Lidhu me ne

Mix

Si të trajtoni infeksionet e veshit

Veshi ndahet në 3 pjesë: i jashtëm ku futen llapa e veshit dhe kanali i jashtëm i dëgjimit, i mesëm ku futet daullja e veshit ose membrana timpanike, dhe i brendshëm ku futen organi i dëgjimit dhe ai i ekuilibrit.

Në rastin e infeksioneve të veshit që i takojnë kryesisht stinës së verës, flasim për infeksionet e kanalit të jashtëm të dëgjimit. Ndonjëherë ato fillojnë pas frekuentimit të pishinave, ndonjëherë edhe pas ditëve të plazhit në det, apo te pacientët që kanë një infeksion kronik të kanalit të jashtëm, tek personat me sëmundje lëkure si dermatiti atopik apo ekzema, tek personat veshi i të cilëve ka tendencë të prodhojë më shumë dyllë (cerumen) se normalja, etj.

Simptomat

Ai shoqërohet me ndjesinë e pruritit apo kruarjes së veshit, pasi pacienti përdor batonetat e pambukut për të larguar ujin ndoshta në mënyrë jo të duhur duke lënduar kanalin. Ai reagon me dhimbje, edemë apo fryrje të mureve të kanalit, sekrecione me erë nga veshi, ulje të dëgjimit dhe një dhimbje të vazhdueshme shumë të fortë që e detyron pacientin të vijë te ne duke shtrënguar fort veshin me dorë. Gjithë fazat e zhvillimit të këtij infeksioni që fillojnë me futjen e ujit në vesh bëjnë që bakteret, kryesisht ato anaerobe si ‘Pseudomonas aeruginosa’ dhe infeksionet mykotike të gjejnë kushte të përshtatshme për t’u zhvilluar.

Frekuenca

Më shumë të predispozuar janë pacientët me infeksione të lëkurës së kanalit si dermatiti atopik apo seborreik, pacientët me sëmundje kronike sistemike si diabeti mellitus, pacientët veshi i të cilëve ka tendencë të prodhojë më shumë dyllë se normalja dhe në përpjekje për ta nxjerrë shkaktojnë një traumë të kanalit të jashtëm dhe kushte për një infeksion akut, pacientët me infeksione mykotike kronike vetëm të kanalit të dëgjimit ose jo, apo edhe pacientët alergjikë apo ata që kanë tendencë të kruajnë vazhdimisht kanalin me mjete rrethanore.

Është një patologji që prek kryesisht të rinjtë dhe adoleshentët, por në rastin e sëmundjeve sistemike shoqëruese, edhe moshat më të mëdhaja. Edhe bebet preken nga infeksionet e kanalit, dhe nënat e reja referojnë se futja e ujit në vesh pas dushit shoqërohet me bezdisje, me dhimbje gjatë prekjes së veshit dhe të qara të vazhdueshme. Ka pacientë të cilët e dinë se çdo vit, pavarësisht mungesës së sëmundjeve shoqëruese të veshit do të bëjnë infeksione të kanalit dhe kjo ndonjëherë vjen edhe nga anatomia e vetë kanalit të jashtëm, ndonjëhere jo shumë të drejtë në drejtim të daulles, me më shumë kthesa ku uji bllokohet më lehtë. Problematike në këtë situatë janë edhe pacientët me infeksione kronike të daullës së veshit e cila mund të jetë e çarë dhe në këtë rast infeksioni prek si veshin e mesëm ashtu edhe kanalin e jashtëm dhe shoqërohet edhe me komplikacione.

Komplikacionet

Nëse infeksioni i kanalit nuk mjekohet që në fazat e para ai mund të komplikohet me përfshirje edhe të indeve të buta dhe të gjëndrave limfatike përreth rregjionit para veshit apo nën nofull, dhimbje të fuqishme dhe pamundësi të hapjes së gojës, temperaturë etj.

Trajtimi

Ne gjihmonë e fillojmë mjekimin me antibiotikë lokal me pika në vesh, të grupit të ciprofloksacinës apo preparate të reja shumë të mira të grupit të tobramicinës të shoqëruara edhe me kortizonike me pika në vesh, antimykotike me pika etj.

Dy tre ditët e para vendosim në brendësi të kanalit një garzë apo një pambuk steril dhe mjekimi aplikohet mbi të. Tamponi i veshit ndërrohet dhe veshi aspirohet derisa fryrja e kanalit të bjerë dhe pikat të aplikohet direkt në kanal.

Pacienti merr njëkohësisht edhe qetësues të dhimbjes si: ibuprofen, ketoprofen, naproxen etj. Në rastin e shfaqjes së komplikacioneve dhe në rastin e pacientëve diabetikë për të mënjanuar një komplikacion madhor dhe shumë të rrezikshëm për jetën si ‘otitis externa malinj’, fillojmë terapinë me antibiotikë oralë nga goja apo edhe sistemike për 7 deri në 10 ditë.

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore8 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook