Lidhu me ne

Radar

Një urim dhe disa mjerime: Ambasadorja amerikane dhe festa e 29 nëntorit

Një urim dhe disa mjerime: Ambasadorja amerikane dhe festa e 29

Ruben Avxhiugazeta Illyria

Sa të veshë brekët e vërteta, gënjeshtra i ka rënë botës rretheqark, thotë pak a shumë shprehja e një autori amerikan. M’u kujtua këtë javë ndërsa shihja plot njerëz seriozë e të respektuar që të besojnë, përsërisin dhe pastaj të denoncojnë të revoltuar një të pavërtetë, që rrotullohet vetëm sepse i shkon përshtat një narrative politike të ditës.
E kam fjalën për sulmet që po i bëhen Ambasadores së Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, për një urim të ambasadës për festën e 29 Nëngtorit në Shqipëri.
Premisa është që është Kim është e para ambasadore amerikane që bën një urim të tillë. Për këtë arsye shihet si provë e qartë e lidhjes së saj me të majtën komuniste, etj.
Pak verifikim përpara lëshimit të akuzave do të ishte gjë e mirë, por kush ka kohë për verifikime kur të duket sikur gjen “provën finale” që vërteton të gjithë argumentet.


Tani për t’u kthyer me këmbë në tokë: urimi i datës 29 Nëntor nuk erdhi nga Ambasadorja Yuri Kim por nga Ambasada Amerikane. Më e rëndësishmja nuk është aspak hera e parë që ndodh, por është praktikë e përvitshme. Ambasada uron rregullisht shqiptarët për çdo festë në protokollin zyrtar të vendit.
Është një praktikë që ka ndodhur përpara se të vinte Ambasadorja Kim dhe që do të vijojë edhe pasi ajo të jetë zëvendësuar nga dikush tjetër, sa kohë që Shqipëria do ta ketë 29 Nëntorin festë zyrtare.
Ku ishin këta sulmues e akuzues që ua qajnë hallin viktimave të komunizmit, kur ambasada uronte Shqipërinë në vitin 2018, 2016, 2015, etj. Nuk ka nevojë për ndonjë punë të madhe hulumtuese. Mjafton një kërkim në faqen në Facebook të ambasadës amerikane për të gjetur urimet e përvitshme në këtë datë.


Urime për 29 Nëntorin janë bërë edhe kur ishte në Tiranë Alexander Arvizu, një ambasador të cilin e djathta e kishte për zemër, kurse e majta e sulmonte.
Çfarë ndryshoi papritmas që u bë nami këtë vit për urimin?
Puna është e thjeshtë.
E para, dëshironi të kritikoni ambasadoren? Gjeni diçka që vërtet e ka thënë, që të mos dukeni sikur po shpifni e po manipuloni opinionin publik.
E dyta, nuk dëshironi që të merrni urime për 29 Nëntorin? Hiqeni si festë kombëtare. Kjo nuk është ndonjë festë e re. Ka 31 vjet që ka rënë komunizmi. Kemi pasur plot kohë të modifikojmë kalendarin festiv. Sidomos kur mendon se gjatë gjysmës së viteve të pluralizmit në pushtet ka qenë e djathta shqiptare.


Çfarë kanë bërë kritikuesit e ashpër të Ambasadores Kim në gjithë këto vite që të bindin të djathtën shqiptare për ta hequr përgjithmonë këtë festë? Ish të përndjekurit politikë dhe familjet e tyre mbase nuk janë shumicë, por janë një forcë e mjaftueshme votash pa ndihmën e të cilëve PD nuk mund të vijë në pushtet. Ata kanë qenë gjithmonë të qartë në këtë pikë e të tjera si këto.
Në fakt, shumica e energjive të debatit politik është konsumuar më shumë nga mosmarrëveshja për ta lënë në 29 apo për ta çuar në 28 festën sesa për thelbin e ngjarjes dhe rëndësinë e saj në histori.
Mbaj mend kur Presidenti Bujar Nishani, president i të djathtës, bënte rregullisht homazhe në datën 29 Nëntor, jo se i besonte kësaj date, por për të mos shkelur ligjin ekzistues në fuqi. Mesazhi i tij kryesor në fakt ishte po ai i këtij shkrimi. Nuk mund të hamë me dy lugë, nëse nuk na pëlqen ligji, le të përpiqemi që ta amendojmë përsëri.


Data e festës në fund të fundit, është vetëm maja e ajsbergut. Nuk është sekret se ish-të persekutuarit kanë pritur gati me dëshpërim (dhe ende presin) që e djathta shqiptare të kishte bërë më shumë për të mbijetuarit e komunizmit, për rishikim jo vetëm të librave të historisë por edhe të zgjatimeve ideologjike në art, kulturë e shoqëri. Kanë pritur pas kaq dekadash të kënë më shumë udhëheqës të të djathtës që përfaqësojnë shtresën e tyre si dhe një vizion më të lidhur e vazhdues me demokracinë dhe patriotizmin e periudhës përpara komunizmit në Shqipëri. Pa udhëheqës që kanë përjetuar në kurriz shtypjen e komunizmit dhe ata që krijojnë një lidhje të natyrshme me përvojat e viktimave të komunizmit, e më tej të rrymave nacionaliste, monarkiste, republikane, konservatore të viteve 1912-1939, e djathta shqiptare rrezikon të ngjajë thjesht si bijë plangprishëse e Partisë së Punës, një simotër e armikes së saj kryesore, Partisë Socialiste.


Kjo mbase ishte e pranueshme në 1990, kur të gjithë intelektualët dhe njerëzit e arsimuar ishin prodhime të shkollave të komunizmit dhe nevoja e kohës ishte thjesht rrëzimi i regjimit dhe krijimi i një sistemi pluralist me lirinë e domosdoshme të fjalës. Sot, më shumë se 30 vjet më vonë ajo çfarë përfaqëson vërtet e djathta shqiptare mbetet një temë evazive. Edhe beteja e fundit që pritet të kulmojë këtë muaj për kreun e PD-së më duket se i ka lënë shumë prej tyre të huaj. Sigurisht kjo betejë më shumë se sa urimi protokollar për 29 Nëntorin apo trajtimi i trashëgimisë komuniste është arsyeja e reagimeve publike kundër ambasadores.

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore21 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix21 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook