Lidhu me ne

Mix

A bëjnë vërtet dëm pijet energjike?

A bëjnë vërtet dëm pijet energjike?

Pijet energjike po konsumohen gjithmonë e më shumë me jetën aktive e në lëvizje. Disa njerëz besojnë se mund t’i ndihmojnë aktivitetin e tyre për t`iu dhënë energji ekstra, të tjerë thjesht i konsiderojnë të shijshme.

Ashtu si me çdo ushqim apo pije që futim në trupin tonë, edhe pijet energjike ndikojnë, sidomos nëse e teprojmë. Për shembull, uji është më i miri për trupin, por nëse pijmë 26 litra njëherësh rrezikojmë jetën prej potomanisë.

Çfarë janë pijet energjike?

Janë kryesisht pije me sheqer që përmbajnë substanca energjike. Sipas AltroConsumo, këto substanca janë:

Kafeinë, e cila gjendet në pije të tjera të ndryshme si çaji apo kafeja. Ka një efekt tonik në zemrën dhe sistemin nervor, kështu që ndihmon për të ruajtur vigjilencën dhe për të qëndruar zgjuar, por gjithashtu mund të shkaktojë pagjumësi, shqetësim dhe frymëmarrje të përshpejtuar.

Taurina, e cila gjendet gjithashtu në ushqimet e detit dhe mish. Shërben për të rritur efektet e kafeinës, pasi ndërhyn në kontraktimet e zemrës.

Guarana, e cila është një bimë që rrit përthithjen e kafeinës.

Glukuronolactone, i cili megjithatë është një karbohidrat tashmë i pranishëm në trupin tonë dhe për këtë arsye nuk duhet të na alarmojë pavarësisht emrit të tij të gjatë dhe të përbërë.

Marrja e tepërt e kafeinës shkakton simptoma si dhimbje koke, pagjumësi dhe hiperagjitacion. Për më tepër, një përzierje me alkoolin mund të shkaktojnë depresion, ndryshime në ritmin e zemrës dhe funksionin e veshkave.

A janë pijet energjike të dëmshme?

Një studim i kryer në Madrid vlerësoi se si konsumimi masiv i këtyre pijeve mund të ndryshojë sistemin endokrin dhe të shkaktojë vdekje të papritura kardiake, në të gjitha moshat edhe nëse jeni të shëndetshëm, pikërisht për shkak të kafeinës.

Mos harroni se, edhe pse është e ligjshme, natyrale dhe e përdorur gjerësisht, kafeina mbetet ende një drogë dhe e konsumuar në sasi të tepërta, shkakton varësi dhe mund të çojë në mbidozë. Përveç kësaj, mund të shfaqen sëmundje latente ose të pazakonta të zemrës dhe çrregullime kardiovaskulare.

Këto pije energjike i shpëtojnë kontrolleve farmaceutike sepse nuk konsiderohen si barna, pavarësisht se shpesh përmbajnë substanca me potencial toksik të krahasueshëm me ato të disa ilaçeve.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook