Lidhu me ne

Mix

Depresioni është shqetësimi më i shpeshtë. Të njohësh depresionin tek një mik

depresioni

A mund të arrini të njihni depresionin që po kalon miku juaj? Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), depresioni është shqetësimi më i shpeshtë që prek më shumë se 300 milionë persona në të gjithë botën. Vlerësohet madje që në 2020 do të jetë sëmundja më e përhapur në botë.

Sipas këtyre të dhënave ka shumë të ngjarë që dikush në rrethin tonë shoqëror të vuajë nga depresioni. Për më tepër duke parë dhe shkaqet e vdekjes mes të rinjve të rritur, është e rëndësishme të njohim depresionin, simptomat e tij jo vetëm tek vetja jonë por dhe miqtë që njohim.

Megjithëse ekzistojnë trajtime efektive për shqetësimet e humorit, një pjesë e mirë e njerëzve nuk marrin trajtimin e duhur. Kjo për shkak të stigmës sociale, paragjykimeve, mosnjohjes së simptomave apo të kujdesit të profesionistëve, depresioni është diagnostikuar pak ose aspak.

Madje në shumë raste, personit që vuajnë nga depresioni as nuk e dinë që kanë një problem dhe pavarësisht shqetësimit, nuk mendojnë se kanë nevojë për ndihmë. Kështu që është shumë e rëndësishme që opinioni publik të ndërgjegjësohet për depresionin dhe shenjat e tij. Kjo do të çojë në një ndërhyrje të shpejtë dhe efikase bazuar në ndihmë dhe mirëkuptim. Të ndihmosh, duke treguar durim dhe duke mos e bërë fajtor për disa sjellje të këqija ndaj personit të prekut janë masa që mund të merren pasi njihet problemi.

DEPRESIONI, NJE ÇRREGULLIM JO-HOMOGJEN
Para se të shpjegojmë si të njihni depresionin tek një mik, partner apo familjar është shumë e rëndësishme të dini që nuk ka vetëm një tip depresioni. Në këtë artikull do të shohim vetëm Depresionin Madhor apo episode të tij. Por ama ekzistojnë shqetësime të tjera të humorit si shqetësimi disforik paramenstrual apo ai i vazhdueshëm.

SHENJAT PER TË NJOHUR DEPRESIONIN TEK NJE MIK

Më poshtë do të gjeni disa simptoma apo karakteristika që mund të shfaqen tek personi me depresion. Disa simptoma mund të shfaqen në masë të madhe ose të vogël, dhe mund të jenë kryesore ose sekondare për depresionin.

Shqetësime të kujtesës: kujtime të paqarta ose të shpërndara
Tek të prekurit nga depresioni është tipike të ketë ndryshimë te kujtesës autobiografike. Kur kujtohet një ngjarje, ajo ndodh në një mënyrë specifike (koha dhe vendi) ose të përgjithësohet (e paqartë dhe e shpërndarë)
Kjo ndodh shpesh tek shqetësimet e spektrit autik apo stresit post-traumatik, por edhe për depresionin. Në fakt, memoria e përgjithësuar ka tendencë të shtrembërojë përmbajtjen e kujtesës.

Është faji im nëse ndodh kjo
Ngjarjet negative kanë origjinë të brendshme, të qëndrueshme dhe botërore. Pra personi me depresion mendon se çdo gjë negative ndodh për faj të tij. Madje kanë tendencën të mendojnë se të gjitha ngjarjet negative do të zgjasin në kohë.

Nëse ndodh diçka e bukur, kjo ka të bëjë me të tjerët dhe është e përkohshme, nuk mund të zgjasë. Nëse tek dikush shihen këto shqetësime ndoshta ai vuan nga depresioni.

Simptomat e shqetësimit për çdo gjë (disforia) dhe pakënaqësia
Depresioni mund të shfaqet dhe përmes shenjave disforike, që mund të jenë mjaft të rëndësishme. Disforia është e kundërta e euforisë, dhe për këtë arsye i referohet një mospërputhje emocionale që shkakton emocione të pakënaqshme.

Duhet të dimë që simptomat disforike nuk shfaqen vetëm tek depresioni, por dhe te skizofrenia, shqetësime e ankthit në përgjithësi. Disforia mund të shfaqet si pasojë e vetë çrregullimit, përmes ndjenjave që dominohen nga trishtimi apo përmes të qarit.
Janë persona të trishtë, me humor të ulët. Kanë tendencën të vuajnë nga anhedonia, apo pamundësia për të kënaqur njeriun për atë që bën, duke iu referuar edhe veprimtarive që dikur i jepnin kënaqësi. Nëse miku ynë nuk i vlerëson më këto aktivitete si më parë, si eskursionet, apo drekat e darkat në një restoratn mund të jetë shenjë e depresionit.

Simptomat disforike gjithashtu janë të lidhura me lodhjen, duke pasur parasysh që këta persona ndjehen gjithmonë të lodhur. Shpesh shfaqin ndjesinë e apatisë e të zvarritjes së gjërave.

SIMPTOMAT SOMATIKE
Pavarësisht se nuk ka shkaqe fizike të identifikueshme, ata që preken nga depresioni vuajnë prej tyre si pasojë e problemit psikologjik. Duhet kushtuar vëmendje simptomave të tilla si:
Dhimbje koke
Probleme me gjumin
Kapsllëk
Probleme tretëse
Rënie në peshë
Takikardi

KUR E TEPRON ME SJELLJEN
Depresioni tek një mik mund ta njihni edhe kur ankohet shumë shpesh për një mori problemesh: paratë, puna, miqtë, familja… pavarësisht argumentit, ankohet në mënyrë të vazhdueshme.

Në këtë rast është e rëndësishme të dini të njihni këto lloj ankesash si simptoma të depresionit, dhe jo për shkak të një kërkese të thjeshtë për të tërhequr vëmendje apo që ju bezdis.

Shpesh krijohet një problem mes personit që vuan nga depresioni dhe mjedisit social dhe familjar, të cilët duke mos e njohur problemin kanë tendencën ta konsiderojnë personin si të dobët, pak pozitiv, të keq apo vetëm që ankohet. Por kjo është absolutisht e gabuar dhe mund të jetë e rrezikshme dhe stigmatizuese.

Kjo lloj sjellje motivohet nga:
Mbrojtja dhe faktorët e rrezikut
Mendimet joracionale
Ngopje emotive
Ndjenja trishtimi dhe vetmie

Ndër teprimin me sjelljen mund shfaqen dhe shprehjen e ndjenjave të fajit për faktin se i bën keq të tjerëve, pavendosmëria dhe kriza të qarit.

VËZHGONI ÇFARË I MUNGON
Të njohësh mangësitë në sjellje është shumë e vështirë ti kuptosh nëse nuk janë gjithmonë të dukshme. Por, të njohësh personin identifikimi i mangësive kuptohet lehtë me ndryshimin e sjelljes së individit.

Ata që vuajnë nga depresioni në përgjithësi kanë një jetë minimale shoqërore dhe lodhen dhe të përballen me të përditshmen, punët e shtëpisë dhe kujdesi për veten. Dhe e gjithë kjo përkthehet në një aspekt të lënë pas dore.

Gjithashtu ka dhe një ngadalësim psikomotor, që do të thotë flet më ngadalë, më shkurt dhe më monoton. Si mangësi në sjellje mund të shohim dhe mungesën e shfaqjes së gëzimit.

Por mos harroni, nëse keni një mik të tillë duhet të flisni me të. Ai që përcakton diagnozën është profesionisti, dhe jo ne, por mund të bëheni të dobishëm duke e motivuar personin të kontaktojë një terapeut për të nisur trajtimin para se problemi të bëhet serioz.

/MeMjekun.com

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook