Lidhu me ne

Gatime

Receta gatimi për festa

Sekretet të vogla për festat e fundvitit

Sekretet të vogla për festat e fundvitit

Secili prej nesh e di fare mirë rëndësinë dhe simbolikën që mbartin festat e fundvitit, angazhimin e amvisave dhe padurimin e fëmijëve për t’u mbledhur pranë tavolinës. Dikush mund të thotë që ne e teprojmë me ushqimin dhe pijet këto ditë të shënuara, ndaj ajo që duhet të na preokupojë më shumë është atmosfera sesa ushqimi. Gjithësesi, tradita ngul këmbë që disa ushqime të mos i mungojnë tryezës, kështu që ne po jua prezantojmë sërish, bashkë me recetat përkatëse dhe sekretet e tyre për t’i kënaqur sa më shumë pjesëtarët e familjes suaj.

Gjeli i detit, shpendi simbol i festave të fundvitit. 

Marinojeni një natë më parë, bollshëm, me kripë, lëkurë limoni, lëkurë portokalli dhe rozmarinë. Lëreni të rrijë i marinuar në frigorifer për tërë natën. Aty nga dreka nxehni furrën në 160 gradë, vëreni gjelin mbi një zgarë në një tepsi të përshtatshme, në të cilën keni hedhur 2-3 filxhanë ujë. Piqeni për 3-4 apo dhe 5 orë të mira (në varësi të përmasave të gjelit), duke e lagur me lëngun e tepsisë pas kalimit të orës së parë dhe më pas çdo 30 minuta. Pas kalimit të dy orëve, në varësi të furrës, mund të jetë e nevojshme ta ktheni gjelin. Për ta provuar në është bërë, ngulni në pjesën më të trashë të gjoksit një thikë të mprehtë. Nëse nga e çara e thikës rrjedh fare pak lëng i tejdukshëm, ose nuk rrjedh fare lëng, atëherë gjeli është gati. Në të kundërt, lëreni në furrë për rreth 30 minuta të tjera dhe pastaj kontrollojeni sërish.

Përsheshi

Në disa zona e bëjnë me bukë gruri, në disa zona të përzierë, por mua më pëlqen veçanërisht ashtu siç e bënte mamaja ime, me bukë misri dhe presh. Merrni bukë misri të një dite më parë, duke llogaritur rreth 150 gr për person dhe copëtojeni në copa të vogla. Merrni 2-3 preshë, ndajini në mes për së gjati dhe pastaj pritini në feta të holla. Zbutini me pak gjalpë dhe shtojini lëngun që është mbledhur në tepsinë mbi të cilën është pjekur gjeli. Kujdes me kripën (ka shumë mundësi të mos jetë e nevojshme të shtoni fare) sepse lëngu i tepsisë do të jetë mjaft i kripur. Jepini valë dhe gatuajeni për rreth 10 minuta. Shtoni bukën e misrit dhe jepini valë përsëri, duke e përzierë me kujdes. Nëse ju duket se përsheshi është i thatë, shtojini dhe pak lëng. Pasi të marrë valë hiqeni nga zjarri.

Perime të ziera ose të pjekura të dimrit

Prijini karotat, lulelakrën dhe brokolin në copa të njëtrajtshme. Jepini valë një tenxhereje me ujë me kripë. Hidhni në të karotat. Pasi të marrë valë, shtoni brokolin dhe lulelakrën. Pasi të marrë valë përsëri, uleni zjarrin dhe gatuajini për 3-4 minuta. Pas 3 minutash hiqni dhe karotat dhe hidhini dhe ato. Nxirrni brokolin dhe lulelakrën nga uji dhe hidhni në një enë me ujë të ftohtë. Lani mirë patatet dhe panxharët. Spërkatini me kripë, rigon dhe piper. Mbështillini me letër alumini dhe piqini në furrë në 180 gradë deri sa të bëhen. Lërini të ftohen pak, hiquni letrën e aluminit, pritini në copa të përshtatshme dhe marinojini me vaj ulliri. Shërbejini perimet në temperaturë dhome.

Bakllavaja & Kadaifi, një tjetër simbol i këtyre festave

Për bakllavanë ka me dhjetra, në mos me qindra, receta. Shpesh herë nikoqiret bëjnë konkurrencë me njëra-tjetrën se kush do të bëjë petën më të hollë, mbushjen më të mirë dhe bakllavanë me më shumë petë. Shumë prej tyre janë mjeshtre të vërteta të kësaj ëmbëlsire. Ajo që dua të theksoj unë është kujdesi që duhet pasur në dy detaje mjaft të rëndësishme:

Pjekja. Bakllavaja duhet pjekur ngadalë në temperaturë të ulët (jo më shumë se 150 gradë). Është shumë e rëndësishme që petët të piqen, pothuajse, në mënyrë të njëtrajtëshme. Nëse nxitoni dhe temperatura e furrës do të jetë më e lartë se kaq, petët e sipërme do të digjen, ndërkohë që brenda do të jetë e papjekur.

-Nuk duhet në asnjë mënyrë të harroni të shtoni pak limon në sherbet. Sherbeti i bakllavasë dhe kadaifit është mjaft i përqëndruar, kështu që pas ditës së parë do të fillojë të sheqeroset, pra do të krijojë kristale sheqeri. Kjo do ta bëjë ëmbëlsirën mjaft të pakëndshme në të ngrënë. Aciditeti i limonit do ta pengojë formimin e kristaleve të sheqerit dhe sherbeti do të ngelet gjithmonë i lëngshëm.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore4 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix4 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix4 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook