Lidhu me ne

Mix

Dietë me molla dhe dardha

Me mollët dhe dardhat asnjëherë nuk mund të gaboni, sepse janë ushqyese, të shijshme, përplot vitamina dhe përmbajnë pak kalori.

Dardhat dhe mollët janë ideale për dietë, për shumë arsye. Molla përmban fibra dietetike, të cilat japin ndjenjën e ngopjes, pengojnë oscilimin e nivelit të sheqerit dhe shumë ngadalë shndërrohen në yndyra.

Këto fruta janë thesare kryesore të vitaminave A dhe C, kaliumit dhe likopenit- antioksiduesit më të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Përveç kësaj, në 100 gramë molla dhe dardha gjenden 60 kalori, prandaj janë të përsosura për dietë.

Çfarë duhet të dini

  • Dieta zgjat pesë ditë, por mund ta përsëritni pasi të keni bërë dy ditë pushim.
  • Harroni ëmbëlsirat, bukën e bardhë, djathërat me yndyrë dhe jepni përparësi mishit të pulës, peshkut, pemëve, perimeve dhe drithërave integrale.
  • Nga yndyra mund ta përdorni vetëm vajin e ullirit, ndërsa nga shtesat piper dhe bimë me aromë.
  • Çdo mëngjes, menjëherë pas zgjimit, pini një gotë ujë të vakët.
  • Mos anashkaloni vaktet.
  • Hani mëngjes më së voni një orë pasi të jeni zgjuar, sepse në këtë mënyrë shpejtohet metabolizmi.
  • Domosdoshmërisht hani dardha dhe molla secilën ditë derisa jeni në këtë regjim të ushqimit dhe mos i zëvendësoni me pemë të tjera.
  • shtë e dëshiruar të hani molla të tharta, sepse kanë më pak sheqer.

Menyja pesëditore

DITA E PARË

  • Mëngjesi: Një pjesë pite molle dhe 1 dl qumësht me 0.5 % yndyr
  • Ndërmjet: 1 dardha
  • Dreka: 2 vezët të ziera. 250 g perime të përziera, të cilave u shtoni vaj ulliri, limon dhe uthull dhe 40 g bukë integrale
  • Ndërmjet: Frape nga molla dhe lëng portokalli
  • Darka: 150 g file pule të pjekur, 40 g bukë integrale, një filxhan jogurt, pire nga molla dhe dardha.

DITA E DYTË

  • Mëngjesi: Sandviç nga buka integrale dhe 100 g mish pule
  • Ndërmjet: 2 dl lëng të freskët molle
  • Dreka: 200g file peshku, 150 g molla të tharta të përgatitura me një patate, 40 g bukë integrale
  • Ndërmjet: Dardhë
  • Darka: 120 g peshk dhe 250 g sallatë misri dhe karota me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni.

DITA E TRETË

  • Mëngjesi: Jogurt pemësh
  • Ndërmjet: 1 mollë dhe 1 dardhë
  • Dreka: 100 6 spageti me 150 g salcë bolonjeze
  • Ndërmjet: Mollë e pjekur
  • Darka: 250 g gjyveç me mish viçi dhe sa më shumë perime të ndryshme, 40 g bukë integrale, 1 dardhë.

DITA E KATËRT

  • Mëngjesi: Një filxhan jogurt
  • Ndërmjet: Dardhë
  • Dreka: 200 g peshk, 150 g sallatë sezonale të plotësuar me lëng limoni dhe vaj ulliri, 40 g bukë integrale
  • Ndërmjet: Lëng molle dhe portokalli
  • Darka: 100 g djathë, 100 g patate të ziera, 1 dardhë

DITA E PESTË:

  • Mëngjesi: Sandviç nga buka integrale dhe 70 g tuna
  • Ndërmjet: 1 mollë dhe 1 dardhë
  • Dreka: 200 g oriz pilaf dhe mish pule, spec të pjekur të plotësuar me vaj ulliri, hudhër dhe uthull, 40 g bukë integrale
  • Ndërmjet: Lëng molle
  • Darka: 120 g peshk të pjekur, 250 g sallatë misri të spërkatur me limon, 40 g bukë integrale, dardhë.

PO
Mollët e pastrojnë organizmin, sepse nxisin funksionin e mëlçisë dhe fshikës. Dardha në mënyrë natyrore rregullon nivelin e sheqerit në gjak, që e bën ushqim ideal dietetik. Këto pemë e mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut.

JO
Dietës i mungojnë supa dhe gjellët, të cilat janë të domosdoshme për zëvendësimin e lëngjeve. Askund nuk përmendet aktiviteti fizik, i cili shpejton humbjen në peshë.

MË TEPËR

Aktualitet2 minuta më herët

Trump vs Biden/ 6 muaj nga zgjedhjet presidenciale, si duket gara (statistikat)

Donald Trump ka një epërsi të vogël në sondazhe ndaj Joe Biden në shtetet kritike, gjashtë muaj para se votuesit...

Radar3 minuta më herët

Prokuroria nis verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka. Më 19 prill 2024 ajo i...

Mix8 minuta më herët

Rihanna dhe Kendrick kundër Drake?

Në mediat sociale kanë nisur thashetheme se Rihanna dhe Kendrick Lamar po punojnë për të krijuar këngë të re.Sipas raportimeve...

Mix11 minuta më herët

Gisele Bündchen, e lënduar nga komentet për martesën me Tom Brady

Sipas një raporti, Gisele Bündchen ka mbetur “thellësisht e zhgënjyer” nga batutat e bëra për martesën e saj me Tom...

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Facebook