Lidhu me ne

Radar

Festat pa kuptim si ‘Nata e Bardhë’, flet historiani Hasan Bello: Nuk ka nevojë që të shpikim festa çdo 5-6 vite

Festat pa kuptim si ‘Nata e Bardhë’, flet historiani: Përdoren për marketing politik, në dasma nuk merret vesh nëse martohet një shqiptar apo i huaj

Emisioni ‘Ka motor’ në Fax News është ndalur sot në një bisedë në lidhje me festat që organizohen në vendin tonë, me historianin Hasan Bello.

Historiani tha për moderatoren Ana Haxhimali se me hapjen e vendit pas diktaturës komuniste, shqiptarët janë të prirur që të përqafojnë çdo festë, edhe pse shumë prej tyreve nuk iu dinë kuptimin, siç është edhe rasti i Natës së Bardhë që organizohet nga Bashkia e Tiranës.

Bello tha se është mirë që festat të organizohen duke iu referuar një kuptimi, qoftë atij kombëtar dhe historik, qoftë në mbështetje të besimeve fetare.

Vitet e fundit është vënë re një lloj ‘shthurje’ nëse mund ta themi edhe për muzikën që përdoret, ndërsa sipas historianit shumë shpejt do të kthehemi në origjinë dhe do të jenë motivet kombëtare ato që do të jenë dominuese.

“Ne jemi një vend në mes, qëndrojmë mes vendeve etnike si Franca dhe Britania e Madhe, dhe vendeve të hapura dhe multietnike siç janë SHBA-të. Në Shqipëri, momentalisht në dasmat tona nuk merret vesh më nëse martohet një shqiptar apo një i huaj. Jemi në një krizë identitare, por pas 20 vitesh do të rikthehemi te vetvetja. Kjo vihet re në masë te diaspora që mbajnë me vete elementë kombëtarë.

Në Shqipëri në vitet 20-30 u përpoq që të bëhej një trasnformim gradual, por me ardhjen e komunizmit pati një mbyllje totale nga faktori i jashtëm. Mbyllja krijoi një proces hermetizimi, dhe me rënien e komunizmit, shqiptarët patën një shpërthim, me kalimin e viteve ne do të kemi një rikthim te vetëvetja”, tha Bello.

Festimi i Natës së Bardhë

Bello: Unë jam më racional sa i takon futjes së festave të reja, është e mira që festat të kenë një bazë logjike, nuk ka nevojë që të shpikim festa cdo 5-6 vite, është një festë që organizohet kryesisht bnë Tiranë, dhe megjithë sforcat e bëra nuk ka marrë karakter.

Është e drejta e çdokujt që të shpikë festa, por unë si historian mendoj se festat duhet të kenë të bëjnë ose me data kombëtare historike, ose ato që lidhen me besimet fetare. Festat në çdo vend të botës kanë një marketing, jo vetëm material por edhe politik. Ne jemi dëshmitar sesi festat përdoren politikisht, nuk shoh ndonjë gjë të keqe në këtë pikë.

Duhet gjetur një ekuilibër, mes asaj që është e mirë nga ne, dhe atë që kanë më të mirë shtetet e europës. Është difuzion kulturor, që të marrim nga njëri tjetri gjërat më të mira./Faxweb.al

MË TEPËR

Kryesore14 minuta më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix18 minuta më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi14 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi14 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix14 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix14 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske14 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook