Lidhu me ne

Mix

Horoskopi për muajin Dhjetor 2021

Horoskopi për muajin Dhjetor 2021

Dashi

Dashi është shenja e parë në zodiak dhe e para gati për t`u hedhur në veprim. Ju keni një dëshirë të jeni të parët dhe të udhëhiqni. Si një shenjë zjarri, jeni energjik dhe ju pëlqen të përfshiheni dhe ndonjëherë veproni përpara se të merrni parasysh të gjitha pasojat.

Tiparet më të mira

I sigurt, i vendosur, pasionant, i sinqertë dhe i pavarur

Puna

Ju jeni natyrshëm konkurrues, kështu që do të gjeni ritmin në punë. Ju e dini shumë mirë se çfarë dëshironi dhe çfarë mund të përfitoni nga arritja e kësaj gjëje, kështu që kohët e pasigurta janë të vështira për ju. Të ndihesh i rëndësishëm është një komponent thelbësor i lumturisë suaj në punë, kështu që nëse nuk ndiheni të vlerësuar, ndoshta nuk jeni në vendin e duhur.

Dashuria

Dashi është pasionant me prirjen që ose të dashurohet kokë e këmbë ose të mos interesohet fare për dikë. Kur jeni të dashuruar, është e lehtë të harroni të bëni check-in me partnerin tuaj. Doni të jeni njeriu më i rëndësishëm në gjithë qytetin për atë me të cilin lidheni. Kompromisi nuk është cilësia juaj më e fortë, por ajo që ju mungon në diplomaci e kompensoni me pasion.

Miqësitë

Ju jeni një mik dinamik dhe argëtues. Kjo do të thotë që ju pëlqen të keni njerëz rreth e rrotull jush që sfidojnë botëkuptimin tuaj dhe ju frymëzojnë për të arritur aty ku doni. Ka mundësi që të mërziteni nga miqësitë tuaja pasi mund të ndiheni të mashtruar.

Familja

Për shkak se jeni shumë i pavarur, çështjet familjare mund të jenë të komplikuara. Ajo që do doni është të ruani pavarësinë tuaj dhe të familjarëve gjithashtu. Pra, thënë ndryshe nëse nuk respektohen hapësirat, nuk ka harmoni.

Demi

Demi është një shenjë e tokës që e do sigurinë. Askush nuk e pëlqen më shumë stabilitetin se ju. Afërdita, planeti i diplomacisë dhe ai që drejton financat personale është bashkësundimtarja e kësaj shenje, së bashku me Peshoren e orientuar drejt marrëdhënieve. Ju pëlqen që gjërat të jenë të këndshme dhe kur nuk janë, mund të tërhiqeni ose të zemëroheni. Demi është një shenjë që udhëhiqet nga vlerat, kështu që çdo gjë për të cilën kujdeseni bëhet pjesa qendrore e jetës suaj. Problemi i vetëm me këtë është se ju mund të krijoni një shteg qorr për të shmangur shikimin e gjërave të vështira.

Tiparet më të mira

Sensual, besnik, i palëkundur, i përkushtuar, i besueshëm dhe me stil

Puna

Marrja e rezultateve të bukura dhe të qëndrueshme është e rëndësishme për ju. Do të jeni gati të menaxhoni njerëz dhe projekte, sepse jeni diplomatë dhe besnikë, por kur nuk jeni duke ecur me shpejtësi përpara, mund të bini në dembelizëm. Duke qenë punëtor dhe materialist, paratë tuaja mund të rrjedhin nga xhepi juaj po aq shpejt sa edhe hyjnë në të.

Dashuria

Ata thonë se rruga për në zemrën tuaj është përmes stomakut tuaj. Shenjës suaj nuk i pëlqen ndryshimi nëse nuk është sipas kushteve tuaja, kështu që të qenit me dikë që është i besueshëm ose një komunikues efektiv është thelbësore për lumturinë tuaj afatgjatë. Ushqimi i mirë dhe kënaqësitë e tjera ju bëjnë të jeni më të dashur.

Miqësitë

Miqësia është shumë e rëndësishme për ju, dhe sapo të lejoni dikë të hyjë në jetën tuaj, ai do të jetë përgjithmonë aty. Besnik dhe i palëkundur, ndonjëherë qëndroni në miqësi që kanë kaluar sprova të mëdha. Keni nevojë për njerëz me të cilët mund të jeni vetvetja dhe nuk është gjithmonë e lehtë për ju që t’i lejoni njerëzit të njohin të vërtetën tuaj. Muzika, ushqimi dhe arti janë mundësi të shkëlqyera për t’u lidhur me miqtë – të vjetër dhe të rinj qofshin ata.

Familja

Askush nuk ka një mjedis shtëpiak aq të këndshëm sa ju, Demi. Jeta e përditshme familjare është e rëndësishme për ju. Ju jeni të ndjeshëm ndaj mjedisit tuaj dhe përpiqeni ta bëni atë të këndshëm për të gjithë të përfshirët. Truku për një jetë të lumtur familjare është të ndërtoni sigurinë mbi themelin e asaj që ju bën të lumtur dhe jo anasjelltas.

Binjakët

Binjakët janë një shenjë ajri me plot ide dhe plane. Shenja juaj njihet për faktin se është me dy fytyra, por në të vërtetë është thjesht se ju mund të shihni të gjitha këndet e një ideje dhe kështu është e vështirë të zgjidhni vetëm një dhe t’i përmbaheni asaj. Të mërzitur ose të shpërqendruar lehtë, keni nevojë për një jetë që është e mbushur me ide që ju duken magjepsëse. Planeti juaj sundues është Mërkuri, i cili drejton shkrimin, komunikimin dhe përpunimin e shpejtë të ideve. Ju mund të nxitoni me vrull në drejtim të ndonjë perspektive emocionuese dhe më pas të ndryshoni mendjen tuaj.

Tiparet më të mira

I zgjuar, kureshtar, origjinal, i shkathët dhe aventurier

Puna

Nuk është gjithmonë e lehtë të përballosh nevojën për gjëra praktike, si balancimi i financave dhe përgjigjja e emaileve në kohën e duhur, kur ka kaq shumë shpërqendrime argëtuese që të thërrasin. Fuqia e Binjakëve qëndron në të qenit i mençur, diçka që nuk ju lejon të bini në të njëjtat gabime. Ju jeni një zgjidhës i lindur i problemeve.

Dashuria

Në dashuri je i vështirë për t’u identifikuar. Ju keni një ide për atë që kërkoni tani, por mund të ndryshoni mendje totalisht më vonë. E humbisni interesin lehtësisht, dhe nëse diçka do të të mbajë vëmendjen, është intelekti i mprehtë. Mërzia është dëmtuese në marrëdhëniet tuaja, ndaj bëni pjesën tuaj për t’i mbajtur gjërat interesante, aktive dhe të angazhuara.

Miqësitë

Njerëzit të duan, por për të bërë miq të cilëve mund t’u besosh vërtet, duhet të ngadalësosh. Ju jeni një folës dhe dëgjues i shkëlqyer, por shpërqendroheni lehtësisht dhe kjo mund t’ju bëjë të dukeni si të painteresuar.

Familja

Nuk është e pazakontë që shenja juaj të shpërqendrohet nga njerëzit që kanë më shumë rëndësi për ju, pasi keni një tendencë për t`u mashtruar shumë lehtësisht. Kur bëhet fjalë për çështjet në familje, ju jeni ati që bëni pjesën më të madhe në menaxhimin dhe zgjidhjen e problemeve.

Gaforrja

Gaforrja është një shenjë e ndjeshme, e sunduar nga hëna dhe sipas lëvizjeve të hënës, i ndryshon edhe humori. Shenja juaj është shumë emocionale, kështu që nëse ndiheni të lënduar apo mirënjohës ndaj dikujt, nuk ka gjasa ta harroni. E keni të vështirë të jeni të duruar me gjërat dhe është e rëndësishme që të merrni kohën e duhur për të hequr qafe përvojat stresuese. Ju jeni të sjellshëm, të dashur dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Është e lehtë të largohesh nga rruga kur udhëhiqesh kaq shumë nga ndjenjat e tua. Marrja e përgjegjësisë për vetë-kujdesin emocional është çelësi për një jetë paqësore.

Tiparet më të mira

I ndjeshëm, i sjellshëm, këmbëngulës dhe besnik

Puna

Shenja juaj shpesh zgjedh të ndjekë një karrierë që është njësoj me atë që zemra i do. Për shkak se jeni shumë të orientuar drejt sigurisë, dëshironi të siguroheni që të keni sukses në rrugën tuaj dhe jeni të gatshëm të punoni shumë për ta realizuar atë. Investimet me rritje të ngadaltë janë më të përshtatshmet për përfitime afatgjata.

Dashuria

Të ndihesh i sigurt është shumë e rëndësishme për ty, dhe kur nuk e bën, është e vështirë të heqësh dorë dhe të kesh një lidhje intime me dikë. Për shumë të lindur nën shenjën tuaj, së pari vjen dashuria, më pas vjen pasioni. Nuk ia kaloni mirë me njerëz jo të besueshëm dhe shpesh përfshiheni në marrëdhënie ku të dy partnerët kanë role të përcaktuara qartë. Dhembshuria është një dhuratë që duhet t’i jepni vetes si dhe partnerit tuaj për marrëdhënie të shëndoshë.

Miqësitë

Ju pëlqen të argëtoheni në shtëpi, në grupe të vogla njerëzish me të cilët mund të jeni vërtet vetvetja. Gaforrja është një shenjë që preferon të qëndrojë më shumë me grupin e vjetër të miqve, me ata të shkollës. Është e rëndësishme që të punoni për të qenë një komunikues i drejtpërdrejtë kur bëhet fjalë për ndjenjat e lënduara, ose do të zbuloni se pakënaqësitë e vogla krijohen me kalimin e kohës dhe janë gërryese për miqësitë tuaja.

Familja

Shenja juaj është ajo që drejton familjen dhe shtëpinë. Megjithatë kjo nuk është një detyrë e thjeshtë. E vërteta është se këto gjëra ju ngarkojnë.

Luani

Si një shenjë zjarri që është qendra e gjithçkaje, nuk duhet të jetë çudi që planeti juaj sundues është dielli i ndritshëm dhe i lavdishëm. Ju jeni një shpirt energjik. Keni një aftësi për të udhëhequr në të gjitha situatat dhe për të qenë një version argëtues dhe i sigurt i vetes rreth të tjerëve. Mund të jetë e vështirë të tolerosh anën tuaj të errët, kështu që kultivimi i vetë-pranimit autentik do t’ju ndihmojë të shijoni jetën në maksimum.

Tiparet më të mira

Udhëheqës dinamik, i guximshëm, natyral, kreativ, i sigurt dhe i ngrohtë

Puna

Je ambicioz, i shkathët dhe shumë i aftë, Luan. Ndërsa jeni të gatshëm të kaloni orë të gjata për të kryer punën, nuk do të jeni të lumtur nëse nuk merrni vlerësime për të. Luani i përshtatet natyrshëm pozicioneve drejtuese, por nëse mërziteni, mund të jeni të pakujdesshëm me punën tuaj. Vendosni qëllime të qarta dhe festoni sa herë që i arrini ato, në mënyrë që të shijoni të gjithë rrugën, dhe jo vetëm destinacionin.

Dashuria

Ju e dini se çfarë dëshironi dhe nuk keni frikë ta provoni dhe ta realizoni atë. Seksi, loja dhe argëtimi janë rrugës dhe ju mund të jeni shumë bujar me atë që doni. Kënaqësia dhe lumturia janë dy gjëra të ndryshme dhe personi që zgjidhni të jetë partneri juaj duhet t’ju sjellë më shumë sesa thjesht kënaqësi apo argëtim.

Miqësitë

Ju jeni një mik i madh edhe pse keni një tendencë për t’i mbajtur gjërat në një nivel tjetër. Jeni besnikë dhe i mirë për të kujtuar qoftë edhe gjërat e vogla. Miqësitë nuk duhet të jenë gjithmonë të ftohta. Mund të thuash gjëra që thumbojnë pa kuptim. Vetëm nëse do mund të jesh i vërtetë me njerëzit, do të gjesh lumturinë.

Familja

Jeni të dashur, besnikë dhe mbrojtës protektiv ndaj atyre që doni, por kjo nuk ju bën saktësisht shenjën më të orientuar drejt familjes. Keni nevojë për hapësirë dhe nëse kjo do ju mungojë, atëherë do t`i sulmoni familjarët me rastin e parë.

Virgjëresha

Shenja juaj është shumë e ndjeshme dhe e rrënjosur në botën materiale. Ju e përpunoni informacionin në mënyrë metodike, ndonjëherë aq shumë sa humbisni në detaje. Do keni një tendencë për të menduar përmes ndjenjave tuaja. E kundërta do ju dukej kaotike. Mënyra si e jetoni jetën tuaj është një temë që ju shqetëson shumë.

Tiparet më të mira

I dallueshëm, analitik dhe i përpiktë

Puna

Do jeni të prirur për të punuar sa për dy. Do mund të zgjidhni disa probleme. Do jeni të prirur të menaxhoni mirë paratë dhe kursimet tuaja. Menaxhoni zakonet tuaja të parave për të investuar në të ardhmen tuaj. Edhe nëse do t`ju duhet të hiqni dorë nga disa gjëra e të bëni disa sakrifica. Do t`ia vlejë.

Dashuria

Do keni nevojë për disa konfirmimi në jetën tuaj të dashurisë. Do të keni mundësinë të shijoni disa momente. Vetëm jepjani vetes mundësinë.

Miqësitë

Do jeni shumë i motivuar për të qenë një mik i besueshëm dhe i mirë, edhe nëse mund ta keni të vështirë. Virgjëresha njihet për këshilla të shkëlqyera, por duhet të jeni të kujdesshëm që të mos e teproni. Jepini këshilla, por në fund lejojini të bëjnë atë që duan.

Familja

Do jeni sidomos të fokusuar tek fëmijët dhe të moshuarit e familjes. Kujdes! Do duhet të mendoni edhe për veten. Është thelbësore që të keni kohë të lirë në mënyrë që më vonë të mos bëheni agresiv apo pasiv me njerëzit që doni më shumë.

Peshorja

Ju prireni t’i mendoni gjërat në kontekstin e marrëdhënieve dhe nxirrni më të mirën tuaj kur keni një partner përkrah në një detyrë të caktuar. Cilësia dhe estetika janë të një rëndësie të madhe për ju dhe pa to thjesht ndiheni keq. Pavendosmëria dhe frika nga humbja mund t’ju shqetësojnë, por duhet ta qetësoni veten. Mos u përshtatni me askënd, thjesht jinni autentikë.

Tiparet më të mira

Diplomatik, kreativ, i drejtë dhe bashkëpunues

Puna

Peshorja është një shenjë e shqetësuar për drejtësinë dhe sidomos kur bëhet fjalë për punën dhe paratë. Kursimi është i rëndësishëm për ju, por vështirë për t’u dhënë përparësi kur ka kaq shumë mënyra për të shijuar paratë që keni punuar shumë për t`i pasur. Për shkak të natyrës suaj të orientuar nga njerëzit, do të tentoni të investoni thellësisht te njerëzit me të cilët punoni.

Dashuria

Interesimi i njerëzve të tjetër ndaj jush është diçka normaled dhe jeni mësuar. Nuk do t`ju bëjë asnjë përshtypje pasi jeni në rregull me veten dhe partnerin që keni në krah. Nëse do e kaloni këtë herë, do e kaloni përgjithmonë.

Miqësitë

Të kalosh kohë me miqtë është diçka që të bën të ndihesh i gjallë. Për fat të mirë këtë muaj festash do kesh më shumë kohë për të kaluar me ta. Megjithatë, duhet të keni kujdes nga thashethemet, sepse edhe dikush me fytyrë të ëmbël, mund të flasë pas shpine për ty. Do të duhet të tregohesh i çiltër kur gjërat të ndërlikohen dhe të vendosësh kufij.

Familja

Keni tendencën të jeni mjaft të organizuar kur bëhet fjalë për jetën tuaj në shtëpi. Do keni mënyrat dhe zgjidhjet tuaja. Familja është e rëndësishme për ju, por do duhet të ruani balancat dhe harmoninë midis familjes suaj të origjinës dhe familjes që keni krijuar vetë.

Akrepi

E juaja është një shenjë krejtësisht e keqkuptuar, Akrep! Ju jeni shumë të ndjeshëm, edhe pse askush nuk do ta vërë re as këtë muaj, në të fundit të vitit. Këtë muaj do t`i ndjeni ngjarjet më shumë se zakonisht. Tendenca juaj për të qenë misterioz do duket paksa e dyshimtë dhe mund t’ju sjellë telashe në jetën tuaj personale, por kjo mund t`ju ndihmojë të ecni përpara në karrierën tuaj. Natyra juaj këmbëngulëse do t`ju ndihmojë t`i mbyllni punët.

Tiparet më të mira

Intensiv, i fuqishëm, emocional, ambicioz dhe besnik

Puna

Në punë jeni ambicioz dhe të gatshëm të luftoni derisa çdo gjë të mbyllet. Do jeni të shkëlqyer në kursimin e parave kur ju nevojiten, por gjithashtu mund të jeni kompulsivë me shpenzimet.

Dashuria

Besimi te të tjerët nuk është një gjë e lehtë për t’u ndjerë, kështu që kur e keni atë, mbajeni fort. Aftësia juaj për të ndjerë pasion do jetë po aq e thellë sa përvoja juaj e dhimbjes, kështu që është e rëndësishme për ju të zgjidhni me kë do ta kaloni jetën.

Miqësitë

Sapo zini një mik të ngushtë, ju e mbani aty për gjithë jetën. Problemi është se është e vështirë për ty të shërohesh nëse do të lëndohesh këtë muaj. Vështirë pastaj se mund të lejosh dikë tjetër të jetë miku yt.

Familja

Kur jeni të lënduar, keni një tendencë për të shpërthyer. Kjo do të sjellë një atmosferë negative në gjithë shtëpinë. Jeta juaj familjare lulëzon kur mësoni se si të kujdeseni për veten. Ndaj ky duhet të jetë së pari fokusi juaj këto ditë. Jeni shumë të aftë për kompromis kur besoni se është për të mirën më të madhe, ndaj komunikimi i sinqertë do të jetë baza për një shtëpi të lumtur.

Shigjetari

Shenja juaj është një shenjë zjarri që lidhet me udhëtimin dhe aventurën. Nuk është çudi sepse planeti juaj sundues është Jupiteri. Në udhëtimet që do të bëni do të gjeni edhe ide të reja dhe interesante. Problemet shfaqen vetëm kur ndiheni të mërzitur ose të bllokuar. Ju jeni një vizionar dhe kjo mund t`ju bëjë të ndiheni i zhytur në rutina shpeshherë.

Tiparet më të mira

Aventurier, dinamik, filozofik, bujar, idealist dhe optimist

Puna

Do ta teproni me shpenzimet, edhe nëse do duhet të jeni të kujdesshëm me paratë. Do të jetë gjithashtu e vështirë të përqendroheni në punë kur jeni të mërzitur.

Dashuria

Romanca është një nga gjërat tuaja të preferuara, Shigjetar. Këtë muaj do të keni aventura me dikë që ju ntereson. Mos mendoni që po humbisni pavarësinë tuaj. Është thelbësore të ruani qetësinë kur gjërat komplikohen.

Miqësitë

Do ju pëlqejë të jeni aty ku janë miqtë tuaj, Shigjetar. Do keni disa ftesa këtë muaj. Projektet e përbashkëta, planet për pushime janë kaq emocionuese këtë muaj.

Familja

Jeni argëtues, por mund të jeni shumë agresivë kur mendoni se dikush që e doni po i bën gjërat në mënyrën e gabuar. Ju duhet të mësoni se mund t`i tregoni rrugën. Në shtëpi, është e rëndësishme që të dëgjoni me aq entuziazëm sa flisni, ose përndryshe do ta humbni harmoninë në të cilën ndodheni.

Bricjapi

Ju do të shqetësoheni shumë për ‘të drejtën’ dhe ‘të gabuarën’, aq shumë saqë do jeni të prirur të jeni të ashpër me veten dhe të tjerët. Shenja juaj është ambicioze dhe do përpiqet të jetë mjeshtër i të gjitha fushave. Shumë njerëz mendojnë se jeni pa emocione, por nuk është e vërtetë – thjesht përpiqeni të menaxhoni emocionet tuaja. Një lojë e gjatë, ju lejon të vononi kënaqësitë e jetës.

Tiparet më të mira

I palëkundur, i mençur, ambicioz dhe i orientuar drejt qëllimeve

Puna

Punëtor dhe ambicioz, do jeni më të lumtur kur të keni një qëllim. Mund t`ia dilni të ndërtoni edhe një perandori. Do jeni në gjendje të angazhoheni plotësisht në një detyrë dhe të mos hiqni dorë derisa të bëhet ashtu siç duhet. Jeni të shkathët dhe mund të menaxhoni detajet dhe kur investoni. Jeni të pandalshëm. Çelësi është të gjesh vendin e duhur për t’i kushtuar gjithë atë energji.

Dashuria

Do jeni të ngadalshëm për të hyrë në një marrëdhënie. Më pas do jepni gjithçka për këtë lidhje. Ju prireni të shfaqni dashuri me veprimet tuaja më shumë sesa me fjalët. Besnik dhe i palëkundur, do të prireni të thoni atë që do të thoni dhe të kuptoni atë që thoni. Ju mund të martoheni për stabilitet dhe siguri në vend të dashurisë pasionante, dhe kjo është në rregull për sa kohë që nuk e komprometoni lumturinë tuaj gjatë rrugës.

Miqësitë

Bricjapi i ka miqtë si familje. Do duhet të jeni pas disa miqve këtë muaj, gjërat për të cilët nuk do të ecin mirë. Një sens humori argëtues dhe sarkastik do ta sjellë në vete këdo që të jetë me ju.

Familja

Si prind ose partner, ju prireni të jeni dorështrënguar, por gjithashtu do përpiqeni të jeni të drejtë. Dëgjoni nevojat e të tjerëve, në mënyrë që të mos krijoni konflikte me ta.

Ujori

Ujori është më origjinali nga të gjitha shenjat e zodiakut. Ju jeni një vizionar. Askush nuk do të jetë aq interesant sa ju. Do të keni gjithçka pas vetes për të mos qenë me i ngurtë. Kur jeni të mërzitur, është tepër e vështirë të qëndroni të fokusuar, pasi stimulimi mendor është thelbësor për lumturinë tuaj. Pasi të kuptoni se ndryshimi është i nevojshëm, do nxitoni për të vepruar.

Tiparet më të mira

Inovativ, i pavarur, origjinal, humanitar, i zgjuar

Puna

Ju prireni të shkëlqeni në një fushë që ju lejon lirinë për të eksploruar koncepte dhe ide, megjithëse mjedisi juaj ideal është ai ku keni autonomi të plotë. Fushat e inovacionit, teknologjisë dhe ato humanitare janë më të përshtatshmet për shenjën tuaj, por në të vërtetë ju duhet vetëm të shfaqni imagjinatën tuaj për të arritur suksesin në punë. Çështjet e parave do priren të jenë të paqëndrueshme për ju.

Dashuria

Kur bëhet fjalë për dashurinë, keni nevojë për dikë që ju duket magjepsës. Pavarësisht se sa shumë e doni partnerin tuaj, është e rëndësishme që të kultivoni afërsinë edhe me njerëzit e tjerë, në mënyrë që nëse gjërat janë të tensionuara në shtëpi, të mos mbylleni plotësisht në vetvete.

Miqësitë

Është e rëndësishme për ju që të komunikoni në mënyrë efektive me të tjerët në mënyrë që të mos shpenzoni shumë kohë duke shpjeguar atë që keni dashur të thoni. Ju mund të perceptoheni si të përmbajtur sepse jeni aq të mbështjellë në mendimet tuaja, saqë harroni të vini re të tjerët. Ju krenoheni që keni integritet në marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe të keni miq që ndajnë të njëjtin virtyt është shumë e rëndësishme për ju.

Familja

Të qenit pranë familjes tuaj është shumë e rëndësishme për ju, por nëse ndiheni sikur ato marrëdhënie nuk janë aty ku duhet, duhet të thoni plotësisht mendimin tuaj. Komunikimi është një pjesë thelbësore e jetës suaj familjare dhe nëse nuk ndiheni të kuptuar, është e vështirë për ju që ta lini të shkojë një situatë.

Peshqit

Ju jeni shenja e fundit e zodiakut dhe disa thonë se kjo ju bën shumë të thellë. Peshqit janë një shenjë e ndjeshme e sunduar nga planeti Neptuni. Do jeni shumë empatikë ndaj më të dobëtit. Është kaq e lehtë për ju të ndjeni përvojat e njerëzve të tjerë, saqë ata mund të errësojnë tuajat. Kujdesi për veten nuk do t`ju vijë gjithmonë natyrshëm, por është tepër i rëndësishëm.

Tiparet më të mira

Intuitiv, i ndjeshëm, i përkushtuar, i dhembshur, i frymëzuar, falës

Dashuria

Mund të jetë më mirë të shmangni takimet e rastësishme. Problemi juaj është se dashuroheni kaq lehtë! Sigurohuni që jeni duke u takuar me dikë për shkak të asaj që ai është dhe jo për shkak të potencialit që ju besoni se ka.

Miqësitë

Ndërsa do keni një tendencë për të vënë nevojat e miqve tuaj përpara tuajave, kjo mund të jetë një gjë shumë e mirë ose shumë e keqe. Fakti që do jeni bujarë dhe të kujdesshëm nuk ju bën të prirur për të gjykuar. Ana negative është se ju e keni të vështirë të artikuloni kufijtë tuaj ose të kërkoni ndihmë. Do ju duhet të praktikoni komunikimin e drejtpërdrejt.

Familja

Jeta juaj familjare është shumë e rëndësishme për ju dhe shpesh mendoni për familjen tuaj para se të mendoni për veten tuaj. Është e rëndësishme që t’i lejoni të tjerët të kenë mendimet dhe problemet e tyre pa u ndjerë se është detyra juaj t’i rregulloni të gjitha. Kujdesuni për veten për të balancuar kujdesin dhe vëmendjen që u jepni të tjerëve.

Puna

Kur jeni të angazhuar në një punë në të cilën besoni, keni energji të pafundme. Mjedisi në të cilin punoni do të jetë thelbësor për suksesin tuaj. Ju jeni një vizionar që nuk e keni gjithmonë besimin për të bërë një hap. Dështimi është vetëm një hap në shkallët drejt një jetese të suksesshme.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix15 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix15 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix15 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix15 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix15 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix15 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix15 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix15 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix15 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook