Lidhu me ne

Mix

Myku vaginal, 6 rregulla që s’duhen anashkaluar

Myku (candida albicans) është një nga problemet më të përhapura gjinekologjike, të cilin e provojnë shumica e femrave të paktën një herë në jetë. Simptomat janë djegie, kruarje dhe dhimbje.

Sipas një studimi të kryer në Itali, 28% e adoleshenteve dhe 25% e nënave shtatzënë vuajnë nga myku. Në 83% të rasteve një problem i tillë cenon cilësinë e jetës dhe 8 nga 10 pacientë heqin dorë nga marrëdhëniet seksuale. “Myku është një problem shumë i bezdisshëm që rëndon si mbi femrat dhe mbi meshkujt, – thotë mjeku italian Paolo Scollo. – 76% e femrave italiane thonë se edhe partneri i tyre ka pasur probleme me infeksionet mykotike. Shqetësimi, nëse nuk kurohet, mund të transmetohet dhe krijon efektin ping-pong tek çifti”.

6 rregulla që duhen ndjekur.

Stresi, një dietë shumë e pasur me sheqer, veshje të ngushta dhe të brendshme jo të përshtatshme janë disa nga shkaqet kryesore të mykut vaginal.

Për ta parandaluar, mjekët rekomandojnë ndjekjen e 6 rregullave:

-Larja rregullisht e zonës intime me pastrues me pH fiziologjik (pH 4 ose 5), duke shmangur sapunët ose deodorantët intimë;

-Në zgjedhjen e të brendshmeve është mirë të evitohen fibrat sintetike apo artificiale;

-Ndiqni një dietë të ekuilibruar, të pasur me fruta e perime;

-Përdorni gjithnjë masa mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale;

-Konsultohuni me mjekun nëse shfaqen simptoma si: djegie, kruarje, shtim sekrecionesh, vështirësi në urinim ose dhimbje gjatë raportit seksual;

-Mos përdorni rroba të familjarëve tuaj.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook