Lidhu me ne

Mix

Myku vaginal në shtatzëni, shkaqet, simptomat, rreziqet dhe kujdesi

shtatzeni kontroll

Kandidoza vaginale është një infeksion i vaginës i përbërë nga kërpudhat që i përkasin familjes Candida, nga të cilat ka lloje të shumta. Lloji që gjendet më shpesh në zonën vaginale është Candida Albicans.

Bëhet fjalë për një gjendje të shpeshtë në moshën e fertilitetit, dhe veçanërisht në shtatzëni. Në pacientët me sistem të fortë imunitar, edhe në shtatzëni, infeksioni përgjigjet trajtimeve të zakonshme me antimykotikë lokalë. Por në kushte të tjera, si HIV apo terapitë imunosopresive apo diabeti reagimi është më i vështirë.

Komplikacionet më të zakonshme konsistojnë në veçanti në një infeksion të ngarkuar bateriale, ndërkohë në shtatzni veçanërisht konsiderohet jo i rrezikshëm për fetusin. Këshillohet që të tregoni simptomat e para apo shqetësimet tek gjinekologu/ dermatologu, i cili do ju japë dh ekurën e duhur të përputhshme me gjendjen e shtatzënisë dhe pas një diagnoze që përjashton praninë e infeksioneve më serioze dhe më të rrezikshme.

SHKAQET
Disa lloje të Canida, në veçanti Candida Albicans, jetojnë në lëkurë dhe mukoza, si mukoza e gojës, faringut, zorrëve dhe vvaginale, dhe janë në një bashkëjetesë paqësore me organizmin pritës.

Normalisht mbrojtja organike ndalon një prodhim të tepërt të mikroorganizmit, por çdo ndryshim i ekulibrit mes organizmit pritës dhe terrenit, (psh. Flora vaginale-vagina) shkakton një përhapje të pakontrolluar të këtyre kërpudhave duke sjellë dhe shenjat klinike, simptomat e mykut.

Një nga kushtet që favorizon fillimin e kandidozës vaginale është pikërisht shtatzënia:nivelet e larta të hormoneve që qarkullojnë, e në veçanti estrogjeni, shkaktojnë një rritje të përmbajtjes së sheqerit në zonën vaginale, duke krijuar një mjedis të favorshëm për përhapjen e kërpudhave të mykut.

Faktorë të tjerë favorizues janë:
Përdorimi i kontraceptivëve me nivele të larta të estrogjenit
Diabeti i pakontrolluar
Terapi antibiotike
Terapi me kortikosterodië
Përdorim i pajisjeve intrauterine
Përdorues i absorbuesve vaginal, rroba të ngushta, apo veshje intime sintetike.

Transmetimi dhe ngjitja
Kandidoza gjenitale nuk është një sëmujndje e transmetueshme seksualisht sepse:
Prek dhe gratë që nuk kanë aktivitet seksual
Dhe Candida konsiderohet si një pjesë normale e florës bakteriale vaginale.
Sidoqoftë kur myku është i pranishëm me shumicë e përcakton shenjat klinike ajo mund të transmetohet tek partneri.

SIMPTOMAT
Simptoma kryesore e kandidozës vaginale është kruarja në pjesët intime,që shoqerohet nga skuqje (eritemë) të vulvës e të vaginës e sidomos në shtatzëni, ënjtja, (edema) e buzëve të vogla.

Shkarkimet vaginale të mykut janë të bardha (leucorrhoea) dhe të dendura, jo me erë të keqe (nddryshe nga infeksionet e Gardnerella dhe Trichomonas). Sekrecioni vaginal është i përbërë nga aglometaret e kërpudhave dhe qelizave të vdekura
Mund të shoqërohet dhe me djegie/dhimbje gjatë raportit (dispareunia) dhe djegie gjatë urinimit, si pasojë e irritimeve vulvare dhe ndotje të mundshme të uretrës.

DIAGNOZA
Diagnoza bazohet në analiza klinike dhe mund të konfirmohet përmes:
Analizës mikroskropike të sekrecionit
Anaizës së kulturës që do të përcaktoje llojin e kërpudhës së mykut
Dhe mikrograma që të përcakton terapinë më efikase.

KURA DHE TRAJTIMI
Trajtimi i kandidozës vaginale apo myku në të përditshme siç e njohim bazohet në përdorimin e barnave antimykotikë të klasës azole (clotrimazol, miconazol, econazol) që veprojnë duke ndërhyrë në integritetin e membranës qelizore kërpudhore.

Antimykotikët azolë për përdori lokalë janë të sigurtë dhe të pranueshëm gjatë shtatzënisë.

Në treg ka disa formaL
Kremi vaginal me përqëndrime të ndryshme për tu aplikuar për periudha kohë që nisin nga
3 ditë (kremi me përqëndrim më të lartë)

Në 7 ditë (kremi me përqendri më të ulët)
Apo në forën e ovulave vginale me doza të ndryshme,

PARANDALIMI
Parandalimi konsiston në shmangien apo korrigjimin e kushteve predispozuese, për shembull tek pacientët diabetikë që duhet të mbajnë në kontroll vlerat e glicemisë.

Dhe myku post-antibiotikë, shumë i shpeshtë për shembull nëse keni marrë amoksicilinë, acidi klavulanik, dhe mund të parandalohet duke përdorur probiotikë si laktobacili me stomakun bosh gjatë terpisë me antibiotikë.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore4 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix4 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix4 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook