Lidhu me ne

Mix

Ja cilat janë 10 familjet më të pasura të Zvicrës dhe çfarë pasurie kanë

821,8 miliardë…
Që Zvicra është vend i pasur, kjo nuk është një e vërtetë e panjohur. Por sivjet, përkundër pandemisë, shifrat e rritjes së pasurisë janë astronomike, siç dëshmon renditja e revistës BILANZ.
■ 300 personat më të pasur të Zvicrës kanë 821,8 miliardë franga. Ky është niveli më i lartë i rritjes prej së më 1989 ka nisur listimi i të pasurve.
■ Sivjet pasuria e të pasurve është rritur për 115 miliardë franga. Kjo është rritja më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
■ Më së shumti është rritur pasuria e biznesmenit Klaus-Michael Kühne, pronar i firmës së logjistikës Kühne & Nagel (17 miliardë franga). Sipas BILANZ pasuria e tij këtë vit për çdo orë është rritur për 2 milionë franga.
■ Cilët janë 10 pasanikët më të mëdhenj të Zvicrës?
■ Vendin e parë me 55 deri 56 miliardë franga e zënë vëllezërit Kamprad, të cilët nga babai i tyre Ingvar e kanë trashëguar perandorinë e mobileve Ikea. Vëllezërit Jonas (55), Peter (57) dhe Mathias (52) jetojnë në kantonin Waadt të Zvicrës.
■ Vendin e dytë me 34 deri 35 miliardë franga e mbajnë familjet Hoffmann, Oeri dhe Duschmalé, pronarë të firmave farmaceutike. Vetëm vlera e firmës Roche në bursë është 300 miliardë franga.
■ Vendin e tretë e zë Klaus-Michael Kühne me 29 deri 30 miliardë franga.
■ Në vendin e katërt me 29 deri 30 miliardë franga gjenden vëllezërit Gérard dhe Alain Wertheimer, pronarë të firmës së modës Chanel.
■ Në vendin e pestë (22-23 miliardë franga) ndodhet familja Safra. Kjo familje bankierësh me prejardhje siriane drejton bankën braziliane Safra. Jacob Safra, njëri nga pronarët, jeton në Zvicër.
■ Në vendin e gjashtë është emri i oligarkut rus Genadi Timshenko, i cili jeton afër Gjenevës. Pasuria e tij vlerësohet mes 20 deri 21 miliardë franga.
■ Në vendin e shtatë gjendet familja Blocher (19 deri 20 miliardë franga). Christoph Blocher është industrialist dhe politikan zviceran nga partia populliste SVP.
■ Në vendin e tetë gjendet Jorge Lemann, zvicerano-brazilian, pronar i birrarisë më të madhe në botë. Pasuria e tij: 17 deri 18 miliardë franga.
■ Vendin e nëntë e mbajnë familjet Schindler, Bonnard (16-17 miliardë euro). Schindler prodhon ashensorë.
■ Në vendin e dhjetë gjendet familja Bertarelli (15 deri 16 miliardë franga). Kjo familje është aktive në industrinë farmaceutike, bioteknologji dhe patundshmëri.

Nga Enver Robelli

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore6 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix6 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix6 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook