Lidhu me ne

Mix

Rrushi, mbreti i frutave, kthen mbrapsht plakjen dhe mbron shikimin e kyçet!

"Mbreti i frutave" që kthen mbrapsht plakjen dhe mbron shikimin e

Nëse nuk e keni përfshirë ende këtë frut me lëng në dietën tuaj, ekspertët ju japin nëntë arsye të rëndësishme për ta bërë këtë. Nuk është rastësi që rrushi të konsiderohet si “mbreti i frutave”, sepse jep përfitime dhe arsye të vlefshme shëndetësore, për ta përfshirë atë në dietën tonë.

Ashtu si shumica e frutave, edhe rrushi përmban vitamina, minerale dhe fibra të vlefshme, thelbësore për trupin. Ekspertët sugjerojnë se një dietë e shëndetshme karakterizohet nga një konsum i lartë i frutave dhe perimeve, të cilat përmbajnë lëndë ushqyese të rëndësishme që mbrojnë trupin nga rreziqet serioze shëndetësore, si kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Siç thekson Shoqata Australiane, rrushi përmban komponentë të rëndësishëm. Një prej tyre është resveratroli, një polifenol i mrekullueshëm, i cili gjendet në sasi më të larta kryesisht në lëkurën e rrushit të kuq. Rrushi është i pasur me vitaminë C, e cila luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e sistemit imunitar, zhvillimin e indit lidhës dhe shërimin e plagëve.

Mbron nga shenjat e plakjes

Resveratroli, i njohur si “reverse all” (resveratol – reverse all), ndihmon në parandalimin e shenjave të plakjes, si dhe sëmundjeve të tjera të lëkurës.

Mbron shëndetin e syve

Duke përfshirë rrushin në dietën tuaj, do të siguroni nivele më të ulëta të proteinave inflamatore, por edhe sasi më të larta të proteinave që mbrojnë retinën e syrit nga dëmtimi.

Mbështet funksionin e trurit

Resveratroli rrit rrjedhjen e gjakut në tru dhe mund të rrisë performancën njohëse, si dhe të ndihmojë në heqjen e pllakave dhe radikaleve të lira, të cilat ndikojnë në tru. Studimet kanë treguar se një dietë e pasuruar me rrush mund të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen kundër mosfunksionimit të trurit, veçanërisht në zonat që lidhen me zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Përmirëson lëvizshmërinë e kyçeve

Polifenolet, të përfshira në sasi të mëdha në rrush, ndihmojnë në përmirësimin e fleksibilitetit dhe lëvizshmërisë së kyçeve. Rrushi është i pasur me enzima me veti anti-inflamatore, duke siguruar mbështetje për arteriet, zemrën, duke lehtësuar përgjigjen alergjike dhe duke rritur funksionet riparuese.

Mbrron nga rreziku i sëmundjeve të rënda

Rrushi është i pasur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, i cili lidhet me sëmundje të rënda si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe sëmundja e Alzheimerit . Falë përmbajtjes së lartë të kaliumit, rrushi ndihmon në luftimin e shfaqjes dhe efekteve të presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë, si dhe sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe kockave. Kaliumi është jetik për funksionin e veshkave dhe zemrës, tkurrjen e muskujve dhe transmetimin e sinjalit nervor, ndërsa resveratroli ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, duke lehtësuar rrjedhjen e gjakut. Së fundi, vitamina K ndihmon në koagulimin e gjakut dhe shëndetin e kockave.

Kanë veti kundër kancerit

Rrushi përmban një gamë të gjerë fitonutrientësh, nga karotenoidet tek polifenolet, të cilët, sipas disa studimeve, ndihmojnë në parandalimin e disa llojeve të kancerit, si dhe në ruajtjen e shëndetit kardiovaskular. Përveç kësaj, resveratroli ndihmon ADN-në të riparojë dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.

MË TEPËR

Sport12 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix13 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix13 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix13 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix13 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix13 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix13 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix13 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix13 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix13 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook