Lidhu me ne

Mix

Si shërohet laringiti tek fëmijët dhe të rriturit? Simptomat dhe trajtimi

Laringiti

Laringiti i referohet inflamacionit të laringut, organ në pjesën e sipërme të rrugëve respiratore që gjendet mbi trakenë.

Në varësi të kohëzgjatjes së laringitit ai klasifikohet akut ose kronik (kur karakteriziohet nga ndryshime të gjata)

Laringiti akut shpesh është sekondar dhe përfshin një proces infektiv të rrugëve respiratore, që shoqërohet me rinite (ftohja) apo dhibmje fyti (tipike faringiti dhe laringiti)

Ndërsa laringiti kronik është më i shpeshtë për shkak të irritimit të mekanizmës së laringut me një proces inflamator.

SHKAQET

Laringiti akut: zgjat më pak se 20 ditë dhe nuk ka asnjë ndryshim anatomik

Kronik: nëse procesi inflamator zgjat më shumë se 20 ditë, ka ndryshime anatomike të strukturës së laringut.

Laringu akut

Karakterizohet nga një fillim i papritur, dhe ka tendencë të përkeqësohet në ditët pasardhëse e më pas të shërohet për një javë. Forma akute është pothuajse sekondare për shkak të një procesi infektiv:

Viral: forma më e zakonshme e shkaktuar nga një virus gripi, rinovirusi, adenovirusi etj.

Bakterial: stafilokoku, streptokoku, bakteri i difterisë…

Kërpudhor: candida albicans ed aspergillus, sidomos tek pacientët imunosporesiv, si të sëmurët me SIDA, njerëzit që i nënshtrohen kemioterapisë apo një transplanti.

Laringiti kronik

Prek sidomos meshkujt në moshë të madhe, me një proces inflamator kronik që ndodh për shkak të:

Pirjes së duhanit: shkaku më i shpeshtë i këtij lloj laringiti, dhe janë personat që konsumojnë duhan për të paktën 15-20 vjet rresht.

Sëmundjet e refluksit të gastroezofagut: pasi rikthimi i aciditetit nga stomaku në ezofag irriton mukozën e laringut.

Substancat irrituese toksike, alergjenët apo lloje të ndryshme pluhurash

Sinoziti kronik: inflamacioni i sinueseve paranazale.

SIMPTOMAT

Simptomat kryesore të laringitit janë kolla e thatë e përhershme, djegie fyti, disfoni (ndryshimi i zërit që bëhet i ngjirur dhe më i dobët), ethe, asteni, mungesë oreksi, dhimbje muskulore dhe kyçesh, dhimbje koke, rrjedhje hundësh, kërkesë e vazhdueshme për të pastruar fytin.

Në rastet e laringitit kronik procesi inflamator mund të shoqërohet me ndryshime anatomike që çon në shfaqjen e polipeve apo nodulave. Këto lezione formohen në nivelin e kordave vokale dhe trajtimi i tyre kërkon heqjen kirurgjike dhe logopedi.

Sa zgjat?
Simptomat e laringitit nisin papritur dhe zakonisht përkeqësohen në 2-3 ditët e ardhshme. Episodet akute zakonisht zgjasin më shumë rreth një javë.

DIAGNOZA

Diagnoza është e lehtë, bazuar në anamnezën dhe ekzaminime objektive. Anemneza konsiston në formulimin nga ana e mjekut të disa pyetjeve drejtuar pacientit që përshkruajnë historinë e tij klinike si:
Prej sa kohësh janë shfaqur simptomat dhe cilat janë karakteristikat
Nëse pacienti është duhanpirës apo eksiztojnë faktorë të tjerë risku
Nëse abuzohet me zërin dhe sforcimi për shkak të punës
Dhe nëse ka patologji kryesore, pra vuan nga ndonjë sëmundje

Analizat e laboratorit mund të tregojnë një kuadër infektiv me një rritje të indekseve inflamatore siç është VES dhe PCR. I nevojshëm është edhe tamponi fytit për ndonjë shkak bakterial shoqëruar edhe me një antibiogramë për të përcaktuar dhe llojin më efikas të antibiotikut.

Nga këndvështrimi i ekzaminimit është thelbësor laringoskopia, gjithmonë e nevojshme në rastet e disfonisë dhe nëse ekziston për më shumë se dy javë.

TRAJTIMI

Në pjesën më të madhe shkaqet e laringitit janë virale dhe nuk japin shqetësime, pasi zgjidhen menjëherë pa nevojën e një trajtimi apo ndërhyrjeje mjekësore.

Kur simptomat zgjasin për më shumë se 10 ditë pa përmirësime, apo në rast të shfaqjes së problemeve me frymëmarrjen, është e nevojshme ti drejtoheni një mjeku për formulimin e një diagnoze apo trajtimi të duhur.

Masat më të rëndësishme terapeutike janë:

Pushim të zërit, duke evituar të flisni shumë dhe me zë të lartë
Pini sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin e mukozës
Ndërprisni duhanin, duke evituar madje dhe tymin pasiv nëse nuk e pini

Ilacet antibiotike në rastin e laringitit bakterial
Ilaçet antiinflamatore dhe kundër dhimbjeve
Ilacet antiacide në rastet e refluksit të gastroezofagut

/ MeMjekun.com

MË TEPËR

Mix24 orë më herët

Si të shmangni dhimbjet e stomakut në vjeshtë – Tri kura natyrale

Kur ftohet koha ndër të parët që e ndjen dhe jep sinjalet e tij është organizmi. Kjo është e vërtetë...

Mix1 ditë më herët

Ja në cilat vende çmimi i iPhone 16 është më i shtrenjtë

Ndryshe nga të gjitha thashethemet, Apple nuk i ngriti çmimet e serisë iPhone 16. As iPhone 16 Pro që mori...

Mix1 ditë më herët

Ngrënia e proteinave për mëngjes mund të jetë çelësi për humbje peshe

Fillimi i një udhëtimi për humbje peshe është një punë e ndërlikuar. Dietat mund të duken si zgjidhje të përkohshme,...

Mix1 ditë më herët

5 vitaminat më të mira për parandalimin e rënies së flokëve!

A po ndikon dieta juaj te flokët tuaj? Nëse nuk po merrni mjaft vitamina dhe minerale të rëndësishme, kjo do...

Mix1 ditë më herët

3 ushqimet më të mira, që forcojnë sistemin imunitar!

Dietologët e njohur kanë zbuluar 3 ushqimet me më shumë lëndë ushqyese, që forcojnë sistemin imunitar. Këto 3 ushqime janë...

Mix1 ditë më herët

Lady Gaga zbulon planet për martesë

Lady Gaga ka zbuluar së fundmi  se si i fejuari i saj Michael Polansky i kërkoi dorën për martesë. E...

Radar1 ditë më herët

“Izraeli i lirë të zgjedhë mënyrën e hakmarrjes ndaj Iranit” – James David Vance

SHBA-ja duhet të mbështesë Izraelin në hakmarrjen e tij kundër Iranit, edhe nëse përfshin një sulm parandalues, tha zëvendëspresidenti i...

Radar1 ditë më herët

Katër opsionet e Izraelit për t’u hakmarrë kundër Iranit

Nga Ben Caspit Pas sulmit më të madh ndonjëherë të raketave nga Republika Islamike e Iranit kundër Izraelit, Kryeministri Benjamin...

Mix1 ditë më herët

“THE SUN”/ Eva Murati ‘çmend’ tifozët, “Spektakli i Champions League është edhe më i bukur me ty”

Prezantuesja SHQIPTARE Eva Murati ka mahnitur me një fustan gri të hapur teksa prezantoi ndeshjet e Champions League mbrëmjen e...

Mix1 ditë më herët

Sa kohë të jetës sonë e kalojmë në gjumë?

Një njeri mesatar kalon 26 vite të jetës së tij duke fjetur, që është e barabartë me rreth 9500 ditë....

Facebook