Lidhu me ne

Kryesore

Pse Berisha e quan peng Basha ?

3 vjet nga pakti Rama-Basha/A po piqet një marrëveshje të re?! | Gazeta  Fjala

“Jo vetëm dosjet ‘Muzin’ dhe ‘Toyota Yaris’”, Berisha e akuzon nga Bilishti: Basha i përfshirë në projektin e Portit të Durrësit

Lideri historik i PD Sali Berisha ka ngritur akuza të forta këtë të premte nga Bilishti për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin tha përveç dosjeve “Toyota Yaris” dhe “Muzin”, ka dhe dosje të tjera që do të zbulohen në vijim.

Nga Foltorja e qytetit verilindor, Sali Berisha e akuzoi Bashën se është i përfshirë në projektin e ndërtimit të Portit të ri të Durrësit, që do të ndërtohet nga kompania EMAAR group, një investim i Emirateve Arabe.

Ish-lideri historik i PD-së garantoi demokratët se, ky projekt nuk do të realizohet kurrë sa të jetë PD-ja.

“Opozita dhe PD kanë dështuar në çdo nisëm që kanë marrë që nga viti 2013 deri më sot, përveç në ligjin e dekriminalizmit. Kanë dështuar në çdo protestë, në çdo premtim që kanë bërë. Por mbi të gjitha kanë dështuar të sjellin rotacionin e pushtetit.

Nisi çadrën për të mbrojtur votën dhe përfundoi në qeveri për të dorëzuar votën. Ne sot vijmë kokëulur para shqiptarëve, sepse kemi dorëzuar 4 zgjedhje. Një njeri pa integritet, me zero civilitet, nuk kupton se pas 4 humbjesh duihet të kishte dhënë 4 herë dorëheqjen. Edhe sot nuk jep dorëheqjen. Çdo ditë po del gjithnjë më shumë në pah, se kryetari është marrë peng nga qeveria dhe të tjerë.

Unë në fillim e quajta peng-Basha. Ju garantoj se kurrë nuk e etiketoja pa patur bindje absolute se ai i tille ishte dhe faktet po dëshmojnë çdo ditë më shumë vetëm ktë. Kreu i opozitës me dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Kam denoncuar dhe i kam kërkuar para jush të japë shpjegime për Toyota Yaris dhe dosjen Muzin. E garantoj se me radhë do dalin dosje të tjera. E garantoj këtu se projekti i emirateve të EMAAR në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë sa të jetë Partia Demokratike”, tha Berisha.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix17 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix17 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix17 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix17 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook