Lidhu me ne

Radar

Dritan Shano: Më 11 Dhjetor do jem në Kuvend. Berisha bëri atë që Basha s’e bëri dot për 8 vjet

Partia Demokratike do të përgatisë një paketë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë.

Kjo nismë e PD, vjen pas ngjarjes së djeshme, ku deputeti i PS, Bujar Çela uroi Pavarësinë e foton e diktatorit Enver Hoxha, duke e dërguar në grupin e Komisionit të Sigurisë.

Analisti Dritan Shano i ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma e shikon të vonuar këtë proces.

I pyetur nëse mund të ketë vend për dekomunistizim kur shohim që shumë bashkëpunëtorë apo njerëz që kanë pasur poste kyçe në regjimin komunist mbajnë ende poste kyçe drejtuese ai tha se asnjëherë nuk është vonë.

Shano: Gjithmonë nuk është vonë që të ndahesh nga një sistem vlerash i cili përçan shoqërinë dhe i vendos individët nkundër njëri-tjetrit sepse mendojnë ndryshe. Për aq kohë sa kjo ekziston në shoqërinë shqiptare unë e quaj dekomunistizimin një akt shumë të vlefshëm shumë të vonuar. Unë nuk kam besim në këto forma. Duam të modernizohemi, gjëja kryesore është prona në tërësi. Mbarimi i regjistrimit të pronës në atë masë që është e mundur, kjo e ndryshon realitetin, kjo fillon të zhdukë Enver Hoxhën nga mendja e shqiptarëve.

Gazetarja e pyeti analistin nëse pret diçka nga Kuvendi i thirrur më 11 dhjetor nga zoti Sali Berisha.

Analisti Shano u shpreh se Berisha përfaqëson një pakicë, sikundër dhe Basha përfaqëson një pakicë në PD.

Shano: Blloku kryesor i demokratëve kërkon të shohë nga e ardhmja, jo nga e shkuara. Kjo që po ndodh në PD është një nga gjërat e paimagjinuara ndonjëherë nga ana ime. Unë edhe pse nuk e kam firmosur thirrjen për Kuvendin e datës 11 do shkoj, sepse 4200 firma të delegatëve të atij Kuvendi janë një detyrim i madh për mua që të jem prezent. Unë besoj se janë më tepër se sa 4200 delegatë të cilët e dinë se në 11 dhjetor Sali Berisha do jetë sërish “non grata” po me mençurinë e vet politike arriti të krijojë një temë të cilës Lulzim Basha në 8 vite i ka vënë një kapak të madh plumbi. Konkurrencës dhe mbajtjes së përgjegjësive në një parti politike. Në Shqipëri ekziston kultura që një kryetar partie mund të bëjë çfarë të dojë, mund të bëjë çfarëdo idiotizmi të dojë dhe nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë.

Analisti u shpreh se Sali Berisha ka aktivizuar një dobi të madhe për demokratët dhe çdo demokrat kudo qoftë ka 30 vite që e di se ku çalon gomari.

Ndërkohë që Berisha e artikuloi nevojën për të rregulluar çalimin e gomarit, Bashës as nuk i shkon ndërmend sepse mbi këtë mohim total ka ndërtuar prezencën e vete si kryetar i PD-së, dështim pas dështimi, gafë pas gafe, sipas analistit.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix19 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix19 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix19 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix19 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix19 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook