Lidhu me ne

Kryesore

Rama mbron Sorosin / “Sorosi nuk ka lidhje me kufijtë e Kosovës, çfarë ndaluan këta?!”

"Sorosi nuk ka lidhje me kufijtë e Kosovës, çfarë

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, një çështje që në Shqipëri përdoret shpesh në skenën politike, veçanërisht nga Sali Berisha dhe Presidenti Meta, të cilët e denoncojnë si një projekt të Soros, që Edi Rama e ka mbështetur, në favor të Serbisë. 

Rama tha se këto janë teori konspirative dhe se Soros, apo fondacion i tij nuk kanë asnjë lidhje me këtë ide. Kryeministri ironizoi edhe deklaratat e Berishës dhe Metës, se janë ata që kanë dhënë kontribut, për të ndalur ndryshimin e kufijve. 

Pjesë nga biseda: 

Edi Rama: Kjo histori është histori më vete, se i shoh që janë të lidhura, domethënë Sorosi ndërhyri se i’u prish plani i ndryshimit të kufijve. Duhet të dalim nga kjo histori. Sorosi as ka qenë përzierë në histori kufijsh, as ai dhe as Fondacioni, fare, fare! Gjithë kjo historia e ndryshimit të kufijve, është qesharake që të thuhet se këta e ndaluan. Ky dhe ai tjetri në Presidencë. Se si e ndaluan këta dhe kur u shfaq kjo që duhej ndaluar nuk e kuptoj. Kufijtë nuk ndryshojnë dot fshehurazi dhe nuk mbaron aty ku e bisedojnë njerëzit. Nëse bien dakord dy veta që akuzohet komplet pa lidhje Hashim Thaçi me Presidentin e Serbisë, ku do ta çojnë këtë ndryshim kufijsh, në shtëpi?

Armand Shkullaku: Mënyra sesi u propozua kjo, pa kërkuar konsensus edhe faktorit tjetër, u propozua si projekt personal i Thaçit. 

Edi Rama: Nuk është ashtu fare. Më dëgjo mua tani. Po të them se nuk ka patur asnjë dakordësi në tavolinë mes tyre. Nuk ka patur dakordësi. Në rast se do të kishte dakordësi, kjo dakordësi duhet të shkonte në një process politik, referendar. Si e ndaluan këta tani? Ajo që unë kam thënë dhe nuk ka asnjë rast që unë të kem thënë, që po unë jam për këtë. Ajo që kam thënë është se kjo është shumë serioze për të bërë muhabet, je ti apo nuk je ti. I jam referuar Rugovës dhe Rexhep Qoses, që e kanë hedhur si opsion në kohë të tjera. Kam thënë që ky debat duhet bërë si debat burrash që duhet të ulen të gjithë dhe ta diskutojnë. Pastaj gjendet, duhet apo jo dhe bëhet apo nuk bëhet.

Armand Shkullaku: Zoti Rama, Vuçiç ishte për shkëmbim territoresh. Hashim Thaci ka thënë do të ketë zgjerim, për Preshevën dhe Bujanovcin. Kur jeni pyetur ju, keni thënë që momente të tilla si ky, një kombi mund t’i vijnë një herë në 100 vjet. Pyetjes që kancelarja Merkel në Shkup, që ishte kundër, ju thatë ajo është kancelare e gjermanëve dhe unë jam kryeministër i Shqipërisë.

Edi Rama: Pak a shumë i referohesh gjërave që kujtoj, që pak a shumë i kam thënë por jo në kontekstin… Unë mendoj se kjo është një cështje, shumë komplekse, cështja e një marrëveshje me Serbinë. Ashtu siç është zhvilluar dialogu dhe siç po vazhdon ka shumë vështirësi, që do të duhet të ishin trajtuar në mënyrë më racionale. Ajo që unë kam folur edhe me kancelaren, është një gjë që nuk e di a do të vijë dita që të provohet, por do të gjendemi aty nuk e di se kur. Me Malin e Zi, ne nuk kemi patur asnjë problem, as ne dhe as Kosova. Dhe sa vjet u deshën për të bërë një dakordësi për kufirin? Imagjinoni se do të bëhet marrëveshja e Serbisë me Kosovën, parafytyroni se do të ulen tani dhe do thonë ku jemi ne?

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix10 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix10 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix10 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore10 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix10 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix10 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook