Lidhu me ne

Mix

Spinaqi, përfitimet dhe vlerat ushqyese të tij

Spinaqi, një central nutrientësh është një nga ato jeshillëqet që nuk duhet të mungojë këtë sezon në tryezën tuaj.

I pasur me vlera ushqyese, minerale e vitamina, më poshtë do të listojmë të gjitha përfitimet e perimes me gjethe jeshile, por edhe arsyen përse një kategori e njerëzish nuk duhet ta konsumojnë:

1. Përbërës anti-inflamatorë

Spinaqi ka veti anti-inflamatore për shkak të disa prej lëndëve ushqyese. Disa nga problemet shëndetësore që identifikohen si inflamatore (osteoporozën, artriti, astmën dhe dhimbjen e kokës) mund të mbahen nën kontroll nëse keni një dietë të pasur me jeshillëqe.

spinaq_konica.al

2. Parandalimi i kancerit

Spinaqi përmban klorofil, i cili është i njohur të jetë efektiv në bllokimin e qelizave kancerogjene të cilat krijohen kur konsumohen ushqime të skuqura në temperaturë të lartë .

3. Shëndeti i Syrit

Spinaqi përmban lutein, një karotenoid që mbron sytë kundër sëmundjeve si kataraktet e lidhura me moshën dhe degjenerim makular.

4. Shëndeti gastrointestinal

Shëndeti gastrointestinal mund të përmirësohet duke ngrënë më shumë spinaq. Vitamina C dhe beta-karoten, punojnë për të mbrojtur qelizat e zorrës së trashë nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira.

Gjithashtu, mutacionet dhe dëmtimi i ADN-së në qelizat e zorrës së trashë mund të parandalohen nga folatet e pranishme në këtë perime me gjethe jeshile.

5. Zemër e shëndetshme

Spinaqi është një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C, të cilat janë antioksidantë që ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira në trup.. Gjithashtu magnezi, një mineral shumë i rëndësishëm ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut.

6. I pasur me flavonoide

Spinaqi është i ngarkuar me flavonoide që veprojnë si antioksidantë, duke mbrojtur trupin nga radikalët e lirë. Studimet kanë zbuluar të paktën 13 komponime të ndryshme të flavonoideve që punojnë si substanca kundër kancerit. Këto ushqyes të ndryshëm ofrojnë shumë për parandalimin dhe mbrojtjen e sëmundjeve.

Shënime:

Spinaqi është i pasur me oksalat. Njerëzit që vuajnë nga gurët e veshkave duhet ta shmangin sa më shumë këtë të fundit ose mos ta kalojnë sasinë 50 miligramë oksalat në ditë. Spinaqi ka më shumë se 50 miligramë, andaj të shmanget më mirë.

Gjithashtu spinaqi përmban nivele të larta të acidit oxalic, i cili në tepri mund të pengojnë thithjen e lëndëve të tjera ushqyese si kalciumi.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix2 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix2 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook