Lidhu me ne

Mix

Shkaktarët e ngërçit dhe mënyrat e parandalimit

Personat e moshuar, shtatzënat, sportistët, por edhe të gjithë ata të cilët gjatë ditës ecin më shumë, qëndrojnë në këmbë apo ulur, për shkak të ngarkesave të tepërta të muskujve të poshtë gjurit, kohë pas kohe të kenë ngërçe.

Problemi mund të shfaqet në cilëndo moshë, mirëpo ngërçet e natës janë të shpeshtë, posaçërisht te personat aktivë dhe te të mëshuarit. Mund të zgjasin më pak se 60 sekonda, por edhe më shumë se 16 minuta.

Ngërçet mund të shfaqen edhe për shkak të ndryshimeve të caktuara hormonale, por edhe për shkak të disa sëmundjeve të rënda: Parkinsoni, diabeti, çrregullimi i funksionimit të gjëndrave me tajitje të brendshme. Ngërçet e natës mund të jenë efekte anësore të përdorimit të disa barnave. Për shembull, diuretikët të cilët i marrin kundër sëmundjeve të zemrës mund të çojnë në shfaqje të ngërçeve të natës, sepse ndihmojnë në nxjerrjen e lëngjeve nga organizmi me qëllim të uljes së shtypjes së gjakut, prandaj me lëngjet tajiten edhe elektrolitet e dobishme.

Nëse shfaqen ngërçet e natës, në rend të parë, duhet shtuar ngrënia e produkteve, të cilët përmbajnë magnez, kalcium dhe kalium. Në ushqim duhet futur të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve, posaçërisht domateve dhe bananeve, por edhe peshkut, susamit, drithërave dhe prodhimeve të qumështit pa yndyrë.

Kur shfaqen ngërçet në poshtë gjurit, duhet të shtrëngoni këmbën në pozitën ulur, dhe energjikisht me dy duart të tërhiqni pjesën e parë të shputave në drejtim të pjesës së sipërme të trupit. Këmbën mund ta mbështetni dhe ta drejtoni për skajin e krevatit apo për muri për të arritur kundërlëvizjen, ndërkaq në shputa të lakohen gishtat në drejtim të gjurit.

Rekomandohet edhe aktiviteti i përditshëm fizik, por para se të shkoni në gjumë të vozisni biçikletën 10-15 minuta, apo të bëni ushtrime aktive dhe pasive të muskujve të këmbës që të angazhohet dhe të lëkundet muskulatura. Ushtrimet duhet të bëhen rregullisht, por me kujdes.

Mundimet e tepërta mund të kenë efekt të kundërt. Muskujt e këmbës mund t’i lirojë edhe masazhi i lehtë. Nuk duhet harruar që gjatë ditës duhet të pihen rreth dy litra lëngje, sepse ajo sasi tajitet fiziologjikisht nga organizmi.

Nëse ngërçet e natës bëhen intensive, domosdo duhet të bëhet hulumtim i hollësishëm dhe analiza laboratorike, të cilat do të përcaktojnë përmbajtjen e elektroliteve. Personat të cilët kanë probleme me ngërçet do të duhet që çdo 30 minuta të bëjnë një pauzë, të shëtisin, të shtrihen dhe në atë mënyrë i aktivizojnë muskujt dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Abuzimi me alkoolin, nikotina dhe pagjumësia, gjithashtu, mund të iniciojnë shfaqjen e ngërçeve të natës.

Personat të cilët e lënë duhanin, në fazën e parë, por më kritike, mund të kenë probleme me ngërçet gjë që është pasojë e detoksifikimit të organizmit e krijimit të statusit të ri metabolik.

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar17 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix18 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix18 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix18 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix18 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix18 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix18 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix18 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix18 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook