Lidhu me ne

Mix

Ja cilat janë pijet që na ndihmojnë të biem në peshë

Çdo ditë e më shumë, gjithnjë e më shumë persona po kërkojnë metoda të lehta dhe efikase për të humbur peshë: pjesa më e madhe e tyre e lënë veten të tërhiqen nga produkte të cilat premtojnë mrekulli, shumë fillojnë dieta të forta dhe një numër më i vogël vendos që të bëjë më shumë ushtrime fizike.Megjithatë, e rëndësishme është që të kuptohet se për të humbur peshë, në mënyrën e duhur, është e nevojshme një ushqyerje e shëndetshme dhe bërja e ushtrimeve fizike. Për këtë arsye, është shumë e vështirë që një person të humbasë peshë nëse merr në konsideratë vetëm një metodë dhe nuk sforcohet për të çuar deri në fund një plan gjithëpërfshirës për të arritur objektivin e tij.

Në këtë kuptim, shumë specialistë sugjerojnë që t’u shtoni dietave tuaja disa pije që mund të jenë aleate të duhura për të humbur peshë. Bëhet fjalë për pije shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe për t’u gjetur në supermarkete apo dyqane të specializuara. Për këtë arsye, në këtë artikull ne ju sugjerojmë disa pije shumë efikase për të luftuar mbipeshën.
Por mos harroni se është shumë e rëndësishme që t’i konsumoni si pjesë të një plani me bazë një ushqyerje të shëndetshme, sepse nëse pini vetëm pijet e mëposhtme, ju nuk do të merrni asnjë rezultat pozitiv.
Pijet më të mira për të humbur peshë janë:

Uji i ftohtë

Disa studime sugjerojnë se pirja e ujit të ftohtë dhe me akull e ndihmon trupin që të përshpejtojë procesin e metabolizmit, duke djegur kështu shumë kalori. Gjëja më e mirë është që të konsumoni të paktën 500 ml me ujë të ftohtë çdo ditë.

Lëngu i perimeve

Është një pije shumë e këshilluar për të gjithë ata që duan të humbasin peshë. Pirja e një gote me lëngë perimesh e ndihmon organizmin që të ndihet i plotë dhe i kënaqur shumë lehtë. Kështu që ju do të mund të konsumoni 135 kalori më pak në një ditë nëse dietës tuaj i shtoni këtë lloj lëngu.

Çaji jeshil

Edhe kjo pije, ashtu si edhe çaji jeshil, mund të përshpejtojë metabolizmin dhe ju ndihmon që të digjni më shumë kalori. Çaji jeshil, mund t’ju ndihmojë të digjni mesatarisht mes 35 dhe 43% më shumë kalori sesa pijet e tjera.

Qumështi i skremuar

Mund t’ju duket e pabesueshme, por qumështi i skremuar arrin t’i heqë më shpejt yndyrat që gjenden në trupin tonë. Për këtë fakt, disa dietologë thonë se personat që konsumojnë qumësht të skremuar, arrijnë të humbasin 70% më shumë në peshë, sesa ata që i kanë eliminuar produktet e qumështit nga dieta e tyre. Por gjithsesi bëni kujdes, mos pini më shumë se një gotë në ditë.

Pije ushqyese

Edhe nga këto lloj pijesh është provuar se japin efekte pozitive tek ata që i konsumojnë, sidomos falë përmbajtjes së lartë të mineraleve dhe vitaminave. Ndërkohë, arrijnë të falin një ndjesi ngopjeje, duke shmangur në këtë mënyrë që të hani më shumë. Por është shumë e rëndësishme që t’i drejtoheni një specialisti përpara se t’i pini. Do të jetë ai që do t’ju thotë se cila është pija e duhur për ju, përveçse do t’ju rekomandojnë gjithashtu se cila është sasia e duhur që duhet të pini çdo ditë.

Uji i kokosit

Kjo pije përmban shumë elektrolite të tjera: kjo do të thotë se ju mund të hidratoheni më mirë në krahasim me pijet që kanë përbërës të dëmshëm, si sasi të mëdha sheqeri ose aroma artificiale. Uji i kokosit, ndër të tjera e bën më aktiv metabolizmin dhe jep më shumë energji.

Pija me xhenxhefil

Xhenxhefili ka veti të mira të panumërta, mes të cilëve edhe atë për të stimuluar metabolizmin. Është perfekte pra pija me një rrënjë xhenxhefili, një limon dhe gjysmë litri ujë. Për të mos i shtuar kalori ekstra ideale është që këtë pije ta bëni pak më të ëmbël me ëmbëltues natyrorë, si për shembull me bimën stevia.

Ujë limon dhe piper

Kjo është një pije shumë e thjeshtë për t’u përgatitur në shtëpi. Mjafton të përzieni lëngun e një limoni me një gjysmë litri ujë për të ndalur urinë. Ndërkohë, kësaj pijeje shtojini dhe pak piper të zi i cili e përforcon veprimin e djegies së yndyrave.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook