Lidhu me ne

Radar

Berisha përlotet në Tropojë: Vij shpesh me mendje, i bekuar që linda në Malësinë e Gjakovës

Berisha përlotet në Tropojë: Vij shpesh me mendje, i bekuar

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka fshehur emocionet gjatë takimit me demokratët përmes ‘Foltores’ që po mbahet sot në Tropojë.

Ndërsa këtë udhëtim e ka cilësuar gjysmë qiellor dhe gjysmë tokësor, Berisha u shfaq në një moment i përlotur nga pritja entuziaste para demokratëve.

Berisha tha se vjen shpesh me mendje në Tropojë dhe se ndihet i bekuar për vendlindjen e tij.

“Floriana Garo më pyeti si ishte udhëtimi në Tropojë, gjysmë qiellor dhe gjysmë tokësor iu përgjigja unë asaj. Unë shpesh vij me mendjen time më shpesh se kudo në botë, vij në vendlindjen time, por edhe më shpesh se çdo gjë tjetër i përsërsis vetes time çfarë fati të madh që pata dhe sa i bekuar që isha, që linda në Malësinë e Gjakovës. 

Pas dekadash janë saj, pas degadash në Tiranë, e qindra udhëtimesh në botë, në vendlindjen time unë kreva universitetin më të rëndësishëm të jetës time, unë mora diplomën e të gjitha diplomave të jetës sime. Në fillimet e memories time, në familjen time si dhe qindra e mijëra familjet e Malësisë së Gjakovës, Nikajt, Mërturit, Dukagjinit, të gjithë këtyre trevave ekzistonin odat e burrave. Nuk kishte radio, nuk kishte televizor, por e gjithë jeta jonë kalonte nga shkolla te oda dhe anasjelltas, mirëpo cila ishte e vërteta, e vërteta ishte se në odë unë e bashkëmoshatarët e mi mëkoheshim me një dashuri të pakufijshme për vendin, për Kosovë, Kosova për ata burra ishte toka e shenjtë.

Kurse shkolla dhe librat e kishin ndaluar Kosovën, nuk flitej një fjalë për një qytetet të saj, artist, shkrimtar të saj. Kosova nuk ekzistonte për Enver Hoxhën sepse e kishte shitur. Prandaj i vuri emrin Malësisë së Gjakovës, rrethi i Tropoës, Tropoja ishte qendra, por kjo trevë është Malësia e Gjakovës. Në odë mora eliksirin e jetës time, dashuri e pakufishme për vendin, dashuri e pakufishme për Kosovën”, tha Berisha.  

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook