Lidhu me ne

Gatime

Llojet e thjerrzave / 7 fakte interesante për thjerrëzat

Fakte interesante për thjerrëzat – Në fenë Hebraike, thjerrëzat konsiderohen si një ushqim për njerëzit që janë në zi, sepse forma e tyre e rrumbullakët simbolizon rrethin e jetës. – Thjerrëzat janë zbuluar edhe në varret e lashta të Egjiptit që datojnë që nga viti 2400 Para Krishtit. – Për shekuj me rradhë, thjerrëzat janë konsideruar si ushqimi i të varfërve. – Në botë gjenden varietete të ndryshme të thjerrëzave të cilat kanë ngjyrë kafe, të verdhë, të zezë, portokalli, të kuqe dhe të gjelbër. AgroWeb.org ju sugjeron recetën e mëposhtme me thjerrëza: Sallatë me panxhar, djathë dhe thjerrëza Përbërësit: 400 g panxhar 300 g thjerrëza jeshile 150 djathë feta 1 qepë e vogël e kuqe e qëruar dhe e prerë hollë. Majdanoz, kopër dhe qepë të njoma të grira hollë. 3 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër. 1 lugë gjelle me uthull vere të bardhë 1 thelpi hudhër të shtypur 1 lugë mustardë Kripë dhe piper Përgatitja: Ngroheni furrën në 200 gradë. Pastroni panxharët dhe lyjini me vaj ulliri. Vendosini në furrë të piqen për 45 minuta. Kur të zbuten, lërini të ftohën dhe hiqeni lëkurën e tyre. Më pas prijini në sasi mesatare. Në një enë përzieni të gjithë përbërësit e erëzave dhe vajit të ullirit. Në një tenxhere të vogël të mbushur me ujë hidhni thjerrëzat dhe lërini të ziejnë për 20 minuta, deri sa të jenë të buta. Kullojini dhe shpërlajini me ujë të ftohtë, më pas hidhini në enën e sallatës. Në këtë enë, shtoni panxharin, djathin, qepën e kuqe,barishtet dhe përzijini mirë

Thjerrëzat janë pjesë e pandashme e kuzhinës në çdo cep të botës. Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur thjerrëzat si burim ushqimor, madje studimet arkeologjike kanë pranuar që thjerrëzat janë përdorur për ushqim që nga Epoka e Gurit. Thjerrëzat kanë pak kalori dhe janë të pasura me vlera ushqimore. Ato konsiderohen si bimët perfekte bishtajore për t’u kombinuar me sallata, salca apo gatime me bazë vegjetariane. Me ardhjen e dimrit, konsumatorët kanë gjithnjë tendencën të zgjedhin ushqime që janë të thjeshta për t’u gatuar. Thjerrëzat janë një prej këtyre ushqimeve të lehta por plot me vlera. Shija e tyre me bazë arrore është e preferuar dhe lehtësisht e kombinueshme me një sërë ushqimesh të tjera. Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe karbohidrateve. Thjerrëzat gjithashtu përmbajnë nivele të larta të kalciumit, fosforit, vitaminës B dhe hekurit. Nëse i përfshini thjerrëzat në dietën tuaj do të merrni përfitimet e mëposhtme të listuara nga AgroWeb.org: 1. Thjerrëzat ulin kolesterolin Thjerrëzat ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, sepse përmbajnë nivele të larta të fibrës së tretshme. Ulja e kolesterolit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, sepse mungesa e kolesterolit nënkupton arterie të pastra. 2. Thjerrëzat sigurojnë shëndetin e zemrës Shumë studime kanë treguar që ngrënia e ushqimeve të pasura me fibër, siç janë thjerrëzat ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i folatit dhe magnezit, dy elemente jetësorë për shëndetin e zemrës. Folati ul nivelet e homocisteinës, një aminoacid i rrezikshëm për zemrën. Magnezi përmirëson qarkullimin e gjakut, oksigjenit dhe ushqyesve të tjerë nëpër të gjithë trupin. Nivelet e ulëta të magnezit kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me sëmundjet e zemrës, ndaj nëse hani thjerrëza, zemra juaj do të jetë e lumtur. 3. Thjerrëzat përmirësojnë tretjen Fibra e patretshme që gjendet tek thjerrëzat parandalon konstipacionin dhe çrregullime të tjera me tretjen siç është sindroma e zorrës së irrituar dhe divertikuloza. 4. Ekuilibrojnë nivelin e sheqernave në gjak Vlerat e fibrës në organizëm janë të shumta. Fibra e tretshme kufizon aktivitetin e karbohidrateve, ngadalëson tretjen e tyre dhe ekuilibron nivelet e sheqerit në gjak. Hapa të tillë janë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti, rezistenca ndaj insulinës apo hipoglicemia. 5. Burim i pasur proteinash Nga të gjitha bimët bishtajore dhe arrorët, thjerrëzat zënë vendin e tretë për nga sasia e proteinave që përmbajnë. 26 përqind e kalorive të thjerrëzave i atribuohen proteinës, rrjedhimisht këto produkte janë një burim i shkëlqyer proteinash që duhen shfrytëzuar nga vegjetarianët dhe veganët. 6. Ofrojnë shumë energji Thjerrëzat rrisin nivelet e energjisë falë fibrës dhe karbohidrateve komplekse. Thjerrëzat janë gjithashtu një burim i pasur hekuri që transporton oksigjenin në organizëm dhe është thelbësor për prodhimin e energjisë dhe metabolizmin. 7. Ndihmon me rënien në peshë Ndonëse thjerrëzat përmbajnë fibra, proteina, minerale dhe vitamina, ato kanë pak kalori dhe praktikisht nuk kanë kurrëfarë yndyre. Një filxhan me thjerrëza të gatuara përmban 230 kalori, e megjithatë pasi i ke ngrënë ndihesh i/e ngopur dhe i/e kënaqur.

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix3 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi17 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi17 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix17 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix17 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske17 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook