Faktorë të ndryshueshëm/të modifikueshëm janë:

Lindja e fëmijëve: gratë që nuk kanë pasur fëmijë ose që e kanë pasur fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç, kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri.

Ushqyerja me gji: studimet dëshmojnë se ushqyerja me gji mund ta ulë lehtësisht riskun nga kanceri i gjirit, sidomos nëse vazhdon për 2 vjet apo më tepër. Ushqyerja me gji duket se ka një efekt mbrojtës. Gratë që nuk ushqejnë fëmijën me gji janë më të riskuara

Konsumimi i alkoolit dhe duhanit: konsumi i alkoolit është i lidhur qartë me riskun e rritur për kancer gjiri dhe rritja e riskut ndjek volumin e alkoolit të konsumuar. Ndërsa për  lidhjen mes duhanit e kancerit të gjirittë dhënat janë jo të mjaftueshme e kontradiktore.

Mbipesha, obeziteti dhe dieta me ushqimetë pasura me yndyrna shtazore: rritja e riskut për kancer gjiri është e lidhur edhe me mbipeshën. Kontrolli i dietës mund të mbajë në kontroll depozitimin e indit dhjamor dhe mund të parandalojë në këtë mënyrë një përqindje të kancereve të gjirit

Mungesa e aktivitetit fizik: gjithmonë e më tepër janë duke u shtuar faktet që dëshmojnë se aktiviteti fizik sistematik dhe i moderuar e ul riskun për kancer gjiri.

Faktorët e modifikueshëm për kancerin e gjirit janë kontribues të konsiderueshëm në barrën e përgjithshme të kësaj sëmundjeje. Një pjesë e vdekjeve nga kanceri i gjirit në mbarë botën i atribuohen pikërisht këtyre faktorëve. Mbajtja nën kontroll e faktorëve të modifikueshëm të riskut për kancer gjiri ka një ndikim në uljen e incidencës së kancerit të gjirit.

Nga ana tjetër megjithëse nuk mund të ndryshojmë faktorët e pamodifikueshëm (të ndryshojmë moshën, gjininë!!!), duhet rritur sensibilizimi i grave me faktorë risku të pamodifikueshëm për të qenë më të kujdesëshme në kontrollet periodike për gjirin.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook