Lidhu me ne

Mix

Të hash rrush çdo ditë/ Vlerat fantastike që përfiton organizmi

Të hash rrush çdo ditë/ Vlerat fantastike që përfitonFoto ilustruese

Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vite me rradhë. Ai është një frut i pasur në ushqyes dhe antioksidantë që i bëjnë mirë shëndetit.

Përfitimet kryesore të rrushit për shëndetin

Vitamina C dhe K

Një filxhan me kokrra rrushi përmban 27 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C dhe 28 për qind të vitaminës K. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për më tepër, rrushi është i pasur edhe me vitaminë B6, fibër, kalium, mangan dhe antioksidantë. Këta të fundit ofrojnë mbrojtje për organizmin ndaj sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Rrushi, për shëndetin e zemrës

Disa prej përbërësve të shumtë të këtij fruti dhe verës që prodhohet prej tij, ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të zemrës. Ka studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, që konfirmojnë se rrushi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.

Mbrojtje kundër diabetit

Ndonëse rrushi është një frut me një përmbajtje të lartë sheqeri, ai ka një nivel të ulët të indeksit të glicemisë. Ekspertët thonë se përbërësit bimorë të tij e mbrojnë organizmin nga rritja e sheqerit në gjak.

Shëndeti i syve

Përbërësit bimorë të rrushit, siç janë resveratroli, luteina dhe zeaksanthina ofrojnë mbrojtje për sytë nga disa prej sëmundjeve si perdja e syrit apo glaukoma.

Shëndeti i kockave

Mineralet si kalciumi, magnezi, kaliumi, fosfori dhe mangani janë të dobishëm për shëndetin e kockave. Këto minerale që gjenden te rrushi kanë një efekt mbrojtës për kockat.

Kundër baktereve dhe infeksioneve

Vitaminat dhe mineralet që përmban rrushi janë të dobishme për sistemin imunitar dhe e pajisin atë me mekanizmat e duhur për mbrojtjen ndaj infeksioneve dhe baktereve.

Për jetëgjatësinë

Resveratroli që e përmendëm më lart aktivizon genet që ngadalësojnë plakjen dhe nxisin jetëgjatësinë te njeriu.

Inflamacioni kronik

Inflamacioni kronik luan një rol kryesor në zhvillimin e sëmundjeve kronike siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti, reumatizma dhe sëmundjet autoimunitare. Kokrrat e rrushit mund t’i konsumoni dhe shijoni të freskëta, të ngrira, në formën e lëngut ose në verë, por pa e tepruar. Për përfitimet më të mëdha, AgroWeb.org sugjeron të zgjidhni rrushin e freskët të stinës.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix19 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix19 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix19 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix20 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix20 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix20 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix21 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix21 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix21 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook