Lidhu me ne

Mix

Ibuprofeni, përdorimi dhe efektet anësore

ibuprofeni

Ibuprofeni është një përbërës aktiv që i përket familjes së ilaçeve antinflamatore jo steroide,
Ai ka veti:
Lehtëson dhimbjet
Antinflamatore
Antipiretike, (pra arrin të ulë temperaturën)

Ky lloj ilaçi prezanton kategorinë më të përdorur të trajtimit të sëmundjeve reumatike dhe dhimbjeve në përgjithësi, duke qenë shumë i pranishëm dhe në tregun e vetëmjekimit, pra mund të merren pa recetë.

PËR ÇFARË SHËRBEN
Siç e thamë dhe më lart, Ibuprofeni është një përbërës aktiv që i përket familjes së ilaçeve antiinflamatore jo steroide, dhe është i përcaktuar me doza dhe shitet me ose pa recetë. Konsiderohet si një nga ilaçet më të sigurtë nga ky grup, edhe pse si çdo ilaç tjetër mund të ketë efekte anësore.

Ndryshe nga ilaçet e tjera të këtij grupi, tregon një rrezik të reduktuar mbi disa efekte të padëshirueshme si gjakrrjedhja gastroenterike. Gjithashtu nëse merret në doza të ulëta nuk ka rrezik të infarktit të miokardit, por dozat e larta po.

Mund të sjellë një përkeqësim të astmës. Si të gjitha ilaçet e llojit të vet ajo funksionon duke ndaluar sintezën e prostagladinës, një molekulë e ngjashme me yndyrën dhe derivat i acidi arakidonik (arachidonic), të cilat janë të përfshira në ndërmjetësimin e:
Reaksioneve inflamatore (me shfaqjen e edemës, pra fryrjes)
Dhimbje
Temperaturë

Këto efekte mbi sintezën e prostaglandinës mbahen duke frenuar (COX) ciklooksigjenazën, një enzimë e pranishmë në inde të ndryshme të trupit.

Ibuprofeni jepet gjithashtu për të lehtësuar dhimbje, dobësi, fryrje dhe acarime të vazhdueshme që vijnë nga osteoartriti (artriti i shkaktuar nga dëmtimi i kyçeve), apo artriti reumatoid (artrit i shkaktuar nga ënjtja e kyçeve). Gjithashtu përdoret për të lehtësuar dhimbje të lehta apo të moderuara, mes të cilave ato menstrualet.
Si një ilaç pa recetë ibuprofeni përdoret në doza të ulëta për të ulur temperaturën dhe për dhimbje të vogla si psh:
Dhimbje koke
Dhimbje muskulore
Artrit dhe dhimbje kyçesh në përgjithësi
Dhimbje menstruale
Ftohje dhe gjendje gripi
Dhimbje dhëmbi
Dhimbje shpine

Nëse alternohet me paracetamolin, ibuprofeni rezulton më efikas qoftë në kontrollin e dhimbjes dhe temperaturës.
Mund të përdoret për dhimbje fyti?

Ibuprofeni është një ilaç që shpesh përdoret për lehtësimin e simptomave të gripit apo para se tu zërë gripi, përfshi dhe dhimbje fyti. Tek fëmijët përshkruhet shpesh në formën e shurupit për këtë qëllim, ndërsa tek të rriturit mund të ketë përhapje të vogël për këtë qëllim, megjithëse jep më shumë efikasitet si në drejtim të lehtësimit të dhimbjeve antiinflamatore dhe muskujve të irrituar.

IBUPROFEN APO OKI?

OKI është emri tregtar që njihet gjerësisht për ilaçin me bazë ketoprofene, një antinflamator josteroid si ibuprofeni dhe për këtë ka të njëjtat udhëzimet si ai. Efikasiteti i tyre është i krahasueshëm në dozat që përdoren normalisht në vetëmjekim, ndërsa në doza maksimale duket se jep një efekt antidhimbjesh më të madhe. Megjithatë duhet të kujtoni rrezikun e përdorimit në masë të ketoprofenit, (veçanërisht i rëndësishëm në përdorim topik, pra në formë xheli apo kremi)

Atëherë, çfarë duhet pirë?
Në rastet me recetë sigurisht që do i përmbaheni përshkrimit të mjekut, ndërsa në rastet e vetëmjekimit hyjnë në lojë faktorë personale e subjektiv .

ILAÇET QË DUHEN SHMANGUR KUR MERRNI IBUPROFEN
Mos harroni konsultohuni me mjekun ose farmacistin para përdorimit të çdo ilaçi, përfshi dhe ato pa recetë, vitmina, apo me bazë ekstrakte fitoterapeutike (vegjetale apo natyrale në pëgjithësi)

Disa ilaçe mund të ndërvperojnë me funksionimin e ibuprofenit. Në veçanti duhet t’i raportoni mjekut nëse po merrni:
Litum,
Metotrexate
Antikoagulant apo antiagreguesit (holluesit e gjakut)
Kortizonë
Diuretikë
Ilaçe kundër tensionit të lartë.

Mos përdorni njëkohësisht asnjë ilaç të së njëjtit grup të ibuprofenit pa rekomandimin e mjekut. Shembuj të tjrë janë aspirina, naproxene etj.

Gjithashtu nuk duhet të pini alkool gjatë periudhës që merrni ilaçin pasi rrit rrezikun e efekteve dhe ngarkesës në stomak.
KUNDERUDHEZIMET
Ky ilaç nuk është i përshtatshëm për të gjithë. Mos e përdorni nëse në të shkuarën keni pasur reaksione alergjike me bazë të njëjtën substancë, dhe duhet të konsultoheni me mjekun në rastin e alergjive ndaj aspirinës apo ndonjë tjetër ilaçi të këtij grupi. Gjithashtu nuk duhet ta merrni menjëherë pasi të keni bërë një ndërhyrje kirurgjike kardiologjike.

Duhet të lajmëroni mjekun nëse jeni shtatzënë apo gjatë ushqyerjes me gji. Kjo pasi ibuprofeni nuk përdoret gjatë shtatzënisë.

Gjithashtu duhet të vini në dijeni mjekun nëse keni sëmundje veshkash, të mëlçisë, astmës apo sëmundje të tjera të ngjashme, apo vuani nga ulçera dhe problemet e tretjes.

EFEKTET ANESORE TE MUNDSHME
Në përgjithësi është tolerant si ilaç, por me rritjen e dozave mund të rrisë rrezikun e efekteve kolaterale; efektet e padëshirueshme që janë shfaqur janë në përgjithësi të përbashkëta me analgjezikët, antipiertikët dhe antiinflamatorët nonsteroidë të tjerë.

Reaksionet alergjike
Ibuprofeni mund të shkaktojë reaksione të rënda alergjikë, sidomos tek ata që janë alergjikë ndaj aspirinës. Simptomat përfshijnë:
Ortikarien
Fryrje të fytyrës
Astma
Shok
Skuqje të lëkurës
Skuqje
Fshikëza

Stomaku
Nëse ndodh të keni reaksion alergjik, ndaloni së marri këtë ilaç dhe kërkoni ndihmë mjekësore.

Mundësia e shfaqjes së gastritit apo gjakosjes gastrite ndodhin tek personat që:
Janë mbi 60 vjeç
Kanë një historik të ulçerës gastrite apo probleme të gjakrrjedhjes
Marrin hollues gjaku apo ilaçe të kortizonit
Marrin antinflamatorë të tjerë
Konsumojnë alkool gjatë një mjekimi

Marrin shumë ilaçe ose për më gjatë se sa i është përshkruar
Simptomat që shfaqen në një rast të tillë janë
Të përziera
Të vjella
Diarre
Fryrje
Kapsllëk
Dispepsia (vështirësi në tretje)

Studimet e disponueshme në përdorimin e ibuprofenit, sidomos në doza të larta si 2400 mg/ditë dhe për trajtime të gjata, mund të lidhet edhe me një rrezik të vogël të trombociteve arterioze.
Kur duhet lajmëruar mjeku:
Nëse ndiheni të dobët, villni gjak apo feçe me gjak apo ngjyrë të zezë, janë shenja të gjakrrjedhjes gastrite.
Dhimbja përkeqësohet apo zgjat më shumë se 10 ditë
Temperatura përkeqësohet apo zgjat më shumë se 3 ditë.
Dhimbja apo bezdisja gastrite përkeqësohet ose zgjat
Zona e dhimbjes ka skuqje ose fryrje
Shfaqen simptoma të tjera

MeMjekun.com

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore1 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix1 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix1 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook